Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Tre mijë mësues largohen nga puna

Shekulli Online | 04/03/2009 | Lajm i fundit | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se sa meritonin. Burime nga ky dikaster thonë se "nuk është e vertetë ajo ç'ka deklaron sindikata se mësuesit pezullohen nga puna, pasi ata do të vijojnë të mbajnë të njëjtin pozicion, të japin të njëjtat orë por tani do të paguhen në bazë të punës që bëjnë". Po të njëjta burime shprehen se këta mësues paguheshin me rrogë të plotë edhe pse nuk kishin normën e plotë të orëve të mësimit.

"Ndryshimet janë bërë në mënyrë që te futen sa më shumë mësues të qytetin e Tiranës ku edhe ka nevojë për arsimtarë për shkak të mbipopullim të shkollave", deklarojne burime te besuara ne MASH.

Ndërsa mësuesit në rrethe që kishin kontrata pune njëvjeçare me MASH-in do të kalojnë mësues të dispozicion. Pra 3000 mësuesit, për të cilët flet udhëzimi i ri ministrise do të paguhen 320 lekë (të reja) për një orë mësimi dhe nuk do të përfitojnë siguracione.
Ndërkohë që me 320 lekë për orë paguhen edhe mësuesit me vendim definiv në punë, por e kanë më të sigurt atë pasi kanë një kontratë afatgjate me MASH-in si dhe iu paguhen siguracionet shoqërore dhe shëndetësore.

Reformat e Ministrisë së Arsimit ndër mësues vjen në prag fushate, ku si gjithnjë vendet e punës janë një "armë" për qeverinë. Se kush do të jetë mësues definitiv të punë dhe kush provizor, mund ta kushtëzojë edhe bindja politike, siç ka ndodhur rëndom në vendin tonë.

Dobrusha: Do padisim ministrin Beja, hoqi nga puna 3 mijë mësues

TIRANË- Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar sot se do të çojë për ndjekje penale ministrin e Arsimit, Fatos Beja, i cili ka prishur kontratat e punës për 3 mijë mësues në të gjithë vendin. Sipas kreut të sindikatës, Xhaferr Dobrusha, 3000 mësues, nga nëpunës me kontratë pune kalojnë mesues në dispozicion, ku përveç të tjerash nuk iu paguhen as siguracionet.

"Udhëzimi numër 4, i datës 5 shkurt 2009, për pagesën e punonjësve mësimorë është në kundërshtim te hapur me ligjin. Në bazë të tij, largohen nga puna 3 mije mësues, të cilët aktualisht janë të punësuar me kontrata", u shpreh përfaqësuesi i Federatës së Sindikatave të Arsimit, Dobrusha.


Sipas tij, ky udhëzim është në kundërshtim me kontratën kolektive të punës dhe Kodin e Punës. "Kontrata që këta mësues kanë lidhur me Ministrinë e Arsimit ka afat njëvjeçar dhe nuk mund të ndërpritet në mes te vitit. Për më tepër udhëzimi nuk mund të ketë fuqi prapaveprues pasi ka dale ne 5 shkurt dhe shtrin veprimin e saj ne 1 janar", tha Dobrusha.


Ndërkohë që përpos mësuesve të cenuar do të jenë edhe nxënësit, pasi shume klasa do të mbeten pa mësim sepse mësuesit humbasin interesin për të punuar.


Sindikalistët paralajmërojnë se do të hedhin në gjyq Ministrinë e Arsimit për shkeljen e kontratës së punës me këta mësues.


 

KOMENTI JUAJ

 

Skandali Pango, Rama: Kryeministri të kërkojë ndjesë dhe të inkurajojë punonjësit

TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama i ka kërkuar sot Kryeministrit Berisha të kërkojë falje publike për skandalin Pango...

Dhunoi seksualisht minorenen, prangoset 19-vjeçari

LEZHË- Një tjetër rast abuzimi seksual me minorene dhe një tjetër i ri i vënë në pranga. Historia është përsëritur...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj