Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Sarandë, eksploziv në bllokun e pallateve

Shekulli Online | 04/03/2009 | Lajm i fundit | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

SARANDË- Një shpërthim tritoli është dëgjuar fuqishëm në qytetin e Sarandës. Incidenti ndodhi në lagjen "Kodër" të qytetit, por siç mësohet nga policia nuk ka të lënduar.

Po të njëjta burime konfirmojnë se sasia e eksplozivit, mendohet të jetë rreth 100 gram. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkaktuar një gropë të thellë rreth 15 cm dhe dëme të konsiderueshme në disa apartamente të pallateve.

Ekspertë të policisë së Sarandës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nisur menjëherë hetimet por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit, dhe shkaku i vendosjes së eksplozivit.

Pista më e mundshme e hetimit mbetet, hakmarrja ndaj pronarëve të disa bizneseve që banojnë në këtë bllok pallatesh.


 

1 KOMENT

Kemi shpesh lajme te tilla per eksploziv apo veprime terroriste ne vendin tone dhe shyqyr nuk kemi viktima. Kjo te ben te mendosh pak me thelle. Si ka mundesi? Me duket se shume njerez apo mjete informacioni jane te interesuar te jepen lajme te tilla te qellimeshme edhe pa qene te verteta ose jo te asj kategorije sic i cilesojne si e si qe te krijohet imazhi i nje vendi jo stabel dhe me prirje terroriste.

KOMENTI JUAJ

 

Skandali 'Pango', Braçe: Prokuroria të nisë hetimin

TIRANË- Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka kërkuar sot nga prokuroria nisjen e hetimeve të menjëhershme për skandalin...

Moti i keq, pezullohet puna në Portin e Vlorës, probleme në Durrës

VLORË- Moti i keq me erë të forë dhe reshje ka krijuar probleme të shumta në portin e Vlorës. Për...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj