Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Sulmi terrorist në Pakistan trondit botën e sportit, anulohen ndeshjet

Shekulli Online | 04/03/2009 | Nderkombetare | komentet 6 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Policia në Pakistan është vënë në gjurmë të personave të armatosur që sulmuan në qytetin Lahorë ekipin e kriketit të Sri Lankës.
Personat e maskuar hapën zjarr mbi një mikrobuz, në të cilin ishin sportistët dhe dy makina shoqëruese të policisë.
Gjashtë policë pakistanezë dhe një shofer u vranë, ndërsa tetë pjesëtarë të ekipit të Sri Lankës u plagosën. Dy prej sportistëve po kurohen në spital. Sulmi erdhi nga dy drejtime pas lëshimit të një granade dore.
Sulmuesit që dukeshin në të njëzetat, u larguan me shpejtësi. Shefi i policisë në Lahorë tha se ata dukeshin të stërvitur mirë.
Ndërsa guvernatori i provincës, tha se ata kishin përdorur të njëjtat taktika që u përdorën në sulmet e Bombejit në muajin nëntor.

Sulmi anulon ndeshjet
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, e dënoi sulmin, homologu i tij nga Sri Lanka e cilësoi atë sulm frikacakësh, ndërsa India u shpreh e shokuar për atë që kishte ndodhur.
Këshilli Ndërkombëtar i Kriketit (ICC) thotë se ka pak gjasa që në Pakistan të luhen në të ardhmen takimet ndërkombëtare.
Duke folur gjatë një konference për shtyp në Londër, shefi ekzekutiv i ICC, Haroon Lorgat, tha se deri tani sportistët e kriketit nuk ishin parë si shënjestër sulmesh, por tani situata kishte ndryshuar.
Këshilli Ndërkombëtar i Kriketit është duke shqyrtuar me urgjencë nëse Pakistani duhet të jetë bashkëorganizatori i Kupës së Botës në këtë sport, pas anulimit të turneut nga ana e Sri Lankës.
Ndeshjet për Kupën e Botës pritet të fillonin në mbarë katër vendet e Azisë Jugore, përfshirë edhe Pakistanin në 2011.
Ministri pakistanez i Informacionit, Sherry Rehman, tha se sulmi ndaj disa lojëtarëve të ekipit nga Sri Lanka kishte dëmtuar aftësinë e vendit, për të marrë pjesë në një sport, për të cilin vendi i tij është i apasionuar.
Australia ka refuzuar të dërgojë një ekip në Pakistan, ndërsa Sri Lanka ndodhej në Pakistan për të mbushur vendin bosh të lënë nga India, e cila ka refuzuar të marrë pjesë në këtë turne.

 

6 KOMENTE

Dhe luftrat nuk kane te mbaruar edhe ne kete shekull te ri.

Ja ktheu borxhin India.

rrace muti keta myslimanet. mendjen veq per lufte e kane, ose ma mire me vra. kujtojne se shkojne ne parajse tu marr jet njerezish. su kush i ka genjy!!!!!!!!!!!

o edison, po ti po c'nderon veten tende, e po fyen "fene" tende, apo je pa fe fare. Mos u merzit, se do te shperblehesh per fjalet e tua te peshtira. Per ty eshte gjynah qe flet shqip, eshte gjynah qe buken e kesaj Toke. Katil, enverist, ateist, edpesyz. S'po te them shejtan, se je te kaluar shejtanit. Injorant i pa fe. Ja nje shembull E TE KEQES SE MADHE, qe sa mund te jene si ky bastardh i keq qe na sjellin vetem deme ne vend.

Ja prap ky nasa me Enverin. E bela e madhe me kete njeri qe e ka kapur me Enverin. Po pse vetem feja myslimane qenka ne Shqiperi o nasa. Vetem duke kritikuar mbete. Ik tani se dhe komenti jot nuk eshte me lart se ai i Edison prandaj mos gri kot.

shoku petrit, e di se ty te djeg miza nga nje cik. Se ty te ka pelqy me jetu si kafsheri ne kohen e enverit tend, tu i marre ere "mjaltit" se ndoshta s'te ka taku te shijosh ndopak prej tij. O petro, meso nje gje qe edhe ai populli ne mesin e te cilit po jeton e dijne shume mire: Respekto fene e tjetrit se ke respektu fene tende. Por me njerez te pa fe si ti (ateist enverian) nuk kemi nevoje te ndotim gojen, se nuk ja vlen. Zoti te meshirofte e shef edhe per ty. Paq shendene, e mos te dhimbset izoluesi qe na izloj, mashtruesi qe na mashtroj, vrastari qe na vrau, hajduti qe na vodhi lirine. Por duke qene se enveri krijoj "petrita" me koke boshe si ty atehere,,, FATKEQSI, qe edhe Amerika te mban aty.

"ne po shkruajme ketu e s'e dime me te vertete se me ke e se si sillen disa komentuesa. Ndoshta i marrin gjerat per loje, se Shqiperise ja kane bere me nderen qe me kohe. E mjera Shqiperi per keshi mentalitetesh skizofrenuese e perverse alla petritshe.........

KOMENTI JUAJ

 

Takimi i NATO-s: Konferencë për Afganistanin në fund të muajit

Ministrat e Jashtëm të NATO-s ranë dakord të rifillojnë bisedimet me Rusinë, megjithë mosmarrëveshjet që kanë. Po dje, SHBA propozuan...

Kriza, Kina në vitin më të vështirë në historinë moderne

Kryeministri kinez, Uen Xhiabao, ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë më i vështiri për Kinën në kohët...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj