|
|
5 KOMENTE
|
SHARE
|
-
+
Politika shqiptare të mos merret me togfjalëshin bosh, "integrim në BE". Për më tepër, kemi që në vitin 1992, që e dëgjojmë këtë gjë dhe akoma vuajmë si qentë nëpër mure ambasadash.
Integrimi në BE nuk është qëllim, është vetëm një mjet. Hë për hë, shteti shqiptar ka vetëm një detyrë: TË HAPË VENDE PUNE !!! Shteti, po të punojë që të hapë vende pune, nuk do kishte gjithë këtë kriminalitet në Shqipëri.
Të rinjtë me çfarë merren? Shikojnë për të shitur ndonjë gram drogë, të vjedhin, të rrihen pas vajzave, etj., pra të gjitha veset e këqija, sepse MUNGON PUNA.
Ku ka papunësi, ka fukarallëk, ka injorancë dhe ka, sigurisht, kriminalitet. Kështu që mos presim që në Shqipëri do ndryshojnë shumë gjëra, për sa kohë papunësia është në kulmin e saj.
Apo mos duhet të quajmë si sukses faktin që "po aplikojnë për në BE"?
Po ç'janë këto broçkulla? Këto mund t'i hajë ndonjë mjeran i paditur, por jo të tjerët.
Për të aplikuar mund të aplikojë edhe Afrika e Jugut.
Puna është të pranohesh në BE. Kur të tërë (Çekia dhe Anglia, sidomos) po thonë se ftesa nuk ka për t'u mirëpritur, shanset janë të pakët.
Po ashtu, në kushtet kur papunësia po rritet dita-ditës në tërë botën, kur vendet e Lindjes janë në borxhe deri në grykë dhe në Perëndim po tremben se mos duhet t'ua paguajnë ata këto borxhe, asnjë qeveri në vendet ekzistuese të BE-së, nuk mund të bindë publikun e vet se pranimi i vendeve të tjera është në dobi të tyre.
Ata janë bërë pishman edhe për Hungarinë dhe jo më të kenë me qejf pranimin e Shqipërisë.
Përfundimi im: qeveria kërkon t'u mbyllë gojën shqiptarëve para zgjedhjeve. "Shikoni, ne përfunduam premtimet tona dhe tani jemi zyrtarisht vend kandidat për në BE..."
Shembull ky, që tregon sesi interesa madhore kombëtare merren nëpër këmbë, për të mbajtur pushtetin në Shqipëri.
Dështon koncerti i programuar nga qeveria, me rastin e ditës...
Vazhdon greva e urisë se personave me aftësi fizike të...
Lajmet 10 mars - Ora 15 -
data/10-03-2009
Lajmet 10 mars - Ora 14 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 mars - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
po poppulli yne si idjot qe eshte do ta haje se i pelqen te shullohet ne diell e te enderroje se pune ne shqiperi ka sa te duash po te rinjte tane duan te tere te behen bosa ne dy dite
sa toka jane lene bjerre ne shqiperi vetem se jemi dembela dhe mbi te gjitha mendjemedhenj e pordhace
Good Job.
I am proud of you.
Hapni syte more te mjere se Sali Berisha eshte mashtrus the hajdute.
kur i beri pyeteje blendi fejziu lulzim bashes
se cfare ka pozitive BE pervec levizjes se lire?
ka te mire tha se levizim lirshem ,ngrihen standartet e jeteses se popullit,rriten standartet neper shendetesi,arsim, kudo ne cdo fushe.por c eshte me e rendesishmja nuk e tha qe duhet ne D M TH SHTETI SHQIPETARE te arrijme keto kushte para se te na fusin ne BE
ok i tha blendi do punoje francezi,gjermani qe te bejne palle shqipetaret
sipas kokes te vihet dhe festja
Vende pune ka plot edhe neper ministrite shqiptare, por duhet qe te te provoje nje here ministri si rasti i Pangos apo Gjanes , pastaj te fitosh vendin e punes. Keshtu e ka qeveria shqiptare e soteme e demokratike. Rrofte demokracia borgjezo-komuniste qe kerkon te na kruaj dhe seksualisht tani. Dhe kjo pune i kishte ngelur Sali berishes pa na bere. jepi xhixhi-thoshte Cekja, jepi Sali, shtyje!
shkrim i qelluar ! hyrja ne be et edhe ne nato jane mjete jo qellime ne vete ! eshte demagogji e pakulluar ky refren shurdhues qe na perseritet qe gati 20 vjet!
shqiperia duhet te mendoj po si te mos kishte be cka do te bente? dhe te veproj asi soji!
sa i perket levizjes se lire ajo egziston pjeserisht dhe frika ime eshte qe te gjithe ta braktisin shqiperine nese ajo behet totale. shpresoj qe gaboj.