|
|
ELBASAN-Rreth 300 të verbër të qarkut të Elbasanit kanë protestuar përpara godinës së institucionit të Prefekturës ku edhe kanë kërkuar respektimin e të drejtave të tyre si dhe plotësimin e kërkesave parashtruar më herët qeverisë shqiptare. Duke filluar nga rritja e pagave e deri tek kërkesa për përmirësimin e kushteve te jetes 2800 të verbërve, në shkallë vendi, te verberit kane kërkuar të trajtohen siç u takon. Kreu i kësaj shoqate për qarkun e Elbasanit Gazmend Karakyzja i ka bërë thirrje protestuesve që ti bashkohen më 15 prill, mitingut që do të zhvillohet në kryeqytet, i cili ka si qëllim sensibilizimin e opinionit për të mbështetur këtë shtresë në nevojë. Ndërsa protestuesit me parrulla të shumta në duar shprehnin indinjatën për neglizhencën që është treguar ndaj tyre gjatë të gjithë këtyre viteve, zv, presidenti i shoqatës kombëtare të verbërve Luan Bregu ka paralajmëruar fillimin e një greve urie në të ardhmen në të gjitha degët e shoqatës, në rast se kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh.
ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...
TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj