|
|
TIRANË - Për herë të parë një ministër në detyrë është dënuar nga gjykata për shpifje ndaj personave të tretë.
Zv.kryeministri, Genc Pollo, është gjobitur sot me 300 mijë lekë (të reja) për shpifje ndaj botuesit të gazetës Standard, Arjan Çukaj. Vendim ky që u mor sot nga Gjykata e Tiranes.
Debati mes tyre lindi në kohën kur Pollo ishte ministër Arsimi dhe botuesi në fjalë kërkoi licencë për hapjen e një universiteti privat.
E përditshmja Standard kreu publikime lajmesh që flisnin për abuzime të Pollos në krye të Arsimit dhe ky i fundit ne nje konference per shtyp ironizoi me të quajturin fenomeni i "çukizmit", duke satirizuar mbiemrin e botuesit.
Të dy palët u paditën në prokurori për shpifje. Sot gjykata ekzekutoi vendin për gjobitjen e zv.kryeministrit Genc Pollo me 300.000 lekë për shpifje ndaj sipërmarrësit Arjan Çukaj.
Sipas gjykatës, ministri ka përdorur fjalë të ulëta dhe shpifje përkundrejt sipërmarrësit.
Në të njëjtën kohë gjykata ka gjobitur edhe botuesin Çukaj me 100.000 lekë (të reja) për përmbajtjen e reagimit të tij ndaj shpifjeve të ministrit. Pra të dy këto persona u gjetën fajtorë për shpifje.
*****
Më poshtë do të gjeni deklaratën e z. Pollo dhe deklaratën e aksionerit të Standart, Çukaj
Deklarata e ish ministrit të Arsimit, Genc Pollo
- Do të doja të denoncoja një rast shantazhi mediatik që i bëhet ministrisë së Arsimit si dhe përgjigjen time për të.
Z. Arian Çuko, sic e shihni në këtë dokument noterial, i biri i Qerimit dhe Hamides, i datëlindjes '69, pronar i kompanisë "Ferar", ka bërë prej kohësh kërkesën për të hapur universitetin privat "Future University of Tirana". Partner akademik për këtë universitet, është një shkollë greko-qipriote, që sipas dokumentacionit të paraqitur e sipas ligjeve të vendit rezulton shkollë e mesme.
Nuk po ndalem në përmbushjen e standardeve të kërkesës së Arian Çukës, por në faktin tjetër që ky zotëri është edhe pronar i një gazete, të cilën ka 10 ditë që e përdor si kobure kërcënuese për të nxjerrë me dhunë licensën.
Siç e shikoni, në faqen e parë të kësaj gazete, emri im përmendet në kuadrin e shpifjeve dhe kërcënimeve mbi tre-katër herë. Ky është një rast shantazhi, një tentativë për të nxjerrë favore të pamerituara përmes kërcënimit të ofiqarëve publikë.
Një person i pasuruar rishtas dhe në mënyrë të paqartë, arrogant tipik, blen një gazetë dhe e përdor për të nxjerrë me dhunë licensën e një shkolle, pastaj të një universiteti, pastaj të një banke, pastaj për të marrë një tender pa garë, pastaj për të marrë ndonjë copë shteti e kështu me radhë.
Në këto 15 vjet aktivitet politik kam duruar e kapërcyer goditje më serioze dhe besoj se mund t'i përballoj çukitjet e këtij lloji.
Si ministër përgjigja ime për çukizmin është se, jo vetëm për shkak të dosjes, por edhe për shantazhin, kërkesa per universitet privat merr përgjigje negative .
Si deputet e qytetar mendoj se nuk mund e nuk duhet të injorohet por duhet të luftohet çukizmi, nuk duhet të bëjmë sikur nuk dimë çfare po ndodh; çukizmi përbën një kërcënim për shtetin ligjor; çukizimi përbën një kërcënim për interesin publik; çukizmi është diçka që duhet ndalur, sepse në të shkuarën kanë qenë jo të pakta rastet ku përmes shtantazhesh të tilla, ofiqarë të dobët ose të papërkrahur kanë çeduar dhe kanë dhënë koncesione të padrejta; çukistët nuk mund të lihen të qetë nga prokuroria apo të kenë akses të njëjtë me biznesmenët e ndershëm në prokurimet publike; çukizimi duhet luftuar nga gjithë maxhoranca, opozita, presidenti, OJF-të e dobishme dhe nga vetë gazetarët.
Unë shpreh mirëkuptim, por mendoj që edhe ju duhet të solidarizoheni me personelin e gazetës "Standard", duke filluar nga miku im Sami Neza, të cilët e ndjejnë veten kokëulur dhe të keqpërdorur në zanatin e tyre.
*****
Reagimi i botuesit Arjan Çukaj
- I nderuar z. Pollo! Dy ditë më parë keni bërë një denoncim publik ndaj sipërmarrjes sime, dhe ndaj meje personalisht. Nuk u çudita aspak. Doli ajo që shumë vetë mendojnë rreth teje, se ke qejf të shmangësh substancën e problemit dhe të merresh me gjëra që nuk të përkasin, si fyerja e personalitetit të një biznesmeni dhe botuesi, gjëra që të argëtojnë.
Argëtimi yt i pafre ka nisur herët në fakt, dhe po del se po shkon shumë larg. Ju jeni i pakontrollueshëm në dafrungën tuaj në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.
Keni thënë në denoncimin tuaj se unë ju bëj shantazh. Nëse konsideroni se insistimi im prej dy vjetësh për të sjellë një filial të një universiteti prestigjioz në Tiranë, (me eksperiencë 40-vjeçare, dhe i përgëzuar nga Komisioni i Vlerësimit në ministrinë tuaj) kundrejt të gjitha rregullave, me një investim prej disa milionë eurosh, është shantazh, atëherë po jam duke shantazhuar. Nëse mendoni se futja e një emri të tillë, e një katedre të tillë në Shqipëri, prish rehatinë e universiteteve që keni krijuar ju dhe që i mëkoni vazhdimisht, atëherë po, jam duke bërë shantazh.
"Shantazhi" që po bëj është se po kërkoj që konform ligjeve dhe politikave të qeverisë "Berisha" për liberalizimin e tregut universitar, të hap filialin e një emri të njohur në botën akademike të Evropës. Po qe se ky është një sakrilegj, meritoj "të digjem në turrën e licencave" të zotit Pollo.
Gazeta ku unë jam botues, "standard", vazhdimisht ka denoncuar disa fakte drithëruese që kanë të bëjnë me politika të mbrapshta që ju aplikoni si ministër. Jam i kënaqur që stafi i gazetës i ka shërbyer publikut dhe interesave të tij, si dhe që ka nxitur reagimin tuaj pas një periudhe të gjatë shurdhërie. Por sigurisht jam i zhgënjyer me mënyrën se si ju reaguat.
Ju zoti ministër i "lapsuseve" nuk keni shmangur dot një gënjeshtër të madhe, kur thoni që ky institucion është shkollë e mesme. Përveç shumë dokumenteve mjafton të klikoni në web-in e universitetit për të kuptuar ndryshe dhe krejt ndryshe nga deklarata që ju bëtë për shtyp.
Ju abuzoni me mbiemrin tim, duke tentuar të përgjithësoni rastin me atë që e quani "çukizmi". Sipas jush, një fenomen negativ që kërkon të përfitojë duke goditur me media. Dua t'ju siguroj ju dhe publikun, se nëse ka një gjë të dëmshme në shoqërinë tonë sot, nuk janë aspak mediat. Por mënyra se si ju zoti ministër qeverisni. Ose thënë në gjuhën tuaj, "pollizmi". "Pollizmi" zotëri është i dëmshëm, pasi i trajton licencat si një atribut që ta ka dhënë Zoti, dhe se bën me to çfarë të duash. Shpërblen klientelën, ata që të rrahin shpatullat, ose ata që kontribuojnë që cilësia jote e jetës të vazhdojë të jetë e lartë, edhe pasi të mos jeni më ministër, dhe nga ana tjetër përdhunon punën, djersën dhe përpjekjen e atyre që nuk janë miqtë dhe oborri juaj, por që çuditërisht plotësojnë standardet evropiane dhe janë ambicioze.
"Pollizmi" zotëri është e keqja e këtij vendi, pasiqë trajton si të njerkës ata që nuk preferojnë t'u nënshtrohen rrugëve ekstraligjore për të marrë një licencë, pra paratë në dorë, një mënyrë e sugjeruar tek unë prej dy vitesh nga bashkëpunëtorët e tu të ngushtë.
Ju më denonconi publikisht, dhe më quani si të pasuruar rishtas dhe në mënyrë të paqartë. Zoti Pollo, ose lider i "pollizmit", po ju ftoj ju dhe të gjithë inspektorët që kryejnë porositë tuaja, por seriozisht edhe opinionin publik, që të shohë se si jam pasuruar unë. Zyra e Taksave mund të tregojë gjithçka. Paratë e mia janë të qarta, të pastra dhe janë fryt i punës, lodhjes dhe sipërmarrjes sime disavjeçare.
Paratë e mia ndryshojnë nga të tuat, pasiqë nuk vijnë si rezultat i shpërdorimit të zyrës, të tagrit, të tenderave, të lidhjeve me shtëpi botuese etj. Ato ndryshojnë nga të tuat, se janë të pastra. Paratë e mia zoti Pollo janë vënë me mund, dhe askush nuk mund të fusë dorën në to në këmbim të dhënies se një licence. As edhe ju. Ne ju sigurojmë zoti Ministër se do ta kërkojmë të drejtën tonë deri në fund, në mënyrë që ky projekt ambicioz në favor të edukimit dhe arsimimit dhe i ligjshëm, të realizohet dhe të mos shkatërrohet nga "pollizmi".
Me respekt
Arjan Çukaj
TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...
SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
ju talleni me popullin ore qen t'ju vije turp.
pOLLO ZAGAR KA QENE DHE ZAGAR DO TE MBETET TE GJITHE E NJOHIN.NGA FRYNE ERA KTHEN GUNEN.
Shume bukur. Le te behet nje mesim per politikanet a tjere qe medojne se jane te paprekshem.
ja paskan kput nje 3milionsh dashnores se sales.Te mesohet dhe genca pak.Prej sot e tutje nuk ofendon me njeri genca...
O popull, mjaft kemi vuajtur nuk eshte e munder qe kriminelet te ulleheqin vendin!!!!!!!!!! Rrofte populli SHQIPETARE
TE GJITHA SHPIFJET DUHEN ZBARDHUR
***************************************Ne se drejtesia e filloi denimin e shpifjeve,urojme per kete veper.Ne se
drejtesia disa shpfje i denon,te tjerat
as nuk i kuiton fare,kjo quhet pseudodrejtesi.Hapini arshivat,shkrimet,dokumentat te shifni sa shpifje jane bere dhe nuk jane denuar,PSE? sepse ligji yne allashqiptarce nuk eshte njesoj per te gjithe.Jo vetem shpifjet te denohen,por edhe OFENDIMET.Sa ofendime
jane filmuar ne Parlament dhe pse nuk jane denuar?erdhi koha qe politikanet tane te riparojne edukaten,qe e kane bernut,shikoni filmimet e kasapanes se luleve ne Kuvend.R.Ganiu.
ja ke futur kot ti djali...shko more ruaj delet, se ben me teper hajer se sa te dalesh te harxhosh kohen kot te shekulli.
Topi eshte i imi penalltine do e gjuaj une!!
Bravo gjykata, tregoni se po beheni te pavarur.
Nuk e kuptoje pse Pollo perfshihet ne kete debat. A ka nje komosion qe shqyrton kerkesat dhe vendos per hapjen e nnje universiteti apo shkolle private ne shqiperi?
E dyta kur Pollo thote person i pasuruar ne menyre te paqarte, ai nuk e provon dot kete, sikurse nuk provohen dot milionat e shuem qeveritareve si Pollo apo te kujdotjeter.Sali berisha akuzoi socialistet per vjedhje korrupsion por nuk provoi dot asnje nga keta asnjeri nuk u fut ne burg.Po keshtu socialistet me pare dhe tani akuzoijne Berishen por prape nuk besojne te provojne gje.
Sa per gjykaten bravo, kane filluar te bejne punen qe u takon ne te vertet.
Po ky zotria Cukaj i ka rene pikes kur pershkruan Pollon .Ministrat e ksaj qeverie jane njesoj.Edhe Bregu flet si prej bregut te lumit.Po perdor fjalet e Z,Cukajper Bregun dhe do shikoni sejane njesoj:"Bregu nuk te çudit aspak.Ajo ka qejf të shmangë substancën e problemit dhe merret me gjëra që nuk i përkasin,
Argëtimi i saj i pafre ka nisur herët në fakt, dhe po del se po shkon shumë larg. Ajo eshte e pakontrollueshme në dafrungën e saj në drejtimin e Ministrisë"Zoti na shpetofte nje ore e me pare nga keta ministra delirante dhe te paditur.vetem vota e shqiptareve do shporre kete qeveri.
Baba agjent i vjeter (grek) dhe ky koke kuqi (pollo) e shpuri amanetin e te jatit shkolla greke, Ne jug flamur-grek.Ku eshte Avni Rustemi? Ku jane gunat e LABERIS?
ESHTE HERA E PARE QE ZHVILLOHET NJE GJYQE QE DENON DY KUNDERSHTARET.nUK DESHIROJ TE JAP KONSIDERATA PER ASENJERIN NGA PERSONAT E SIPERME,sepse per mua jane dy njerez te barabarte perpara ligjit.Kjo tregon shume, se kure ka pavaresi gjyqesori dhe nuk do te dij se kush eshte ne gjykat.Pra ka denuar veprimin dhe ka mbrojture te drejten ne menyre te peshuar.Me vjen keq pse ka ndodhure keshtu, si edhe ka shume shenime e botime ne gazeta me fjale teper fyese dhe nuk u denua asenjeri!.Pse keshtu? Nga ana tjeter nuk kenaqem per masen por per xhestin qe nje gjykat nuk eshte influencuar dhe ka sa pavaresi edhe integritet.Shpresojme qe nen kete shembull te ndiqen edhe fyerjet e renda, e jo me te lejohen si ne raste te tjera fyerjet e ypit dhe pangos, qe jane skandaloze.Une deshiroj qe te me mirekuptoni.
Rrnoft Shqiperia,Rrnofte drejtesia>Urime Gjykates.Urime qeveris.Dhashte Zoti e kjo fryme e drejtesis te kalon dhe te zbatohet edhe ne Kosove.Keshutu eshte shteti i drejte ku para ligji te gjith jan te barabarte.
po ku e ka problem ai per 3000 euro ore kaq budallenj jeni?????!!!!!!!!!!!!!
kto tallen me popullin formojn nga nje parti dhe tallin .... me popullin.
po pse ore gjith kto parti??? cjan kto palaco ne vend te bejn naj pun din te formojn vec parti dita dites.
Mevjen keq per z.Arjan qe ra ne gracken e fyerjeve te Z.Pooooollo i cili nuk meriton te jete as roja i Ministrise se Arsimit.
I zhduku koha E ZEZE enveriane, o mik i dashtur. Si edhe "neve" qe lejuam mbi koket tona nje regjim famkeq. Ta mbani me shendet, sepse nese shqiptaret ikin dhe kerkojne "shpetim" neper bote, eshte "dora e jone" qe e cuam veten tone te emigrojme. Jemi bere me zi se cifutet qe nuk kane "shtepi" te tyren, e "ne" brenda apo jashte vendit tone na mbetet vetem te gezojme kete toke te gjakosur si PERLE, qe nje dite do te duhet ta harrojme. KENI KUJDES DHE MOS ECNI SI GJITHNJE NE RRUGEN E MASHTRIMEVE APO TE GABIMEVE FATALE, qe do na coje ne humbjen e PERLES Shqiperi.
z. Nasa, Faleminderit per sugjerimin per te ruajtur delet!!! Delet t'i kam lene ty sepse nuk ka dele atje ku une punoj dhe jetoj. Vetem kurioz: c'fare te keqe ka me komentun tim?
flm
Me behet qejfi qe degjoj qe ja kalon mire. Mos u shqeteso, se delet jane kafshe me shume vlera ushqyese, e te punosh per mirembajtjen e deleve, apo kafsheve te tjera eshte pune shume me e vyer per cdo njeri qe merret me to sesa te merremi me "delet" e egra te politikes shqiptare. Nejse! Ti "qenke me fat" qe jetoke larg deleve, e ja merr produktin neper ambalazhe te gatshme.
Ti nuk fole keq por ishe gabim se: ti kujton se po luhet loje e ndershme me Pollon, DELE E ENVERIT. Ato dele te politikes enveriane, nuk ka "drejtesi" qe t'i denoje se kane shkuar aq larg se keqes, qe vetem nje Zot e din. Keshtu qe jo vetem Pollo por edhe te gjithe "kafshet e tjera" te politikes sone sot nuk do te guxoje "drejtesi" shqiptare qe t'i gjykoje.
Edhe njehere, vetem te korigjova, e asgje tjeter. Kalofsh mire, se mire na behet edhe neve te degjojme mire per ty e kushdo tjeter.
Faleminderit z. Nasa per pergjigjen. Nuk u ofendova aspak nga komenti juaj vetem se isha kurioz, sepse sic e dini zoti e di se prej c'fare kendveshtrimi i shikojme gjerat ne shqiptaret.
Ghithashtu, ju uroj gjithe te mirat ku banoni dhe jetoni.
C'fare t'i besh na prishet gjaku kur degjojme gjithe keto gjera te pakendshme nga atdheu.
Faleminderit