Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

'Jo reduktim të trupave të KFOR'

Shekulli Online | 04/03/2009 | Rajoni | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka reaguar ashpër rreth spekulimeve për zvogëlimin e mundshëm të trupave të KFOR-it, duke thënë se nuk ka asnjë plan dhe vendim për reduktimin e paqeruajtësve në Kosovë.
"Dua të jem i qartë, ata që spekulojnë për reduktimet e mundshme të KFOR it, përfshirë këtu edhe njerëzit në uniformë, nuk flasin në emër të NATO-s", është shprehur kreu i NATO-s nëpërmjet deklarate për shtyp.

Reagimi i Schefferit vjen pas disa deklaratave në Bruksel dhe në Prishtinë se gjoja NATO do të zvogëlojë numrin e trupave në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s thekson se për momentin nuk ka asnjë plan, e as ndonjë vendim politik për reduktimin e KFOR-it. "Ndryshimet e mundshme në KFOR do bëhen vetëm në bazë të vendimeve politike të aleatëve, ndërsa ky vendim mund të merret vetëm pasi aleatët të jenë të sigurt se zvogëlimi i mundshëm i ushtarëve të KFOR it nuk do të rrezikonte sigurinë në Kosovë", ka thënë Scheffer. /QiK/

 

1 KOMENT

KFORI si fuqit Europiane ose Boterore me mire eshte te punoin me ne shqipetaret ose te bashkepunojne me ne dhe ne me ta qe te formohet nji ushtri Shqipetare e cila do kontriboji per te miren e vetevetes se pari pastaji per gjithe Njerzimin ne Intergrim ne NATO.
Mirpo kupetohet se pari bashkimi i Tokave Shqipetare.
Pere ndryshe nuke besoji qe do ken rehati ne Ballkan Europ apo ne Bote.
E jashtezakonisht ne Ballkan se Serbi pa e pa forcen nuke ka rrespekt

KOMENTI JUAJ

 

'Jo reduktim të trupave të KFOR'

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka reaguar ashpër rreth spekulimeve për zvogëlimin e mundshëm të trupave...

EULEX-i rinis gjykimin në veri

Zëdhënësja e komponentës së drejtësisë në kuadër të EULEX-it, Kristina Herodes ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se procesi...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj