|
|
Autoriteti ka nisur një hetim në tregun primar dhe sekondar të bonove të thesarit
Hetimi po kryhet për të vërejtur nëse ka kufizim të konkurrencës, nga një ose disa banka
Tregu i bonove të thesarit po i nënshtrohet një hetimi nga ana e Autoritetit të Konkurrencës. Ky institucion pritet të dalë me një vendim shumë shpejt rreth tregut të shitjes së bonove të thesarit.
Gjatë vitit 2008, ekspertë të Konkurrencës nisën një hetim, i cili po vazhdon edhe gjatë këtij viti, ku po monitorohet sektori bankar, për të parë nëse ka kufizim të konkurrencës, si pasojë e veprimeve të një ose disa bankave në këtë treg.
Qeveria merr borxh, duke emetuar letra me vlerë, të njohura si bono thesari, shitja e të cilave realizohet në formën e ankandit nga Banka e Shqipërisë, që luan rolin e organizatorit.
Në garë hyjnë bankat dhe individët, të cilët paraqesin ofertat e tyre. Ankandet e bonove të thesarit realizohen çdo muaj dhe qeveria emeton letra me vlerë me afat tre muaj, gjashtë muaj dhe një vit.
Nën hetimin e Autoritetit të Konkurrencës, është edhe tregu sekondar i bonove të thesarit.
Në tregun sekondar, blerja e borxhit të qeverisë nga aktorët të tregut, të cilët mund të jenë institucione financiare, kompani sigurimesh, apo individë, nuk kryhet direkt në ankand, por në sportelet e bankave të nivelit të dytë, të cilat i kanë blerë gjatë ankandit dhe i shesin këto letra me interes më të larë, duke përfituar, në këtë mënyrë, diferencën mes interesit që e shesin për të tretët, me interesin që i kanë blerë këto bono në ankandin e organizuar nga Banka e Shqipërisë. "Në tregun sekondar vërehet dukuria e informacionit asimetrik.
Në vazhdim të procedurave, në zbatim të ligjit "Për mbrojtjen e konkurrencës", Komisioni i Konkurrencës vendosi vëzhgimin e kujdesshëm mbi praktikat antikonkurruese, që mund të vërtetohen në sjelljen e operatorëve në tregun përkatës",- citohet në raportin vjetor të AK-së.
Mielli
Një hetim i theluar nga Konkurrenca është ndërmarrë në tregun e importit të grurit dhe prodhimit të miellit.
Në raportin e saj për vitin 2008, Autoriteti i Konkurrencës deklaron se, gjatë këtij viti, nisi një hetim, pasi mediat lajmëruan për rritjen e çmimit të bukës. Ky treg, fillimisht, iu nënshtrua një hetimi paraprak dhe, bazuar mbi raportin e këtij hetimi, Komisioni i Konkurrencës vendosi në tetor të vitit të kaluar hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve importuese të grurit dhe prodhuese të miellit, për periudhën janar 2005-31 gusht 2008.
Në raport thuhet se procedurat e këtij hetimi pritet të dalin shumë shpejt gjatë këtij viti, por Autoriteti do të ftojë në seancë dëgjimore palët e interesuara, për të marrë më pas vendimet përkatëse.
Prodhuesit e bukës deklaronin një vit më parë se çmimi i miellit dhe mungesa e energjisë ishin shkaktarët për rritjen me 10 lekë të çmimit të bukës.
Ndërkohë, gjatë pjesës së dytë të vitit të kaluar, çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare ka pësuar ulje, ndërsa furnizimi me energji ka qenë i vazhdueshëm, por këto nuk u reflektuan në uljen e çmimit të bukës në vend.
ALUIZNI publikon axhendën e shpërndarjes së lejeve. Datat për banesat dhe shtesat pa leje, në të gjithë vendin Pas legalizimit...
Muaji shkurt ka shënuar inflacionin më të ulët në dy vitet e fundit. Edhe pse çmimet mujore kanë pësuar një...
Lajmet 11 mars - Ora 16 -
data/11-03-2009
Lajmet 11 mars - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 11 mars - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Po cfare kuptimi ka krijimi i nje tregu secondar nese ai treg nuk do te lejohet te vendose cmimet te ndryshme nga tregu primar? Nese tregu primar dhe ai secondar do te kishin te njejtin cmim atehere si jane keto trege te ndryshem nga njeri-tjetri? Kudo ne bote ai qe merr persiper rriskun me ane te aksioneve te medha dhe me pas i shet ato aksione ne pjese me te vogla do te kete nje marzh fitimi sepse per ndryshe nuk do ta kryente ate rol duke rezikuar kapitalin e vet. Pra ka treg shumice dhe treg pakice. Tregu pakices gjithnje do te kete cmime me te larta perndryshe nuk funksionon i gjithe sistemi i tregut.