|
|
TIRANË- Një vit pas tragjedisë së Farkës, familjarët dhe të afërmit përkujtojnë 16 viktimat që humbën jetën në ujin e liqenit. Lule, vaj e lot në kujtim të ngjarjes së rëndë ndodhur një vit më parë në këtë liqen. 16 persona gjetën vdekjen, pasi barka me të cilën do të dilnin në breg në anën tjetër u përmbys, si pasojë e mbingarkesës.
Nga gjithë ata që ishin brenda saj, mundën të shpëtonin vetëm katër vetë. Viktimat ishin bashkuar në një gëzim familjar, ditëlindje në një restorant në Farkë, dhe pasi kanë darkuar kanë marrë barkën për të kaluar në bregun tjetër.
Sipas hetimeve, barka nuk mund të mbante më shumë se 7 pasagjerë dhe mbingarkesa shkaktoi mbytjen e familjarëve, mes tyre edhe fëmijë.
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama i ka kërkuar sot Kryeministrit Berisha të kërkojë falje publike për skandalin Pango...
LEZHË- Një tjetër rast abuzimi seksual me minorene dhe një tjetër i ri i vënë në pranga. Historia është përsëritur...
Lajmet 06 mars - Ora 15 -
data/06-03-2009
Lajmet 06 mars - Ora 14 -
data/30-08-2008
Lajmet 06 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ