Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Klasifikimi, 10 futbollistët më të shëmtuar në botë

Shekulli Online | 04/03/2009 | Kuriozitete | komentet 9 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Futbolli është mjaft i njohur si një lojë e bukur, por kur bëhet fjala për bukurinë e lojtarëve, ehe, gjërat sikur çalojnë pak..! Nuk po flasim për David Beckham, sigurisht, por për djemtë që janë klasifikuar nga tabloidi "The Sun", si "10 futbollistët më të shëmtuar në botë". Renditja nis nga fundi, ku në vendin e dhjetë pozicionohet mesfushori skocez, Sadiv Hopkin, për të mbërritur tek ai që kryeson top listën, Iain Dowie.

10. David Hopkin

Mesfushori skocez, Hopkin, do të kujtohet gjatë nga fansat e Crystal Palace, pasi ndezi turmën në Premier Ligën e 1997-ës. Por, më shumë se kjo, do jenë flokët e tij të kuqërremtë, veshët e mëdhenj dhe pikaloshë, që do ta mbajnë në kujtesën e tifozëve. Ylli i Çelsit u tërhoq në vitin 2003, pas një dëmtimi serioz në gju.

9. Robert Prosinecki

Ish-lojtar i Real Madridit dhe Barcelonës, u largua nga futbolli në vitin 2001. Mesfushori kroat ishte në fund të karrierës së tij tullac, i parruar dhe mbipeshë. Megjithatë, performanca e tij do të mbahet mend gjatë në histori, si një nga lojtarët më të mirë që ka parë klubi.

8. Peter Beardsley

Gjuajtësi teknik i Anglisë ka një mori nofkash gjatë karrierës së tij, por një nga to duket se i shkon më shumë. Fansat i vunë atij nofkën "Newcastle Quasimodo", si personazhi i tmerrshëm i Katedrales së Hygoit. Beardsley (ka luajtur dhe për Liverpulin), ishte i famshëm për aftësinë dhe stilin e hedhjeve në lartësi, por modeli i flokëve "tas", i cili në këto hedhje merrte me të vërtetë një pamje mbresëlënëse, e bënte atë të bëhej objekt talljesh dhe shakash.

7. Robert Earnshaw
Gjuajtësi i Wales, pati një shans të artë në 2004-ën, kur për të u ofruan 3 milionë dollarë për ta blerë. Por, nuk përfitoi. Tani "zhgërryhet" me skuadrën Nottingham Forest në kampionat.


6. Trifon Ivanov
Cili Trifon? Ai i tmerrshmi, që të kall datën? I ashtuquajturi "Ujku bullgar", ishte yll në mesfushë për fansat anglezë. Dashuria e tyre u shtua nga mjekra e tij e stërgjatë dhe prerja "gëmushë" në flokët stil-qefull.

5. Steve Ogrizoviç
Portieri Ogrizoviç shpenzoi 16 vite të paharrueshme në Konventri, nga mesi i viteve '80-të deri në fund të mijëvjeçarit. Në atë kohë ai numëronte mbi 600 ndeshje dhe u bë legjendë për klubet qendrore. Ndërsa jashtë karrierës së futbollit, Ogrizoviç do të kujtohet për hundën e tij tejet të deformuar.

4. Ronaldinho
"Dhëmbëjashti brazilian është superylli, që i vuri kapak modës së "futbollistëve të shëmtuar". Me gjithë talentin e madh që ka, buzëqeshja e tij ia shkatërron imazhin. Çfarëdo që të bënte, i ngjason gjithnjë më shumë një majmuni - thotë "The Sun".

3. Dirk Kuyt

Asi i Liverpulit, Kuyt, mund t'i bashkohet Arsenalit për faktin e vetëm se, pamja e tij, të bën të mendosh që është një nga ata të shëmtuarit, të cilët Arsenali i ka me shumicë. Por, luku i tij duket se nuk e ka penguar të hyjë në listën e 10 më të kërkuarve në Premier Ligë. Ai ka fituar mirënjohje për lojën e tij, por porsa i përket pamjes dhe mirëmbajtjes, zëre se është një burrë plak, i cili pret të vdesë.

2. Luke Chadwick
Nuk ka shumë lojtarë të Manchester United, të cilët mund të mburren se janë më shumë të shëmtuar se të talentuar. Gjithsesi, anësori Chadwick, sigurisht që i përket kësaj kategorie. Madje, duhet të jetë shumë i lumtur, sepse zë një nga vendet e para.

1. Iain Dowie
Largoni fëmijët tani, ja ku vjen i pari i listës.
Me sy si të Kuyt, veshë të mëdhenj si të mesfushorit Hopkin, tullac si Prosinecki dhe me një gojë si ajo e Beardsley, Dowie duhet të ketë frikësuar shumë fëmijë gjatë 13 viteve të karrierës së tij.

 

9 KOMENTE

e ore qaju hallin ketyre keta jan bossa

po kta se kuptova mire cduan te na perzjejne racen............hahah

sa her qe manchester U, fiton kampionatin ne angli ose champions lig., ne manchester festojn karnavale dy here ne vit. runi, chadvik dhe treves thon se skan nevoj per maska.

eh mer cuna e goca kta te shumtuarit ne futboll thejsht po bejn punen e tyre dhe marrin leke por cfar tu thuash ktyre

POLITIKANEVE TANE QE DITA DITES FORMOJNE PARTI PARTI PARTI TE RE DHE PO JETOJNE ME TAKSAT E POPULLSISE PER MAKINA ETJ ETJ ETJJJJJ.

Jan bere si plehra qe po ju del era e piset cdo dite e me shum me mashtrime e grabitje masive ne cdo ministri e komune e bashke.

ZOTI QOFTE ME SHQIPERINE DHE JU NDIMOFTE TE GJITHVE.
nga Suedia:

dori_uk@hotmail.com

Bukuria e futbollit eshte tet kembet dhe topi nuk eshte tek veshet dhe floket.

Njeriu mundet te jet i cal,i gemt,me grb gjugj,etj me te meta fizike por edhe ashtu nuk eshte i shemtuem.Bukurin e cakton edukata.Nji zezak qe eshte edukue ne rrethin e vet bukurin e shef te i ziu.
Vlersimi i autorit per dhjet lojtaret e shemtum eshte jo real.Ja p.sh.per lojtarin simpatik qe e vlersojn Bekam une kam neveri.Ka feture si foka e bardhe e dure si kenguri.Keshtu e shef shija e ime .Por megjith ate e dij se eshte i bukur se bukurin e njeriut ia ep sellja,veprimi i tij e jo doka.Ne Enverin dikush ka pa bukuri e tjetri shemti mvaret se si i kan klasifikue veprimet e tij.Keshtu ky artikull i cili per mue eshte jo human nuk qendron as ne aspektin e artit,as psikik,as ne vlersim fizik.Shkoni ne shkolla te Tiranes dhe ju garantoj nuk kini me has person jo simpatik.Te gjith jan bukurosh por bukurin ndonjeni e humb me veprime te veta.

e drejte Njazi. Nuk e di ku qendron "bukuria" e artikullit te sjellur ketu. Por nuk po shifet as fluks komentesh ketu, se nuk ja vel, ashtu sic edhe shume folesa per komentin e kamerunasit ishin pa vleren e duhur. Shqiptaret "i kane kryer dhe provuar" te gjitha prandaj dhe duan te kalojne "kohen e lire" me komentime vend e pa vend, apo se me cka tjeter.

SE PO E POLITIZOJME PAK MUHABETIN POR QE PREK PAK A SHUM CESHTJEN E TEMES:

Nuk e shikoni se ne kemi shemtuar bukurine e futbollit tone qe patem para KOHES SE ZEZIMIT ENVERIAN? Skuadrat tona te futbollit apo edhe sporteve te tjera(me bukuri fizike apo jo) tregonin vlerat e tyre prej futbollisteve apo skuadrave te mira neper Ballkan e gjetke. Sepse atehere luhej sport e jo "miqesirat apo armiqesirat". Enveri e izoloj edhe sportin ne pergjithesi, duke e crregulluar dhe krijuar skuadra fantazma me "lojtare" te zgjedhur nga "ngjyra partjake". Kemi fakte dhe nuk mund te mohohen.

Sa merremi me "shemtiren" e futbollisteve -yje te futbollit- me mire te ulim koken e te mendojme TE ZBUKUROJME "fytyrat" e skuadrave tona te futbollit. Keshtu jemi te pakten te afte te nxjerrim edhe ne elementa te mire te sportit shqiptar.

O SHQIPTAR TE VUAJTUR PERSE NUK I SHIKONI POLITIKANET SHQIPTAR SI ME TE SHEMTUAR NE BOT.

te pakten na bini ndonje foto ti shohim

KOMENTI JUAJ

 

Zbulohet jeta e Mesidës në Suedi e Belgjikë

BIG BROTHER / Historia e dashurisë së Mesida Lleshit, jeta...

Qyteti i dijes dhe... i hashashit

Droga në Qytetin Studenti. Errësira që stimulon shitjet e kësaj...

Letrat e lexuesve
 

VIDEOT E FUNDIT

Personat me aftësi të kufizuar në grevë urie

Vazhdon greva e urisë se personave me aftësi fizike të kufizuar. Para dhe tetraplegjiket kane hyrë në ditën e pestw...

Seks në këmbim të punës, shkarkohet Pango

Skandaleve të shumta të ministrave të kabinetit "Berisha", iu shtua mbrëmë edhe skandali seksual i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj