|
|
Mbi trupin e tij të njomë ka duruar peshën e një kamioni. Askush nuk do ta mendonte se do t'i shpëtonte kësaj tragjedie, por në fakt nuk ndodhi kështu. Është vetëm 9 vjeç dhe tani ndodhet prej 14 ditësh i shtruar në Spitalin Ushtarak dhe mjekët kanë shpresë se do rikuperohet, ndonëse dëmtimi është tepër i rëndë. Mjekët e cilësojnë si rast tepër të veçantë dhe shpresat për vogëlushin ende nuk janë shuar. Ndërsa familjarët e shpjegojnë se si ndodhi aksidenti i tmerrshëm i Drilon Pekës, dhe si i përjetuan çastet, kur panë që fëmija jetonte pasi kamioni kaloi mbi një pjesë të trupit të tij.
Aksidenti
Ka dalë të përshëndeste babanë, por brenda pak sekondash është gjendur nën rrotat e kamionit. Shoferi që ngiste kamionin ka qenë pikërisht babai i vogëlushit, i cili nuk e ka vënë re praninë e të birit dhe vetëm ulërimat e familjarëve e kanë sinjalizuar atë se një fatkeqësi ndodhi. "Nuk e dimë as vetë se si ndodhi, por pamë Drilonin që ishte poshtë kamionit. Kjo ndodhi kur makina filloi të ecte mbrapsht, çka e ka bërë të vështirë që edhe babi i tij ta vinte re",- pohon halla e Drilonit, Adrian Musa, e cila i rri gjithë kohës tek koka. Ndërkohë, ajo thekson se, për momentin, i humbën të gjitha shpresat, pasi bëhej fjalë për një aksident të shkaktuar nga një kamion mbi trupin e një fëmije, por fati ka dashur t'i japë mundësi vogëlushit për jetën. Halla Adriana, shpjegon se ulërimat e vogëlushit i kanë habitur të gjithë dhe kanë nxituar për ta parë se çfarë i ka ndodhur. "Vumë re që ishte mbuluar në gjak dhe ana e djathtë ishte dëmtuar rëndë. Nuk mundëm të përcaktonim saktësisht se sa ishte dëmtuar, por shkuam në qendrën më të afërt shëndetësore dhe u njoftua që të vinte një helikopter që ta merrte",- pohon Adriana Musa, duke shtuar se brenda pak minutash vogëlushi ka mbërritur në Spitalin Ushtarak.
Dëmtimet
Rënkon nga dhimbjet e mëdha dhe vetëm para 5 ditësh është përmendur. Driloni arrin të njohë të gjithë personat që i rrinë mbi kokë, por për momentin vetëm qan nga vuajtjet që i shkaktojnë plagët. Dëmtimet në këmbën e djathtë dhe në krahun e djathtë, janë aq të mëdha, sa mishi është zhveshur deri në kockë, duke lënë vetëm skeletin. "Mendoj se rrotat e kamionit kanë kaluar mbi një pjesë të këmbës së djathtë dhe të majtë, por pa i prekur kockën, megjithëse për këtë nuk jemi të sigurt",- pohojnë mjekët.
Infeksioni
Plaga i infektohet, pacientit nuk i sigurohet një dhomë më vete
Ndonëse ka nevojë për higjienë maksimale që plagët të mos i infektohen, nuk i është siguruar një dhomë më vete. Në fakt, sapo hyn në dhomën e tij, plaga kundërmon nga era, ndonëse fashat i ndërrohen çdo ditë nga personeli. "Sigurisht që rreziku për t'u infektuar është shumë i madh, pasi plagët, siç i shikoni, janë tepër të mëdha. Madje, mund të themi se plaga është infektuar",- pohojnë mjekët. Sipas tyre, pacienti ka nevojë që të jetë i vetëm në dhomë, por nuk i është krijuar mundësia. Ndërkohë, edhe prindërit e tij pohojnë se kanë kërkuar që vogëlushi të jetë i vetëm në një dhomë, por nuk u është realizuar kjo kërkesë. "Mjekët kanë bërë maksimumin që dhe fashat t'ia ndërrojnë çdo ditë, por plaga lëshon erë dhe ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Ndoshta këtë e ka nga infeksioni, por shpresojmë që kjo situatë të përmirësohet",-pohojnë të afërmit e Drilonit.
Pothuajse me të njëjtin format dhe me të njëjtën ngjyrë...
TIRANË- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Regullorja e Kuvendit...
Dështon koncerti i programuar nga qeveria, me rastin e ditës...
Vazhdon greva e urisë se personave me aftësi fizike të...
Skandaleve të shumta të ministrave të kabinetit "Berisha", iu shtua...
Është vetëm 9-muajsh dhe koka i duket më e madhe...
Mbi trupin e tij të njomë ka duruar peshën e...
Lajmet 13 mars - Ora 16 -
data/13-03-2009
Lajmet 13 mars - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 13 mars - Ora 14 -
data/30-08-2008
Lajmet 13 mars - Ora 13 -
data/30-08-2008
Lajmet 13 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 13 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Kam besim se Zoti doti ndihmon Drilonit dhe dote sherohet dhe dote kthehet ne mesin e familjes.Eshte raste shum shum i rande e sidomos ne ket raste qe i ka ndodhe nga Babai i tij.Zoti i ndihmofte dhe e sherofte sa me shpejte Drilonin.
zoti befte me te miren per Drilonin e vogel
Ishalla te shpeton zoti more djale se nuk ka me hall per ate nanen e baben tend!
O Zot, plaga e infektuar dhe nuk e cojne femijen ne reaminacion ose dhome me vete!!!
Ne vend qe te falenderojne Zotin qe po iu jep shprese, po e lene ne meshire te fatit prape!!
Uroj te sherohet sa me shpejte djali, dhe mjeket te sensibilizohen me shume!
Por ky te jete dhe nje mesim i mire per te gjithe shqiptaret, qe te tregosh kujdes, qofte dhe te tepruar ndaj femijeve, nuk eshte as turp as dobesi po as kushton gje ne fund te fundit!!
Te gjithe kemi pare makina me shpejtesi dhe femijet te lire (te palidhur me rripa sigurimi) si topa pingpongu brenda!
Te gjithe kemi pare aty ne Shqiperi nje familje te tere ne nje motociklete te vockel!!
Edhe ne kete rast, babai para se t'i jepte gaz makines, do sigurohej dhe njehere edhe me te tjeret qe e shoqeronin jashte, qe cdo gje ishte ok!!
Mesa me kujtohet ky eshte rasti i dyte qe babai shofer shtyp te birin. Po neper gazeta me kujtohet nje rast i vjetshem, ne Fier ne mos gaboj, me nje femije dy vjecar i cili nuk shpetoi!
Te me falin prinderit e ketij djali,dhe uroj ta kene se shpejti shendosh e mire, por e verteta ben mire edhe kur eshte e hidhur!
Me vje shume keq dhe shpresoj qe Driloni ta mari veten shpejt si per vete se e ka jeten perpara edhe per te jatin qe ka me e pas peng gjithe jeten.
Mendimi ime qe per drilonin te bejne te pa munduren per ta sjell ne Itali dhe jam e bindur se ka per tu sheru shume shpejte
jo per te ofendu mjekesin shqipetare se ka mjek shume te mire por nuk kane kushtet.
Ku ndodhet ministria e shendetesise Zj Anila Godo ne keto momente? apo ne ndonje mbremje spektakolare me z Ivanaj?!. Si qytetar Shqipetar i beje apel asaj dhe instirucionit qe drejton te veproj urgjentisht per trajtimin e ketij rasti te vecant dhe po qe nevoja ta nisin jashte vendit per trajtim me te specializuar. Do ti thosha Zj Anila qe te vere qoft edhe per nje moment veten ne pozicionin qe ndodhet sot babai i atij djali qe i lutem me shpirt Zotit te te beje mrekullin e ta rikthej ne jete.
M. Beach S.C USA.
Zoti e paste ne dore jeten e tij se vete eshte Ai qe e solli ne jete.Uroj qe Driloni i vogel te sherohet sa me shpejt dhe u bei thirrje mjekeve qe te sensibilizohen dhe te bejne te pamunderen per vogelushin.
Zoti ne kete ast, nuk besoj se u duhet mjekeve,por familjes dhe ketij djaloshi qe vuan.
Mjeket s'kane nevoje per zot, por le te bejne siç duhet punen dhe mos te ngrene koken nga ielli duke thene nuk dime ç'ti bejme !! Atehere pse je mjek ti ???!! Ik e lere bluzen. Mos gjykojme gabimin, seme shume se vuan djali dhe vete babai i tij, nuk vuan kush! Mjeke, mobilizohuni( jo neper kafe) neper dhomat e pacienteve. Tregoni shpirtin e bluzes se bardhe dhe jo te kuletes se mershinit. Duhet te jeni vete ju ato qe duhet te hiqni njollat nga bluzet tuaja. Ngrijeni zerin per ç'ka ju mungon per te bere punen! Ministria, Znj Godo, te beje diçka per keto njerez.
Per mendmin tim, ne vend qe te ndertohen pallate( te pashitshme), le te dale nje (qofte kondrabandist) dhe te beje nje spital te hajrit. Le te kete dhe tarifa shteterore shrbimi, por ama te kete sherbim.
Familjes se djaloshit,sinqerisht, me vjen keq per femijen tuaj. Nqs nje ndihme ekonomike duhet qe ky djalosh ti riktheht normalitetit, une jam gati.
ZOTI E NDIHMOFTE DRILONIN E VOGEL SE ESHTE I VOGEL DHE I PAFAJSHEM.SISTEMI SHENDETSOR NE SHQIPERI ESHTE I DOBET DHE I KORRUPTUAR POR C'TI BESH 'KETA'PATEM FAT.GJITHSESI SHERIM TE SHPEJTE VOGELUSHIT KALAVRITA GREQI
Eshte nje tragjedi e vertete, uroj me gjith zemer qe Driloni te sherohet, qofte per vete por edhe per babain e vet , i cili nuk do tja fal kurre vetes. turp i madh per stafin mjeksor nese nuk i gjejne nje dhome me vete ashtu sic ai ka nevoje. nese jeni njerez krijoni kushtet dhe shpetojeni kete femij. ZOTI QOFT ME TY O DRILONI VOGEL. e ju o mjek harroni per te paren here parate e behuni njerez. ai femij dergjet.NDIMOJENI!
O ZOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOT! O SHQIPETAR TE MJERE NE DOR TE KUJT JEMI! KU JANE AUTORITETET PERKATESE; KU JANE QE NUK I JAPIN NDIHMEN E DUHUR ATIJ FEMIJE! TURP I MADH PER TA E GJITHASHTU PER NE QE RRIM DHE E LEXOJME NGA SHTEPIA E NUK PROTESTOJME PER TE. JU LUTEM BEHUNI NJE HER NE JETEN TUAJ NJEREZ DHE NDIHMOJENI ATE FEMIJ. AI FEMIJ KA NEVOJ TE JETOJE, ZOTI E LA NE JET, NE DUHET TE KONTRIBUOJME, BEJENI EDHE PER HIR TE ATIJ BABAI, QE NUK BESOJ TA DOJE JETEN E TIJ NESE FEMIJA E TIJ NUK QENDRO NE JETE. NDIHMOHENI JU LUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUTEMI
PO SI KA MUNDESI QE me GJITHE PENGUN DHE DHIMBJEN E BABAIT PER GJITHCKA NDODHI, FILLONI E BENI TEORIRA TE PAVEND. AJO PER TE CILEN KA NEVOJE I JATI I FEMIJES TANI NUK JANE RREGULLAT SE SI DUHET TE KISHTE VEPRUAR POR KA NEVOJE PER NJE FJALE TE MIRE, NGUSHELLUESE! E KUSH ESHTE AI PRIND QE I DO TE´VRAS FEMIJEN E TIJ, POR JA QE TRAGJEDITE SA DO I KUJDESSHEM TE JESH NDODHIN: JU LUTEM JINI ME TE KUJDESSHEM ME ATE QE SHKRUANI SEPSE KETO FJALE DHEMBIN SHUUUUUM.
Ta cojne mer jashte shtetit se ketu ka me vdek i shkreti. Atij i qenka gangrenizuar plaga derisa i mbaka ere te keqe. Ketu vdes me bajame e me apandestit me keta doktore qe kemi.
Verën që shkoi një fqi imi e mbyti me benz, në oborr, vajzën dyvjeçare të të vëllait. Nuk janë të rralla rastet që familjarët i mbysin aksidentalisht fëmijët ( e vet) nga moskujdesi.
Unë si fëmijë, në vitet 60, kam rënë nga qerrja ( me rrota të hekurit) me nja 1 metër kub gurë, nën rrotë. Rrota më ka kaluar mbi dy këmbët e njoma dhe nuk m`i ka këputur. Kur don Zoti, nuk është vështirë.
I lutem Zotit që ky voglush ta fitojë këtë "betejë" e të shpëtojë. Sa po më dhimbset ai po edhe prindërit.
zoti eshte i math the shpresoj qe te bej nje mbrkulli per vogelushin the familjen etij. une do deshiroja qe vogelushin ta conin ne dhomen evet the ti bejn sherbimin eduhur sepse zoti endimoi dhe ju duhet ta ndimoni.
Nga zemra, i deshiroj sherim te plote Drilonit. Sa per ndihma materiale, nese ka nevoje, edhe un jam gatqem te ndihmoj, vetem e vetem qe Driloni ti kthehet sa me shpejte prinderve e shkolles, i sheruar plotesisht.
mjer atij qe i bie halli te shkoj ne dyert e mjekesise shqiptare,ku doktoret e nderua nuk te shikojne plaget por duart nqs i ke te mbushura me lek,aq me mire ne valute te huaj.po i lutem vetem zotit ta shpetoj drilon e vogel,per vete jeten e tij e per babain e shkrete qe po kalon nje dhimbje po aq te madhe sa i biri.ah or politikane ju rente nje bombe ne parlament.
Jam teper e ngarkuar emocionalisht nga rasti ne fjale. Femijes i uroj sherim dhe dalje nga fatkeqsia sa me pare dhe pa pasoja. Shtetit do ti kerkoja te ndjehej.Ku eshte? Ku e ka zene gjumi? Kaq e veshtire qenka per kete shtet te siguroje nje dhome me vete per nje femije qe vuan me dhimbje me te medha se mosha qe ka dhe qe per fat te vet zoti i ruajti jeten?
Ndonese me e mira dhe qe eshte e mundshme vetem me pak deshire te mire do te ishte qe ky shtet ti jepte mundesine te kurohet jashte shtetit, per vete kushtet qe andej jane me te mira.
Ju lutem (ministre e shendetsise)ju jeni nene vete,kthejini syte tek ky femije.
Mos e gjymtoni kur keni ne dore ti jepni mundesine te mjekohet sa me mire per tu sheruar pa patur komplikime.
O ZOT I MADH SHPETOJE DRILONIN . LARGOJA DHIMBJET. JEPI JETEN QE NUK JA MORE . I BEJ APEL QEVERISE ?TE NISI DJALOSHIN PER KURIM JASHTE SHTETIT . LE TE MOS E BEJ NJI RRUGE PELIGRINAZHI JUZEFINA SE SKA ME DEK . ASHTU SI KA VAJZEN JASHTE TE COJE DHE DJALOSHIN . A KINI ZEMER O ZEMER ZES . JU INI MESUAR TE HAPNI VARRE . MOS HARRONI GERDECIN O MASAKRUES ME NE KRYE AMB AMERIKAN QE DEL SI KOBER NE GAZETE. SHPETONI DRILONIN .
more minister i shendetesise po nuk mund ta dergoni jashte shteti drilonin e vogel,do kushtonte me pak se sa nje jave pushime qe beni ju
E UROJ DHE I LUTEM ZOTIT TA SHPETOJ DRILONIN POR I THOJME NEVE HYSMETE KISMET POR ME VJEN SH KEQ QE ESHTE NE ATE SHQIPERI TE GJORE SEPSE JO SE NUK JANE TE DITUR DOKTORAT SHQIPTARE JANE SHUME DHE KANE SHUME AFTESI POR QENDRON NJE PROBLEM KETU SE ATA NUK KANE ASNJE KUSHTE DHE JANE JASHTE KUSHTEVE SIPITALET SEPSE QEVERIJA ESHTE E NGARKUAR ME BLERJEN E VOTAVE SE JU DUHEN DHE CA PARA TE FUSIN NEPER BANKA KETEJ NE PERENDIM ME VJEN KEQ PER KETA FAMILJARE PER KETE FATKEQESI POR ZOTI E NDIHMOFTE DHE SHERIM SA ME TE SHPEJTE KETI VOGLUSHI .ZOTI E PASTE NE DORE KETE DRILON.
Me ka rrenqethur kjo ngjarje.
E kuptoj pozicionin e tmerrshem te kasaj familje.
Jam gati te kontribuoj edhe pse ne menyre modeste per vogelushin e gjore, vetem publikoni ndonje llogari ku me siguri cdo njeri me zemer do te jape kontributin e tij.
Zoti befte nje mrekulli, ashtu sic vetem ai di te beje...