|
|
Politikë në tragjedi
Meta u flet grevistëve të urisë në Shkodër për "klanin e Koços" dhe "rënien e Dokles" (!)
Ata na buzëqeshin përditë nga ekranet, me fytyrat e ndritshme prej shëndetit dhe kostumet e shtrenjta. Nuk është çudi, që, po t'ua përmendësh tashmë 9 janarin, do mbledhin buzët e do thonë: "Bah, akoma ju me këtë histori...".
Po, zonja dhe zotërinj të votuar nga shqiptarët, sigurisht që akoma. Kanë pesë vite familjarët e viktimave të 9 janarit që përballen me mashtrime, indiferentizëm, përçmim, (nga gjyqi i zhvilluar në Vlorë i nxjerrin jashtë). Dyert e institucioneve shtetërore u përplasen në fytyrë. Individë të veshur me pushtet në kohën e tragjedisë apo edhe sot, i kanë quajtur viktimat "trafikantë".
Tashmë së fundmi, të lodhur nga gënjeshtrat, disa të afërm të të zhdukurve që akoma nuk kanë një varr, kanë hyrë në grevë urie. Pranë vendit ku qëndrojnë pa ushqim, kanë vendosur arkivole bosh. Nuk kanë motive politike dhe as ekonomike. Kërkojnë drejtësinë e munguar, duan eshtrat e të zhdukurve. 28 jetë (27 ishin nga zona e Shkodrës) mori ajo tragjedi.
Pushteti i sotëm, atëherë në opozitë, premtoi shumë asokohe. Kurse sot fshihet brenda makinave të luksit me targa Z apo nëpër zyrat e paarritshme komode me orendi, roje e sekretarë të paguar nga shqiptarët.
U bënë 5 vite që familjarët e viktimave të Karaburunit kërkojnë drejtësi. 5 vite të gjatë që presin.
Presin që dikush t'u thotë se si ishte e vërteta, që dikush nga politika të ketë kurajën të kërkojë falje. Më e rëndësishmja, duan të dinë nga shteti që paguajnë se ku janë trupat e tetë të zhdukurve.
Ka qenë një gomone e dytë atë natë tmerri. U gjet katër orë pas të parës. Kishte njerëz edhe aty. Kishte shqiptarë, nga ata për të cilët politika kujtohet vetëm në fushata elektorale. E trishtë, shumë e trishtë, të vëresh sa hapur shfaqet pacipëria.
Shkaktarja, bëhet papritur edhe përfituesja.
Dje, pranë këtyre grevistëve erdhi z. Meta. Dhe është gati e pabesueshme ajo që tha e bëri aty zotëria nga Tirana.
U kujdes që të thoshte para kamerave që, "Berisha e Dokle duhet të ikin nga pushteti" (!), që "buxhetin e Bashkisë së Tiranës e ka bërë Kokëdhima", (!) që LSI-ja do fitojë zgjedhjet, etj. Madje, me ose pa dashje, "ngatërroi" dhe emrin e Kryeministrit shqiptar të kohës së tragjedisë, (tha Majko e në fakt ishte Nano).
Zoti Meta, si gazetare prej dekadash në Shkodër, po ju them se dëshmuat paturpësi deri në cinizëm.
Nuk u duhen atyre tre fatkëqijve as Berisha, as hallet e partisë tënde, e as buxheti i Tiranës. U kujdesët të përfitoni nga kjo tragjedi si të tjerët, duke u tallur me tre të dëshpëruar.
Ata tentonin të flisnin me ju për trupat e zhdukur të fëmijëve të tyre dhe ju ktheheshit nga kamerat për të sharë Ramën, Berishën, apo Koço Kokëdhimën.
Sjellja juaj është edhe më e rëndë se sa indiferentizmi që të tjerët kanë dëshmuar për 9 janarin këto 5 vite.
Është më e rëndë se humbja e shpresës, pasi për ne shkodranët, tallja rëndon më shumë. Ju ikët duke lënë pas deklarata fushate pa lidhje me problemin e grevistëve.
Thatë që do të bëni edhe protesta. Po ju bëj një pyetje. Pse tani? Ku ishit këta 5 vite të gjatë? Pse nuk keni ndikuar për ta zbardhur këtë ngjarje? Zoti Meta, zgjodhët vend të gabuar për të nisur fushatën tuaj elektorale. Shfrytëzuat fatkeqësinë e prindërve.
Ata janë njerëz të thjeshtë. Mësoni prej tyre, t'i edhe gjithë të tjerët në politikë. Mësoni se sa fisnikëri arrin të gjejë njeriu edhe në dhimbje. Me ndershmëri e bujari, ata dinë të nderojnë këdo, pavarësisht nga qëllimet e tyre të lexueshme.
*Autorja është korrespondente e shtypit në Shkodër
Dështon koncerti i programuar nga qeveria, me rastin e ditës...
Vazhdon greva e urisë se personave me aftësi fizike të...
Lajmet 11 mars - Ora 16 -
data/11-03-2009
Lajmet 11 mars - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 11 mars - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
bravo moj burazerke!.me te vertete jam plotesisht dakort per c'ka shkruan me lart!! njerez te mjere,ku e besoj me gjithe shpirt qe nje here nuk e kane mbyllur syne e te flene te qete...kaluan muaj me radhe,kaluan vite!.edhe une qe po komentoje shkrimin tuaj jam pothuaj i njejte me ata prinder qe sot jane ne greve,e qe nuk kerkojne gje tjeter vec kockat e femijeve te tyre,prane familjes,te pakten te kene mudesine ti qajne e te'shplodhen'shpirterisht!!edhe mua 4 njerez te aferm mi hengri deti,e sa e sa te tjere e qe akoma kockat e tyre'lundrojne' ne det..e kujt i behet vone?!atyre te pisteve me targa'z' e me kostume luks?..jo more mik,jo! thika ther e gris vetem zemren e atyre qe e kane hallin!!ndersa 'ata' avazin e tyre do te kene gjithmone,do ti hedhin fajin njeri-tjetrit,do shajne kundershtaret'sidomos tani ne fusheten elektorale],do perdorin fjalet me te pista[si fytyrat e tyre],me qellimin e vetem te genjejne njerezit e tu'vjedhin' voten...e c'fare na ngelet ne te thjeshteve? vetem ti lutemi zotit qe te mos na' zere', se per ndryshe mjere ai qe do ta vuaj.....respekt k.t
A thua mund te kuptoje gje z. Meta nga keto qe shkruani ju ? Per te ndjere as qe behet fjale pasi ky lloj spurdhjaku eshte shtruar kembekryq e si ushunjse e pangopur vetem gllaberon cte kete perpara. Qenie te pafe e kelyshe komunistesh, nga i pari deri tek i fundit, keta nuk pushojne po nuk i pushuam. !!!!!
qeverite mbajn pergjegjsi kur kane zyrtarizuar nje kompani udhetimesh e ketyre kompanive i ndodh nje aksident nga gabimet teknike.
ne se psh kjo kompani transporton njerez me mjete qe nuk plotesojne standarte teknike athere shteti ka pergjegjsi se pse kontrolli i ketij shteti lejoj kompanine te beje transport njerzish me keto mjete.
ne rastin qe debatohet kemi te bejme me njerez ne mosh te pjekur qe pa e pyetur shtetin bile fshahtas shtetit dalin e i gjejne vete format e pa zyrtarizuara e te pa licensuara te udhetimit sikurse jane skafet e barkat e trafikanteve mafioze.
Prandaj familjaret e ketyre fajtoreve sepse jan fajtore e shkeles ligji nuk kane se cfar ti kerkojne asnji shteti e asnji qeverie per pasojat te cilat vet i kerkuan.
shko ne tragetin e linjes or zotni sepse ka nje kompani serioze te licensuar qe e kryen transportin te cilen e kontrollon auteriteti portual i specializuar ne kte profil.
ne se me kto kompani ndodh nje tragjedi athere i drejtohesh qeverrive e kerkon llogari.
me nje fjale keto muhabete nuk kan llogjike e smund ti akuzojme qeverite si fajtore.
Jo po pse nuk coj dokle apo majko apo nano apo berisha anijet e ndihmes se shpejte.
pse kush eshte Shqiperia qe paska mjete te fuqishme me perballue fortunalet ne det.pse nuk jan bij nenash ekuipazhet e mjeteve te shtetit qe te rrezikojne per budallakine e te papergjegjshmeve te cilet nuk i than shtetit, o shtet ne po nisemi eja na ruaj mos na ndodh gje. jo ti zoteri ike si hajdut e i mban vete pergjegjsite.
Ju falemnderit gazetare Anila Dushi!
Ju keni bere detyren si nje profesioniste e denje e gazetarise, po dhe si njeri, qe nuk e duroni, por e denonconi pafytyresine e Ilir Metes, te ketij palopolitikani te dale jashte mode qe prej kohesh, te nje i thençin politikan, qe me paturpesine e nje ordineri te kudogjenduar, vazhdon te reklamoje ambicjet e tij personale ndaj njerezve te ndershem, qe spekullon mbi varferine e fatkeqesine e te tjereve.
Ne kesi rastesh populli ka perdorur nje shprehje, qe mire eshte ta dije dhe ta mbaje mend gjithekush qe abuzon mbi besimin e ndershmerine dhe ndjenjat e njerezve te thjeshte. Ai thote “Harram e paç besimin qe te kam dhene”, “njeri qe te ha buken e te perbys kupen” e plot te tjera therese, pej te cilave dhe mallkuese, qe s’me ben dora te hedh per njeri kushdo qofte ai.
Iliri eshte nje bukeshkele, jo vetem ne planin partiak, por, me keq akoma ne ate njerezor.
Le te shkoje kushdo qofte ne Skrapar, ne ate vend te rrenuar, me keq se c’do krahine tjeter, nga pakudesia e nga mungesa e nje dore perfaqesuese, te nje deputeti qe populli i kishte dhene voten, por Meta gjate nje periudhe te gjate 16 vjeçare nuk i dha asgje asaj popullsie. Ai s’beri tjeter vetem u pasurua, krijoi nje klan me badaçinj te pasuruar dhe futi perçarjen midis atyre njerezve mirebesues. Kurse tani shkon edhe ne Shkoder dhe kudo tjeter te paraqese veten si shpetimtar nga varferia, vetem e vetem per fronin e kryeministrit.
Ky dhe te tjere fallsifikatore si ky duhen denoncuar, qe populli te njohe te verteten, per te cilen ka nevoje dhe te mbaje qendrim.
Bashkohem plotesisht me Ju.