|
|
Hajdar Shabani, falsifikoi pronën shtetërore duke e bërë të tijën dhe më pas ia shiti një firme private
TIRANE- Një avokat nga Laçi, është arrestuar nga zyra e Antikorrupsionit të Policisë së kryeqytetit pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me njësinë e Task- Froce-s së Prokurorisë së Tiranës, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, përvetësimit të pronës shtetërore dhe mashtrimit.
Avokati. Hajdar Shabani, 63-vjeç, banues në fshatin Fushë-Milot të rrethit të Kurbinit, është arrestuar nga oficerët e Antikorrupsionit me akuzën e "pastrimit të produkteve të veprës penale" dhe "falsifikimit të dokumenteve".
Sipas policisë, gjatë periudhës kohore 2006- 2008, Hajdar Shabani në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të një firme private, në Kurbin, dyshohet se ka falsifikuar një sërë dokumentesh që lidhen me pronësinë e disa objekteve dhe një sipërfaqeje toke në të cilën është parashikuar të kalojë autostrada Durrës- Kukës, ka kryer tjetërsimin e tyre në favorin e tij.
Sipas burimeve, avokati ka falsifikuar dokumentet duke e paraqitur pronën si të vetën dhe për aktin e pronësisë së saj ka fituar edhe dëmshpërblim nga autoritetet shtetërore. Në këtë mënyrë sipas burimeve të policies, ai është bërë pronar i një pjesë toke në qytetin e Laçit, të cilët sipas policisë ishin shtetërore.
Sipas burimeve të policies, në këto prona është ngritur një kantier ndërtimi, toka e avokatit i është kaluar firmës në të cilën ai punonte si përfaqësues ligjor dhe më pas ia ka rishitur një tjetre. Hetimi ka nisur nga Antikorrupsioni i Tiranës, pas një kallëzimi të ardhur nga autoritetet shtetërore, që kishin zbuluar abuzimin.
"Pas verifikimeve të kryera nga njësia e Task- Forces dhe antikorrupsioni, u zbulua se Hajdar Shabani, nëpërmjet falsifikimit ka tjetërsuar disa prona, si një sipërfaqe toke dhe disa objekte në favor të tij" thanë për "Shekullin" burimet policore.
Të njëjtat burime shtuan se duke qenë se toka ishte në pronësi shtetërore, avokati nëpërmjet dokumenteve false ka mundur ta bëjë të firmës që ai përfaqësonte dhe më pas këtë tokë ai ia ka shitur një firme tjetër e cila aktualisht ushtron aktivitetin e saj.
Por policia shtoi se dyshohet se avokati posedon në pronësi edhe një pjesë toke të cilën e ka lëshuar me qira për subjekte private. Ndërkohë, pas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, mësohet se Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për 63-vjeçarin Hajdar Shabani.
Kështu pak ditë më pare, policia zbuloi vendndodhjen e avokatit ndërsa ditën e hënë kreu arrestimin e atij pasi ka filluar procedimi penal për veprat penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale", "Falsifikimit të dokumenteve".
Veç tij sipas burimeve të policisë dyshohet se janë edhe disa persona të tjerë të cilët janë nën hetim si të përfshirë në këtë histori mashtrimi dhe falsifikimi.
Dosja me të pandehur ish- ministrin e Mbrojtjes, Mediu, dhe ish- krerët e Ushtrisë pritet të niset në Gjykatë javën...
Një defekt i zbuluar përpara nisjes në turbinat e aeroplanit ka detyruar autoritetet të bllokojnë fluturimin Pasagjerët janë detyruar...
Lajmet 06 mars - Ora 11 -
data/06-03-2009
Lajmet 06 mars - Ora 09 -
data/30-08-2008
Lajmet 05 mars - Ora 15 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ