|
|
KRUJË- Një person që vuante dënimin në burgun e Zaharisë në Krujë është gjetur i varur me çarçaf në qeli. Burimet nga burgu bëjnë me dije se i dënuari është shtetasi Artan Paskali, 40-vjeç dhe ka qenë në dhomën e izolimit, pas një sherri që kishte pasur më parë me shokët e qelisë. Trupi i tij është gjetur mëngjesin e sotëm nga personeli i burgut. Nuk dihet se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, apo çfarë e ka shtyrë të dënuarin që t'i jepte fund jetës në këtë mënyrë, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvarje. Një grup hetimor është duke punuar për të hedhur dritë rreth kësaj ngjarjeje. Mësohet se ai ishte i dënuar pë vrasje dhe i kishin mbetur dhe dy vjet për të kryer.
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama i ka kërkuar sot Kryeministrit Berisha të kërkojë falje publike për skandalin Pango...
LEZHË- Një tjetër rast abuzimi seksual me minorene dhe një tjetër i ri i vënë në pranga. Historia është përsëritur...
Lajmet 06 mars - Ora 15 -
data/06-03-2009
Lajmet 06 mars - Ora 14 -
data/30-08-2008
Lajmet 06 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ