Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Udhëzimi, pacientët do ta kontrollojnë vetë terapinë

Eglantina Bardhi | 01/02/2009 | Shendeti | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Sipas drejtorit Mihaj, pacientëve duhet t'u shkruhet në letër terapi se çfarë barnash duhet të marrin dhe kur do t'i marrin. Kështu nuk ka abuzime

Ushtaraku


Pacientët e shtruar në spital do të mund të kontrollojnë vetë terapinë që u japin mjekët. Në këtë mënyrë, bluzat e bardha nuk do të mund të abuzojnë me medikamentet e pacientëve.


Kështu, të gjithë pacientëve do t'u shënohet me shkrim terapia dhe barnat që duhet të marrin dhe kur do t'i marrin, në mënyrë që vetë pacientët t'i kërkojnë llogari personelit, nëse nuk ua japin në mënyrë korrekte barnat. Ky është udhëzimi i drejtorisë së Spitalit Ushtarak. Drejtori Bedri Mihaj, pohoi për gazetën se kjo praktikë është shumë efikase dhe transparente për korrektësinë e shërbimit që duhet t'u jepet pacientëve. Madje edhe farmacia e spitalit duhet të bëjë raportim çdo muaj për barnat që ka shpenzuar dhe ka në dispozicion.


Udhëzimi


Që pacientët të mos ngrenë pretendime mbi personelin shëndetësor se po abuzojnë me barnat dhe terapinë që duhet të marrin, Spitali Ushtarak ka vendosur të përdorë një praktikë, ku pacientët të jenë vetëkontrollorë të terapisë së tyre.

Sipas drejtorit të këtij spitali, Mihaj, personeli duhet t'i shkruajë të gjitha medikamentet me shkrim dhe t'ua japë pacientëve. Madje, me shkrim duhet të jenë edhe oraret që do të marrin pacientët terapinë.


Por, përveç kësaj, çdo gjë duhet të shënohet në kartelën e pacientit dhe kjo të firmoset nga shefi i shërbimit, kryeinfermierja dhe mjeku që merret me pacientin.


"Në këtë mënyrë, edhe nëse ka një neglizhencë nga personeli, janë vetë pacientët të cilët e kërkojnë terapinë në kohën e duhur dhe barnat që janë shënuar",- pohon Mihaj, duke shtuar se ky udhëzim është një rregullore që ndiqet nga Spitali Ushtarak dhe jo se është diktuar nga institucione të tjera.


Farmacia


Farmacia e Spitalit Ushtarak duhet t'i nënshtrohet një rregulloreje për të raportuar në lidhje me sasinë e mallit që ka. Kështu, sipas drejtorit Mihaj, çdo javë duhet të nxjerrë të afishuara në dyert e shërbimeve preparatet e reja që kanë hyrë në spital.


"Gjithashtu, çdo fund muaji, shefi i farmacisë duhet të raportojë dhe t'i ketë të dokumentuara sasinë e barnave që janë shpenzuar gjatë një muaji dhe sasinë e barnave që është rezervë në farmaci", - pohon Mihaj, duke shtuar se në këtë mënyrë, as farmacia nuk do të ketë mundësi që të abuzojë me barnat e pacientëve.

Terapia

Personeli duhet t'i shkruajë të gjitha medikamentet me shkrim dhe t'ua japë pacientëve. Madje, me shkrim duhet të jenë edhe oraret që do të marrin pacientët terapinë. Por, përveç kësaj, çdo gjë duhet të shënohet në kartelën e pacientit dhe kjo të firmoset nga shefi i shërbimit, kryeinfermierja dhe mjeku që merret me pacientin.

Farmacia


Farmacie e Spitalit Ushtarak duhet t'i nënshtrohet një rregulloreje për të raportuar në lidhje me sasinë e mallit që ka. Kështu, çdo javë duhet të nxjerrë të afishuara në dyert e shërbimeve preparatet e reja që kanë hyrë në spital. Gjithashtu, çdo fund muaji, shefi i farmacisë duhet të raportojë dhe t'i ketë të dokumentuara


Sipas drejtorit Bedri Mihaj, aktualisht, Ushtaraku pret patologji që nuk i takojnë. Kemi shpenzime të tepërta

Mihaj: Ushtaraku, jo më poliklinikë kur të futen spitalet në skemë


Në Spitalin Ushtarak përplasen edhe pacientë, të cilët nuk duhet të vijnë aty, për shkak të patologjive, duke e shndërruar atë në një poliklinikë qendrore. Kështu shprehet drejtori i këtij spitali, Bedri Mihaj, i cili thekson se ky fenomen po vazhdon prej disa vitesh.


"Këtë problem e kam diskutuar disa herë me ministren e Shëndetësisë, Anila Godo dhe drejtoreshën e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", por hallet e tyre janë edhe tonat. Unë mendoj se kjo do zgjidhet me futjen e spitaleve në skemën e sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.


43 spitale do të drejtohen me bord dhe bordi do të ketë drejtimin dhe administrimin e fondeve dytësore", - shpjegon Mihaj, duke shtuar se, duke qenë një bord me nivel të lartë shkencor, sa më i specializuar të jetë ekipi mjekësor, aq më shumë të sëmurë do tërheqë.


Të ardhurat e mira që mund të krijohen nga specialistë të mirë dhe nga një spital modern bën, sipas tij, që të mbijetojnë ato spitale që të ketë menaxhim më të mirë.


Kështu, spitalet duke kaluar në skemë edhe këto probleme, do të marrin udhë. Ndërkohë ai pohon se patologjia nuk është mision i Spitalit Ushtarak, por betimi i Hipokratit e ka që të sëmurin duhet ta presësh në çdo rrethanë dhe me çfarëdolloj sëmundjeje, ndaj dhe jemi të detyruar t'i presim.


"Kështu, Spitali Ushtarak po luan pa dashur rolin e një poliklinike qendrore të Tiranës dhe në këtë prizëm jemi mundur të menaxhojmë çdo qindarkë që t'u japim ndihmë edhe personave që nuk i kemi në mision dhe që nuk janë parashikuar në fondet e Spitalit Ushtarak", -pohon Mihaj.


 

KOMENTI JUAJ

 
Letrat e lexuesve
 

VIDEOT E FUNDIT

Akuza, mjekët i dhanë djalit kortizon që dy muajsh

Është vetëm 9-muajsh dhe koka i duket më e madhe se e nënës së tij. Në fakt, nuk është fëmijë...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj