|
|
Shqiptarët e tranzicionit janë ngopur me premtimet e pambajtura elektorale. Edhe qeveria e tanishme nuk bëri përjashtim: në fillim të mandatit, në korrik 2005, premtoi se do ishte "qeveria e shërbimit dhe shërbesave", se "do të luftojë korrupsionin me zero tolerancë", se "shqiptarët në zgjedhjet lokale, tetor 2006, do të votojnë me karta biometrike".
Sot, në fund të mandatit katërvjeçar, të gjitha këto premtime nuk janë mbajtur. E pafalshme është mospajisja e shqiptarëve me letërnjoftimi jo vetëm për votimet e 28 qershorit, por dhe aktivitetin e tij të përditshëm në zyrat e shtetit, ambasadat e huaja, biznes, etj. Sot, në radhët përpara minibashkive, qytetarët pyesin:
Pse u zvarrit ky proces për katër vjet, pa asnjë shkak madhor, dhe tani shtyhemi këtu në radhë sepse "po skaduaka koha"? Kjo manovër, për mendimin tim, ka një qëllim: manipulimin e votës së qershorit.
Vonesat dhe koha që të ha procedura, janë skandaloze. Duhet të jesh i papunë dhe të kesh nerva çeliku, që të mund të përballosh gjithë procesin.
Qytetari, në fillim duhet të shkojë në zyrën e postës, të presë në radhë për të paguar lekët e kuponit. Pasi e merr atë, nis një kalvar tjetër pritjeje, në minibashki. Radhë e gjatë e papërballueshme edhe aty.
Radhët, shpenzimet dhe torturat, pesëfishohen për shqiptarët emigrantë, ata janë të detyruar të paraqiten në atdhe për të aplikuar e për t'u pajisur me këto dokumente.
Dështon koncerti i programuar nga qeveria, me rastin e ditës...
Vazhdon greva e urisë se personave me aftësi fizike të...
Lajmet 10 mars - Ora 15 -
data/10-03-2009
Lajmet 10 mars - Ora 14 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 mars - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Mund te me spjegoni te lutem Ne qe jemi me pashaport amerikane duhet te bejme Karta indentiteti .Ju lutem mund te kem nje pergjigje per pyetjen. Dhe dua te them kam nje vajze ne shqiperi dje e mori karten e indentitetit dhe shoqja qe punonte tek Mine Peza lagja 4 ja dha por vajza ime m etha se ne fund ku vendoset firma i ka dale vetem emri dhe jo mbiemri Pastaj ne moment vajza ime i thote Zonjes ajo i thote nuk ka asnje gje se nuk do te futeshper lotari i bie qe vajza ime te paguaj prap apo e sorollat lagja per leke nuk e di si mund te bej vajza ime se i duhet te udhetoje per jasht shtetit.Si mund te udhetoje vetem firma eshte vetem emri ku mbiemer ska sepse Zonja e lagjes 4 thote nuk kishte vend per Mbiemrin Une e di qe mbiemri eshte shume me rendesi. Ju lutem ku mund te gjej kete pergjigje ju lutem Gazeta shekulli si mund te mare nje pergjigje se jam ketu ne USA.