|
|
Është vetëm 9-muajsh dhe koka i duket më e madhe se e nënës së tij. Në fakt, nuk është fëmijë i shëndetshëm nga natyra, por kortizoni e ka fryra aq shumë, sa duket si një buf i vogël, me faqe të kuqe, që janë gati duke i pëlcitur. Vogëlushi me emrin Flori Bufi, është nga Durrësi dhe prej disa ditësh ndodhte i shtruar në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", pasi është shumë i sëmurë. Prindërit e tij akuzojnë mjekët, se i kanë dhënë kortizon me sasi të mëdha, madje, edhe kur ishte vetëm 2-muajsh. Ndërkohë, edhe mjekët e Pediatrisë së QSUT-së, pohojnë se kortizoni, shpesh, jep efekte anësore dhe, aq më tepër, kur jepet me sasi të pakontrolluara.
Mjekimi
Vogëlushit, në fillim i është dhënë kortizon për ftohje, kur ishte vetëm 2-muajsh, por në fakt, mjekët e Pediatrisë së QSUT-së, e kanë nxjerrë me diagnozë tjetër. Kështu, nëna e pacientit, Qamile Bufi, thekson se mjekët e Durrësit nuk ia gjetën diagnozën e saktë dhe i dhanë mjekim të gabuar. "Më thanë se është i ftohur dhe i dhanë kortizon. Kjo vazhdoi për disa muaj, deri sa e pamë se djali, jo vetëm që nuk po përmirësohej, por po bëhej gjithnjë e më keq dhe vendosëm ta sillnim në Tiranë, nga ku mjekët e nxorën me astmë",- pohon nëna e Flori Bufit, duke shtuar se deri kur ishte 2-muajsh, djali kishte zhvillim normal dhe nuk ishte kaq i fryrë, ndërsa tashmë, kortizoni e ka transformuar. Ndërkohë, ajo pohon se Flori peshon 13 kile, por ky shëndet, sipas saj, nuk është normal, pasi këtë pesha ia ka sjellë vetëm kortizoni që ka marrë në mënyrë të gabuar nga mjekët e qytetit të saj.
Pothuajse me të njëjtin format dhe me të njëjtën ngjyrë...
TIRANË- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Regullorja e Kuvendit...
Dështon koncerti i programuar nga qeveria, me rastin e ditës...
Vazhdon greva e urisë se personave me aftësi fizike të...
Skandaleve të shumta të ministrave të kabinetit "Berisha", iu shtua...
Është vetëm 9-muajsh dhe koka i duket më e madhe...
Mbi trupin e tij të njomë ka duruar peshën e...
Lajmet 13 mars - Ora 16 -
data/13-03-2009
Lajmet 13 mars - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 13 mars - Ora 14 -
data/30-08-2008
Lajmet 13 mars - Ora 13 -
data/30-08-2008
Lajmet 13 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 13 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Nuk diskutohet qe e ka nga kortizoni femija i shkrete, doktoret maskarenj dhe te paafte.
Gazetare kam nje ankese, te lutem kontrolloji fjalet para se ti botosh, se nuk mund ti thuash djalit buf i vogel aq me teper qe e ka edhe mbiemrin bufi, duket tallje pavaresisht se e ke patur pa te keq.
Un mendoj se deri sa mjeket nuk i denojme keta dote punojne pa kurfare pergjegjsie.Deri kur more keta mjek punojne kotrum ne thojme alla katunarqe.Po qfare mjek kemi ne qe smundemi me diagnofiskue.per dy muaj .Samuej duhet me pas nje femi apo nje njeri diagnoze.Me mir kishte me qen edhe mjeket duhet nganjiher me shkue dhe me be ndoni kontroll vllazer.A jan mjek a po qka jan keta.Po linde dyshime mos jane mjek false.Pajtoj me komentin qe paska ber Albani.Ju pershendes
Un mendoj se deri sa mjeket nuk i denojme keta dote punojne pa kurfare pergjegjsie.Deri kur more keta mjek punojne kotrum ne thojme alla katunarqe.Po qfare mjek kemi ne qe smundemi me diagnofiskue.per dy muaj .Samuej duhet me pas nje femi apo nje njeri diagnoze.Me mir kishte me qen edhe mjeket duhet nganjiher me shkue dhe me be ndoni kontroll vllazer.A jan mjek a po qka jan keta.Po linde dyshime mos jane mjek false.Pajtoj me komentin qe paska ber Albani.Ju pershendes
o zonja ministre e shendetesise po ti ku jeton moj qe se di cbehet neper spitale shih sa shume raste ne nji kohe te shkurter.po si nuk behesh ti e semure nji her e te bejne ndonje mjekim te gabuar,,si do te te dukej ty
.hapi syte zonja godo e mos fli se behet fjal per jete njerezish, bebe te vogla qe sdine te ankohen
UNE JETOJ NE AMERIKE DHE KETU PER FEMIJET NEN MOSHEN 2 VJEC NUK KA ILACE SHE SIDOMOS PER FOSNJAT FARE TE VOGLA VETEM ESHTE NJE LLOJ TYLENOL QE TE UL TEMPERATUREN DHE TE VJEN INAT NDONJEHERE SE KUR FEMIJA KA SIKLET DHE TI NUK I JEP DOT NJE ILAC EDHE NESE TI SHKON NE SPITAL ATA NUK TE REKOMANDOJNE ILACE PER FOSHNJA AQ TE FOGLA SEPSE ILACET NE KETE MOSHE JANE SHUME TE RREZIKSHME.
NDERSA NE SHQIPERI I JAPIN KORTIZON NJE BEBE TE SAPO LINDUR QE KORTIZONIN ESHTE E FRIKSHME TA MARRI NJE I RRITUR.
KY ESHTE KULMI, DHE ESHTE ME MIRE QI KTHEHESH MJEKESISE POPULLORE SE TE SHKOSH NE DOKTORI NE SHQIPERI
mira ta mbeshtes mendimin se doktorrat ne shqiperi jan me te korruptuarit e dnonjevendi ne bote.
jan palaco
Ne gjimnaz, nje profesor biologjie, na e bente mesimin me shume humor. Na shpjegonte p.sh. pemen ekologjike apo stadet e dhe si duhet trajtuar nje apo tjeter qenie.
Dhe nje nga batuat qe na beri per te qeshur ishte " se s'mund te ushqesh nje femije 1-2 muajsh me nje top me makaraona p.sh"
Nga ta dinim qe do behej realitet, dhe pikerisht ne Shqiperi ...???
S'e ti japesh nje femije 2 muajsh kortizon, kur dhe te rriturit bejne cmos te shmangen nga ky lloj mjekimi, eshte shume me keq se te jesh munduar ta ushqesh me nje top me makarona!!
Mjer femijet dhe fisi i atij mjeku qe e ka bere kete, se nese eshte i bindur qe eshte mjek i mire, aha .. kshu ishte i bindur dhe Adhamudhi!!
ky shkrim eshte shume i dobet, dhe kur e lexoave me krijoi pershtypjen se gazetarja eshet perpjekur te beje perciptas detyren. ka gjetur nje fakt, dhe e ka komentuar ne menyren em pak inteligjente te mundshme. nuk dua te marr ne mbrojtje askend. une jam mjeke, pediatre, aktualisht ne specializim jashte shqieprise dhe i njoh shume mire efektet anesore te kortizonit. ne ambjentet mjekesore kortizoni eshet quajtur medikamenti cudiberes. patjeter, edh ene doza kurative dhenia e kortizonit shkakton nje pamje shume specifike. per gazetaren , kjo pamje mund te jete impresionuese, per familjaret po ashtu dhe atyre u jap te drejte te shqetsesohen. po nderkohe me kete shkrim pervec se shqetesimi i ketyre prinderve eshet shtuar pa te drejte, gazetarja nuk eshte perpjekur sadopak per te kuptuar arsyen qe i eshte dhene kortizoni femijes, nese doza qe i eshet dhene eshte apo jo e ekzagjeruar. mjeket eshet e vertete qe ne shqiperi kane jo pak gjynahe, dhe kur ka gazetare te tille qe perpiqen te justifikojne rrogen qe marrin,( qe ne shuem raste eshte sa dyfishi i rroges se nej mjeku) me shkrime te tilla ( te me fale po krejtesisht injorante dhe aspak profesionale) te shkretet njerz nuk kane nga tia mbajne.
problemet e shendetesise shkrime te tilla jo vetem qe nuk i zgjidhin, po perkundrazi shtojne ankthin e pacienteve te shkrete;
sot eshet shume e kollajte qe edhe gazetari te informohet per efektet qe jep nje medikament dhe indikacionet e tij. i duhet vetem te kerkoje ne google fjalen CORTISON? DHE TE LEXOJE NE NJE GJUHE TE HUAJ;
pastaj ....cilesia e shkrimit do ishet shume me e ndryshme, dhe efekti shume me imediat....po aq i fuqishem sa edhe efekti i kortizonit ne doza kurative dhe ne indikacione te percaktuara
Ne radhe te par eshte faji i doktorit qe i jep nje foshnje dy muajshe kortizon, po gjithashtu faji i ngelet edhe prindit per ta lejuar doktorin per perdorimin e kortizonit. une jam nene e nje goce 4 vjece dhe cdo vaksine apo ilac qe ka mar goca ime e kam studjuar mireme hollesi dhe efectet qe mund te jepte para se ta lejoja doktorin tja ushtronte goces. qe keshtu femra shqiptare ne shqiperi sidomos nga fshatrat duhen te zgjohen te behen te edukuara , te lexon , se po te presesh vetem nga doktori ke vdekur e je ngjallur dhjetra here.
Iu bëj me dije zonja pediatre se unë gazetarja që kam ndjekur rastin në fjalë nuk kam shkruajtur asgjë pa u konsultuar me mjekët specialist të Pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të cilët edhe ma bënë me dije rastin në fjalë. Nëse e keni lexuar shkrimin me vëmëndje është edhe opinioni i tyre në atë shkrim. Fëmijës i është dhënë kortizon me sasira të mëdha dhe vetëm 2 muajsh nga mjekët e sistemit parësor në qytetin e Durrësit dhe kur ka mbërritur në QSUT mjekët e kanë nxjerrë me një diagnozë tjetër. Para se të gjykoni punën time bëni mirë të lexoni shkrimin me vëmëndje. Unë jam gazetare dhe nuk mund të pretendoj të di sa ju që e konsideroni veten mjeke dhe aq më tepër që qenkeni me specializim jashtë Shqipërisë. Por meqë jeni andej pyesni pak se çfarë masash do të merreshin ndaj mjekut që nxjerr diagnozë të gabuar dhe jep mjekim të gabuar. Sa i përket atyre rrogave qesharake të mjekëve kjo nuk i justifikon aspak gabimet e tyre. Nuk dua të flas për të gjitha bluzat e bardha pasi kam njohur edhe shumë njerëz të ndershëm dhe të zotët por edhe shumë matrapazë që pacientin nuk e konsiderojnë të tillë por vetëm një klient nga i cili duan vetëm të përfitojnë.
Gazetarja nuk duhet sulmuar pasi jane keta gazetare qe na sjellin informacione ne qe jemi 14 ore me avjon larg Shqiperise,por duhet falenderuar. Une sjam mjek por jam student bioteknologjie ne shtetin e Kalifornise.Me as sa kam mesuar une Kortizoni eshte steroid goxha i forte jo vetem per nje foshnje por edhe per nje te rritur.Po u perdor per nje kohe te gjate demton organet me kryesore dhe sidomos melcine.Edhe njehere e them sjam doktor dhe nuk mund te them pse kortizoni ka kete efekt ne kete femi.
Si te shkojne e te bejne shkolle private me para ne dore e pa shkuar ne shkolle fare me pretendimin se po e ben shkollen me korespondence do te dalin shume njerez te pa afte ne te gjitha fushat,si ne mjekesi,ekonomi e ne shume fusha te tjera ku shkolla behet vetem me para ne dote e pa shkuar e pa mesuar fare ne shkolle,mjere njerezia.
Me vjen shume keq per femijen. Mua me duket skandaloze te mjekohet nje femije 2 muajsh, per ftohje, me kortizon. Ku ju con mushka o njerez qe i thoni vetes mjeke! Keni femije vete ju apo te gjithe nuk keni?
Uroj qe te pakten kortizoni qe ka marre me tepri te mos i kete shkaktuar probleme femijes edhe ne shendetin mendor.
ME VJEN KEQ PER ATE FEMIJE TE VOGEL QE DUHEJ TE ISHTE SI TE TJERET ME SHENDET DHE ME PAMJE ,POR ME VJEN PAK cUDI ME ATE "Mjeken" QE AJO S,DITKA FARE TE PERDORE DREJTESHKRIMIN NE SHQIPE JO ME TE JAPE KESHILLA PER GAZETAREN,E MEGJITHEATE GAZETARJA SI TE GJITHE GAZETARET QE BEJNE SE JANE GAZETARE SE SHPESH MENDIMET E TYRE NE FJALI S,KANE FARE KUPTIM.PERSHENDETJE NGA AMERIKA!
Eshte interesante te lexosh shkrimet e mesiperme. Une jam mjek e kam mbaruar jasht, specialisuar jashte e punoj jashte shqiperise. Me fal zonja gazetare por une jam dakort ne principe me mjeken pediater. Eshte e veretete qe kortizoni ka shume effekte anesore por edhe shpeton jete, perdoret nga te gjithe mjeket gjithkund ne bote e ka shume perdorime. Isha ne shqiperi vitin qe kaloj e u takova me shume bashkemoshatar te mi, tani mjeke. Nuk them se jane te gjithe njelloj, por shumica ne kushtet ku punojne, me rrogat qe marrin, me kercenimet e abuzimet nga te gjitha anet, nga nenvleresimet qe i behen, nuk e di se si munden te vazhdojne te punojne. Ata jane me te vertete heronj.
Gjithmone do te kete raste te tilla kur diagnosat e para nuk jane te sakta, e po te koncentrohemi tek e keqja nuk ka shprese. Te lutem shkoni neper spitale e shikoni jam i sigurte qe do te kete shume paciente qe do t'ju tregojne histori te mrekullueshme rreth mjekeve. Sa per rrogat e kushte te lutem merruni me qeverine e jo mjeket e shkrete qe paguhen me rroga qesharake.
Nuk mund te komentoj rreth nivelit te artikullit sepse nuk kam qualifikimin e mjaftueshem, por dua te them neqoftese do te shkruhet vetem keq ndaj mjekeve sic po ndodh kehet e fundit kjo do te jete fundi i mjekesise shqiptare.
faleminderit