Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Kushtetuta e Shqipërisë, tani ngjyrë blu

FEJZI BRAUSHI | 12/03/2009 | Lajm i fundit | komentet 8 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Rregullorja e Kuvendit ndryshojnë përsëri. Por ndryshimi kësaj here nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por me formën e këtyre dy dokumenteve tepër të rëndësishëm, njëri për funksionimin e gjithë institucioneve në Shqipëri dhe tjetri për funksionimin e legjislativit shqiptar. Kur i kanë mbetur edhe tre muaj nga votbesimi popullor në zgjedhjet e 29 qershorit, Partia Demokratike ka nxituar që të shfrytëzojë pushtetin për të lënë gjurmën e saj edhe në ligjin themeltar të shtetit dhe "biblën" e Kuvendit, duke futur në to një nga simbolet e saj më të dukshme, ngjyrën blu. Kështu, këto dy dokumente nuk do të jenë më të veshura me kopertinë me ngjyrën e flamurit kombëtar, por me ngjyrën blu të flamurit të Partisë Demokratike.
Kushtetuta
Gati 10 vjet pas miratimit të saj, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk do të jetë më ashtu siç njihet nga gjithë shqiptarët, pra me ngjyrë të kuqe. Qeveria ka shfrytëzuar ribotimin e saj të parë pas ndryshimeve të ndodhura gjatë marsit të një vit më parë për ti ndryshuar edhe fytyrën. Dje Kuvendi i Shqipërisë është furnizuar me Kushtetutën e re me ngjyrë blu, e cila do tu shpërndahet më pas deputetëve dhe administratës, si dokumenti me të cilin do të punohet që këtej e tutje. Megjithatë burime pranë Kuvendit bëjnë të ditur se ndryshimi i ngjyrës së këtij dokumenti nuk ka të bëjë me ngjyrën e flamurit të Partisë Demokratike, por me ngjyrën e flamurit të familjes së madhe europiane. Të njëjtat burime konfirmojnë se është një nismë për ta bërë atë një dokument që t'i përshtatet zhvillimeve të demokracisë dhe të justifikojë ambicien e shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Ribotimi i Kushtetutës u bë i detyrueshëm për shkak të nevojës për të reflektuar në të ndryshimet që iu bënë vjet gjatë muajit mars, ku u sanksionua sistemi zgjedhor proporcional-rajonal, kufizimi i mandatit të prokurorit të përgjithshëm apo edhe zgjedhja e presidentit të republikës me shumicë të thjeshtë votash.
Rregullorja
Pothuajse me të njëjtin format dhe me të njëjtën ngjyrë është ribotuar kësaj here dhe Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë. Edhe ajo, ashtu si Kushtetuta, kopertinën e ka pasur të kuqe, ndërsa botimi i ri është ngjyrë blu. Edhe për ndryshimin e paraqitjes së këtij dokumenti është dhënë i njëjti argument si dhe për kushtetutën, pra për ta veshur atë me ngjyrën e flamurit të Bashkimit Evropian. Megjithatë një argument i tillë duhet të jetë një justifikim i këtyre veprimeve, pasi më parë mazhoranca ka veshur me blu edhe sallën e re ku jep konferencat për shtyp kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ndërsa nuk mundi të ndryshojë dot sallën tjetër të konferencave të ngritur gjatë qeverisjes së socialistëve. Edhe ribotimi i Rregullores së Kuvendit u bë i detyrueshëm pas ndryshimit që ju bënë asaj gjatë verës së shkuar, në nenet që kanë të bëjnë me procedurën që duhet ndjekur për kandiadurat që vijnë nga Presidenti për anëtarë të institucioneve kushtetuese.


 

8 KOMENTE

E bene qe e bene,ta kishin bere dhe flamurin blu, dhe ne vend te shqiponjes te vene koken e Berishes me dy briret e djallit ne koke!!
Do i shkonte shume per shtat ky flamur tranzicioni Shqiperise!!!

Sapo degjova SHOKUN FATOS NANO duke na mesuar e dhene mend
Eshte i madh dhe burre shteti,Tha :Une flas edhe duke heshtur (njesoj si paguhet pa punuar. Nese kam ndonje verejtje per Jozefinen e kam vetem per rrogen e Tosit.Mire bejne t'ja dergojne ne Vjene,mos ta mundojne ta marrin ketu)
A ju kujtohet kur Tosi ishte Kryeminister e Kryetar Partie fliste e fliste dhe vazhdonin me muaj analistet neper TV duke pyetur:C'tha more???
Plus kesaj sot e mora vesh qe eshte bashke me Ilirin ne pozite pasi te dy sulmojne opoziten

More truthare! Injorante dhe provinciale!
Po cfare e dini ju popullin more? Kaqol si ju?
A i keni pare sesi i kane ngjyrat emblemat dhe stemat e shteteve te civilizuara?
I KANE NGJYRE GRI.. GRIIIIII!
Pra as te kuqe e as blu, as te bardha e as jeshile. More bashibozuke dhe superkomunista!
GRI. GRI .GRI.
Hajduter! Edhe ke tenderi i dy kopertinave ju ka vajtur mendja!!!?
Do zoti porosisni ke Armani a ndonje tjeter edhe breke per deputete ngjyre blu.
Po mos haroni edhe pampersat blu?! Do ju nevoiten shume shpejt!

Mos ju duket çudi.Një ditë z.Sali mund të dalë me idenë e flamurit shtetëror.Se siç e dini shqipëtarët e Kosvës kanë atë kombëtar dhe atë shtetëror.Pse mos jemi edhe ne me dy fLamurë: shtetërori të jetë blu me siglën e PD-së.

Flamuri i Kosoves me gjashte yje blu dhe te barabarte, dmth shqiptaret te barabarte me arixhijte, romet dhe serbet kur jane 90% te popullsise, kur Bashkimi Europian te shperbehet prape, Kosova behet pjese e Serbise, edhe Shqiperia blu kushtetuten, te verdhe stemen e republikes etj, dmth nuk paraqet flamurin kombtar, stema erepublikes paraqet turkun etj. Shiko çfare bejne "udheheqesit" shqiptare. Ata jane tradhetare te ketij kombi hapet. Ne dore te tyre eshte kombi tani. Fatkeqesi bashke me Fatos Pangon qe na del e nuk e di çfare thote ne televizion. U shuani rracen ketyre njerzeve te felliqur se po na felliqin te gjitheve!

Kopertina e nje libri nuk ka rendesi fare varet se car ka ne te kush do qe te bej komente per ngjyra vetem tregon injorancen e tij.

ju ja fusni kot fare.UDHEHEQESI I MADH tani po shqyrton probleme shume te thella,po vret mendjen dhe se shpejti do gjeje edhe zgjidhjenSE SI TE ZHDUKE FARE NGA FAQJA E QIELLIT GJITHE ATA YJE!!!Sepse jo vetem qe jane simbol i KOMUNIZMIT por ...edhe pse kane ate emer...Ja,kete ka PANGO,me falni,PENG Kyeministri yne i pagjume...

Me keto lajme ju beni sic beri Refiku te skeci SHKODRAN! Nuk e ftuan ne dasem dhe dergoi djalin, u beri nje pyetje dhe dasma u prish nga diskutimet e nxehta pa buke! Ta bejne si te duan kopertinen! Cfare do shkruajne brenda???! Permbajtja, jo forma! ;)

KOMENTI JUAJ

 

Prokuroria kërkesë Kuvendit për imunitetin e Nikollaq Neranxit

TIRANË-Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, heqjen e imunitetit të deputetit Nikollaq Neranxi. Kërkesa vjen një vit pasi,...

PS, Kodheli: Berisha deklaroi qartë bashkëpunimin me Metën

TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar sot pas deklaratave të kreut të qeverisë dhënë mbrëmë gjatë një interviste televizive, duke i...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj