|
|
SARANDË- Policia ka ndaluar sot shtetasin Miliano Bitri 34-vjeç, nën akuzën e kanosjes me armë dhe rrahjes. Ky shtetas është denoncuar nga bashkëfshatari i tij në Lukovë, Zenel Velaj. Mësohet ata kanë pasur konflikt pronësie.
Sipas burimeve policore, Bitri i kap në flagrancë, pas konflikti me komshiun e tij që e denoncoi. Pas një zënke Bitri ka shkuar në banesën e Velajt dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri, më pas e ka goditur atë me grushte. I dëmtuari ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje, duke i vënë pranga Bitrin i cili po tentonte të largohej nga fshati. Sipas burimeve policore shkak i konfliktit ka shërbyer një grindje për shkak pronësisë së pretenduar nga dy palët.
TIRANË- Ministria e Arsimit deklaron se 3000 mësuesit që kalojnë provizor në punë përfitonin nga kontrata njevjecare më shumë se...
SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar sot fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por...
Lajmet 04 mars - Ora 13 -
data/04-03-2009
Lajmet 04 mars - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 mars - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
KOMENTI JUAJ