|
|
TIRANË-Entuziasëm në Rinas, kur ka mbërritur delegacioni shqiptar nga Strazburgu. Lule, flamuj e tullumbace kanë shoqëruar këtë ceremoni, ku përpos personaliteteve si deputetët e ministra, për t'i pritur kishin dalë edhe një grup nxënësish nga shkollat e kryeqytetit. Në fillim nga çarteri doli presidenti i Republikës Bamir Topi dhe zonja e tij e parë, Teuta, më pas delegacioni vazhdoi me kryeministrin Berisha, zonëjn e tij, kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, ministrat Oketa dhe Basha si dhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe kryeministri Berisha pershendeten te pranishmit dhe popullin shqiptar per anetaresimin ne NATO, duke e konsideruar ate nje fitore historike te te gjithe shqiptareve. "Falënderoj shqiptarët, institucionet shtetërore, forcat tona të armatosura si dhe vendet aleate në Aleancën e Atlantikut Verior", ka theksuar Topi në fjalën e tij përshëndetëse, sapo shkeli në vendlindje.
Ndërsa kryeministri Berisha deklaroi nga aeroporti se anetaresimi ne NATO ishte shperblimi i mundit dhe punes se te gjithe shqiptareve dhe frut i reformave te qeverise, luftes kunder krimit dhe korrupsionit. "Delegacioni shqiptar u ul për herë të parë në histori me udhëheqësit e vendeve më të lira si vend me të drejta të plota në NATO", është shprehur Kryeministri Berisha.
Axhenda e Kryeministrit parashikon aktivitete të tjera, ku parashikohet një bllokim i plotë i bulevardit "Dëshmorët e Kombit nga qarkullimi i makinave, sepse Berisha që nga sheshi "Nënë Tereza" e deri te sheshi "Skënderbej, do e bëjë në këmbë, me dy ndalesa të shkurtra. Berisha do ta fillojë aktivitetin zyrtar në 18.15 minuta për ta përmbyllur atë rreth orës 19.20 minuta. Ndërkohë qe mesohet se ai nuk do te jete bashke me kreun e shtetit, Topi ne kete parade.
Shqipëria dhe Kroacia janë dy vendet më të reja të Aleancës së Atlantikut të Veriut
TIRANË- Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në NATO. Ëndrra e shqiptarëve për të qenë krahas vendeve më të zhvilluara politiko-ushtarake, u realizua. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka përmbyllur dje në Strasburg fundin e një procesi të gjatë përpjekjesh dhe sakrificash për Shqipërinë dhe Kroacinë, duke u dorëzuar udhëheqësve të vendeve respektive nga një kopje të aktit e Traktaktit të Washigtonit, simbol i pranimit të tyre si vende me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut, krahas 26 vendeve të tjera.
Anëtarësimi
"Mirë se erdhët në NATO! Ne jemi shumë të entuziazmuar për pjesëmarrjen tuaj në Aleancën e Atlantikut të Veriut". Me këto fjalë i është drejtuar shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, Shqipërisë dhe Kroacisë, teksa u ka dorëzuar dy presidentëve, Bamir Topi dhe Stipe Mesiç, (përmes një ceremonie ku merrnin pjesë dhe dy kryeministrat e dy vendeve, Sali Berisha dhe Ivo Sanader), kartën e Atlantikut të Veriut, si shenjë e pranimit të tyre, tashmë edhe formalisht, në aleancën më të madhe politiko-ushtarake në botë. Duke uruar liderët e dy anëtareve të reja të kësaj organizate, kreu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se ky është kurorëzimi i kontributit që kanë dhënë këto dy vende, në krah të përpjekjeve që bën kjo aleancë në frontet e saj, në luftë kundër terrorizimit, siç është rasti i Afganistanit. Ai ka garantuar, në të njëjtën kohë, mbështetjen e kësaj aleance në sfidat e tjera, që i presin dy aleatet e reja.
Samiti
Para se të vinte ky moment, anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë e ka përshëndetur edhe sekretari aktual i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, i cili duke hapur punimet e ditës së dytë të samitit, ka deklaruar se zgjerimi i kësaj aleance edhe me dy vende të tjera, është i merituar prej tyre. "Ju e meritoni ardhjen në gjirin e aleancës dhe ne ju mirëpresim",- u shpreh ai. Menjëherë pas tij, punimet janë përshëndetur edhe nga dy mikpritësit e këtij Samiti, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe Presidenti francez, Nikolas Sarkozy, të cilët më shumë janë përqendruar tek sfidat që e presin këtë aleancë, sidomos për sofistikimin e rolit të saj në Afganistan. "Ne jemi në një familje dhe jemi aleatë e miq që mbështeten tek njëri-tjetri",- ka vijuar Sarkozi. Franca është rikthyer në Aleancë që pas daljes së saj në presidencën e Sharl de Golit. Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka quajtur takimin si historik, duke vlerësuar në të njëjtën kohë gatishmërinë e shprehur nga pala franceze për bashkëpunim, në kuadër të kësaj organizate. Pas fjalës së tyre, për shkak edhe të vonesave, samiti i vijoi punimet më dyer të mbyllura, për ta përmbyllur me dy anëtarë të rinj dhe me një sekretar të përgjithshëm po të ri, Kryeministrin aktual të Danimarkës Rasmussen, i cili pritet të marrë detyrën në muajin gusht, kur dhe skadon mandati i sekretarit aktual, Jap de Hop Shefer.
Kryeministri Berisha flet për pjesëmarrjen në Samit, dhe rëndësinë që ka anëtarësimi për shqiptarët
Berisha: Më takon mua të marr pjesë në punimet e NATO-s
TIRANË- Nëse Partia Demokratike do të fitojë një mandat të dytë qeverisës, atëherë vendi ynë në NATO nuk do të përfaqësohet më nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, por Kryeministri, Sali Berisha. Në konferencën për shtyp të zhvilluar vetëm nga Berisha, dhe asnjë anëtar tjetër delegacioni, përfshirë këtu edhe Kryetarin, Bamir Topi, kreu i ekzekutivit ka deklaruar se në evenimente të tilla, merren vendime ekzekutive. I pyetur pikërisht për këtë çështje, a kishte shkelje protokolli, që ishin të dy të pranishëm dhe, a do të vinte sërish ai, në rast se do të fitonte një mandat të dytë si Kryeministër i vendit, Berisha u përgjigj: "Në Shqipëri pushteti ekzekutiv është i Kryeministrit dhe për koincidencë është i nevojshëm të përfaqësojë vendin aty ku diskutohet për vendime ekzekutive. Dhe kjo është arsyeja që vij këtu. Ke mbi 4/5 kryeministra dhe një pakicë, e cila nuk ka asnjë të keqe. Nuk ishim vetëm ne këtu President dhe Kryeministër, ishin dhe çekët, ishin dhe kroatët. Pra, absolutisht nuk është një thyerje protokolli. Për këto vende, të cilat e kanë krijuar këtë praktikë, përfaqësohen nga kryeministrat. Kjo është e vërteta, siç është edhe rasti i Italisë, i Greqisë, i Gjermanisë, e shumë të tjera. Vendet që akoma nuk e kanë konsoliduar këtë koncept, vazhdojnë në këtë mënyrë, por kjo nuk është thyerje protokolli".
Shqipëria në NATO, hapet epokë e re
Në konferencën e djeshme për shtyp, pas përfundimit të punimeve të Samitit, Kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar se NATO-ja është magneti i madh, që arriti t'i bashkojë kombet me liritë dhe me vlerat. "Për çdo komb, anëtarësimi në NATO është një ngjarje e jashtëzakonshme, për ata që kanë vuajtur sa shqiptarët, është ngjarja më e jashtëzakonshme se për të gjithë të tjerët",- tha ai. Kryeministri shtoi se, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, mbyllet një kapitull shekullor pasigurish për vendin dhe kombin dhe hapet një epokë e re, "në të cilën shqiptarët do të ndërtojnë të ardhmen e tyre në liri të plotë". "Një komb që për shekuj ia ka dalë vetëm të mbijetojë, tani do të ndërtojë të ardhmen e tij i sigurt. Tani shqiptarët nuk do ecin më të vetmuar, por do ecin së bashku me kombet më të lira, më të mëdha dhe më të lira të planetit",- shtoi ai. Berisha theksoi se një mirënjohje e thellë u takon të gjithë atyre në Shqipëri, të cilët bënë të mundur këtë ditë, me reformat e thella që u ndërmorën. "Kjo mirënjohje i takon administratës, institucioneve dhe në mënyrë të veçantë Forcave të Armatosura, të cilët me misionet e tyre paqeruajtëse në Afganistan, në Irak, në Çad, në Bosnje- Hercegovinë dhe kudo, në mënyrë të padiskutueshme, kanë luajtur një rol cilësor në këtë proces",- tha ai, duke shtuar se shqiptaret u bënë dëshmitarë të një akti madhor të historisë.
Presidenti i Republikës flet pas Samitit. Apeli i tij: Zgjedhjet e qershorit, të jenë të lira
Topi: Do dyfishojmë trupat në Afganistan
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka rikonfirmuar dje, gjatë fjalës së mbajtur në punimet e Samitit të NATO-s, se Shqipëria është e vendosur të përballet dhe të fitojë sfidat e brendshme politike, ekonomike dhe ushtarake. Menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Atlantikut te Veriut, ku Presidenti Topi mori edhe dokumentin zyrtar të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ai i është përgjigjur interesimit të mediave shqiptare të akredituara në Strasburg.
Z. President, a mund të na thoni se cila është çështja e parë, në të cilën Shqipëria është përfshirë në diskutime, në debate, si anëtare e Aleancës sot?
Çështja kryesore që ka dominuar tryezën, ka qenë çështja e Afganistanit, një çështje ku të gjithë solidarizohen në përpjekjet për të stabilizuar situatën në Afganistan, për të vendosur atje një rregull, i cili nuk ka të bëjë thjesht me rregullin e Afganistanit dhe të rajonit rreth tij, por me domosdoshmërinë për një rregull botëror, në mënyrë që nga vende të tilla të mos eksportohen gjëra, apo elementë që destabilizojnë botën. Të gjithë janë të sinkronizuar në përpjekjet, të cilat janë jo thjesht vullnete politike, por janë edhe vullnete të shprehura nëpërmjet përpjekjeve direkte. Ne u angazhuam që përveç trupave që sot kemi aktualisht në Afganistan, të dyfishojmë numrin e trupave dhe padyshim kjo është pritur me shumë respekt për Shqipërinë dhe me entuziazëm.
Vendimi që është marrë nga Aleanca është emërimi i Sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s, por edhe Shqipëria ka thënë sot fjalën e saj si anëtare. A kishte ndonjë dyshim për këtë kandidaturë, apo kishte konsensusin e Shqipërisë menjëherë?
Unë mendoj që janë disa gjëra që i takojnë pa diskutim konfidencialitetit të tryezës, por mund t'ju them që kandidatura e zotit Rasmusen, aktualisht Kryeministër i Danimarkës, u mbështet me një konsensus mjaft të gjerë. Pati disa rezerva të vogla, të cilat u tejkaluan dhe sot, sigurisht që u deklarua dhe zyrtarisht, zoti Rasmusen është nominuar. Natyrisht që janë çështje të procedurave të afatit, të cilin ka zoti Shefer, deri në përfundim të mandatit të tij.
Zoti Topi, keni pasur një takim dhe me Presidentin Obama. Çfarë keni thënë?
Presidenti Obama shprehu edhe një herë kënaqësinë e veçantë për futjen e Shqipërisë me të drejta të plota në NATO. Inkurajoi për vazhdimin e reformave në Shqipëri. Kemi diskutuar edhe për mundësinë e takimeve dhe shpresoj edhe për një vizitë. Unë e kam ftuar zotin Obama. Natyrisht që agjenda e tij është shumë e ngjeshur. Unë kam shprehur kënaqësinë time duke e ftuar, tani natyrisht ne do të vazhdojmë të mbajmë kanalet e komunikimit.
Do t'i bëjmë zgjedhjet të pakontestueshme, angazhimi më i parë dhe i brendshëm?
Së pari, ky angazhim duhet të merret nga të gjitha forcat politike. Apeli i Presidentit ka qenë dhe vazhdon të jetë që, këto zgjedhje, detyrimisht duhet të jenë të lira dhe të ndershme, demokratike, transparente dhe të mos kontestohen, sepse ky është guri i madh i provës, menjëherë pas anëtarësimit në Aleancë. Të anëtarësohesh në Aleancë, sikurse thashë, janë detyrime shumë të forta, që në radhë të parë vijnë për klasën politike, për institucionet dhe unë kam besim, kam besim që zgjedhjet e qershorit do të jenë të lira. Bëj dhe një herë apelin që njerëzit të pajisen me kartat e identitetit, për ta ndjerë veten anëtarë të një Aleance të madhe, pra të një bote të zhvilluar me institucione demokratike dhe, nga ana tjetër, të marrin pjesë në votime. Çështja e vullnetit politik pastaj, është një çështje shumë konfidenciale e gjithsecilit, që shprehet në dhomën e fshehtë të votimit.
Edhe një moment tjetër. Ju personalisht jeni treguar shumë i kujdesshëm që anëtarësimin në NATO t'ia njihni angazhimit të të gjithëve. Pse nuk pamë sot një deklarimin tuaj publik, as me Kryeministrin, as me krerët e grupeve parlamentare të përbashkët?
Çështja e aksesit për konferencë shtypi, është çështje e institucioneve. Unë gjithnjë kam folur dhe do të vazhdoj të flas nga pozicioni i Presidentit, një institucion që i takon të gjithëve. Nuk ka shumë rëndësi vendi ku jepet një intervistë. E rëndësishme është që të japësh një mesazh. Fluksi i interesit për të dhënë intervista ka qenë shumë i madh, kështu që për të gëzuar të gjitha kërkesat e gazetarëve, sikurse dhe ju vetë e provuat, unë kam qenë i gatshëm dhe do të vazhdoj të jem i gatshëm, me intensitet të plotë për t'iu përgjigjur medias, e cila jo sot, që po ndjek këtë eveniment, ka qenë shumë konsensuale. Ka pasur një konsensus të gjerë jo thjesht në terrenin politik, jo vetëm në atë shoqëror, por edhe nga mediat, nga publiku dhe jo rastësisht, 96% e shqiptarëve kanë mbështetur
hyrjen në NATO.
ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...
Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Urime Shqipërisë!
Por mendoj se nuk duhet ta marrim me shumë eufori këtë punë. Dihet përse e ftojnë gomarin në dasmë! Për të mbajtur ujë dhe për hamallëqe. Në rastin konkret, për të dërguar ushtarë lart e poshtë.
Megjithatë mirë, pasi kjo i shërben integrimit të vendit tonë në familjen e madhe të Atlantikut Verior.
Nga TV mësuam se Turqia ishte kundër zgjedhjes së Kryeministrit danez Rasmusen në krye të NATO-s për shkak të karikaturës (2 vjet më parë) që iu bë në këtë vend Muhametit(!)
Më mirë le ta heqin fare Turqinë, se për bela do ta kenë gjithnjë.
Ruben
urime per shqiperim qe hyri ne NATO ne familjen e madhe te shpreses ,prosperances,dhe mbrojties te kufijve shqipetare me te sigurt se kurre.Kjo do te th0ote dhe nje here se jemi nje kombe qe do kemi te drejta njesoj me te tjeret .RROFTE SHQIPERIA E SHQUIPONJAVE ;LAVDI KOMBITE TONE PUNTORE I PALODHURE DHE BUJARE
FALEMINDERIT RAMIZ ALIA! FALEMINDERIT O HEROI I SHQIPTAREVE QE BERE TE MUNDUR HYRJEN NE NATO! EC PERPARA O HERO RAMIZ ALIA! PERPARA DHE NA CO EDHE NE BE! RROFSH SA MALET O RAMIZ ALIA!
Kryengritja e Spiuneve...
Me c'duket ajo qe ka ndodhur ne Shqiperi me 1991 ka qene thjesht nje kryengritje (apo grusht shteti) i spiuneve te ish-sigurimit te shtetit shqiptare. Nese lista e meposhtme e pseudonimeve (e postuar nga nje komentues ne Blogun-Kritiket) eshte e vertete, atehere gjerat jane evidente dhe nuk kane nevoje per analize. Por gjithsesi, thjesht per gallate tashme, sepse asgje s'ka per te ndodhur ne Shqiperi edhe sikur ajo liste te jete absolutisht e vertete (sepse shqiptaret perseri ne pushtet do i lene ata), ndoshta duhet bere pak analize, thjesht per te ngritur ndonje version te mundshem te asaj qe mund te kete ndodhur ne ate prag rrezim diktature ne Tirane.
Mbase ne ate periudhe te veshtire te rregjimit komunist, e vetmja shprese e tij per te amortizuar pakenaqesine popullore ne rritje, si dhe levizjet studentore te dhjetorit, ishte futja ne loje masivisht e spiuneve te sigurimit (situata ishte e rende dhe shpresat u varen me c'duket kryekeput tek ata). Ndoshta keta te fundit u derguan mes turmave te studenteve (e ne podiume) per te zbuluar autoret e rremujes, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata ne zyrat e erreta operative, ashtu sic kishin bere per vite e vite me rradhe me kundershtaret e rregjimit.
Por gjithsesi, ne ate dhjetor 1990 gjerat nuk ishin njelloj si me pare. Situata ekonomiko-politike ne vend ishte e veshtire, ndersa komunizmi ishte rrezuar tashme ne te gjithe Europen Lindore. Padyshim keto probleme i dinin spiunet, por jo vetem kaq. Duke qene shume te afert me rregjimin, me siguri ata dinin shume me teper per mbarevajtjen e gjerave dhe dobesine e shtetit. Ndoshta spiunet e dinin saktesisht se ku i pikonte catia rregjimit, dhe sa i pa-mundshem ishte riparimi i saj. Spiunet jane si minjte, qe kur s'kane c'te hane neper kanale, dalin ne rruge... Dhe mbase ne ate kohe te veshtire, kriza ekonomike kishte cenuar edhe fitimet e tyre. Parate e mara nen dore nga rregjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe keshtu ata (mbase) nuk kishin me interes ti perkushtoheshin diktatures.- Spiunet nuk kane parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane parate e mara nen dore. Dhe mbase kjo eshte aresyeja, perse perfitimi nga parate nen dore (korrupsioni) u shnderua ne fenomen ne keto 20 vite post-diktature (e instaluan dhe kete praktike).
Ne keto rrethana, duke patur informacion te mjaftueshem per dobesine e shtetit (padyshim ata dinin shume per te, sepse rregjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundesine e rikuperimit te diktatures, spiunet vendosen te kalonin ne krahun tjeter te barrikades. Dhe ata dinin c'benin ne kete aspekt (ishin "ustallare"), sepse i njihnin mire pikat e dobta te rregjimit dhe plaget e tij te pasherueshme. Dhe pikerisht ne ato plage te pasherueshme, ata e sulmuan diktaturen, duke e goditur fort e pameshirshem tashme (ndersa kishin sherbyer si sorum i tyre nder vite).
Pra, vec halleve te tjera te medha, rregjimi mbeti edhe pa spiune, pa yzmeqaret e tij te fshehte te erresires, pa sorumin e perhershme te marrezise (simptomes) se tij c'njerezore. Pra rregjimi u braktis pikerisht nga spiunet, nga shpresa e fundit e tij. Sepse ata u bene kryengrites, dolen "partizane ne mal", dhe kerkuan pushtetin. Yzmeqaret e fshehte te rregjimit kerkonin pushtet...
(dhe vazhdimi i origjinalitetit alla-shqiptare tashme dihet...)
Blendi Fevziu (KORANI)
Remzi Lani (HOLTA)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
Sali Berisha (PENICILINA)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
...
zoterinj politikane edhe euforite kane nje fund,edhe perqafimet,shterngimi i duarve,buzeqeshjet si me manjet,gjithashtu vjen ora dhe mbarojne.Fillon koha me jetike per shqiptaret:normalizimi i drejtesise qe e kemi katraure,pronat ca me keq,votimet ku te mundim ti vjedhim
per egot personale,trasparencen qe e dime nje fshat ne jupiter,meritokracine
qe e kemi varosur,mbi te kemi mbjelle
tarafxhinjte,dhe ta leme me kaq se lista semur gjithe shqiptaret qe tani jane velur me dengla dhe llogo bosh.
Perendoi dhe koha kur Tirana bente si desh,kur desh dhe sa desh,tani te shohim si mundet pelivanet tane t'ja hedhin edhe NATO-s,o si nuk do munden
ta bejne kete gafe ne kushtet e reja,
kur kane firmosur per ndershmeri dhe
ashtu si tha Znj Merkel te gjithe burrave mbledhur per 60 vjetorin e NATO-s:Mos tentojme t'ja hedhim njeri tjetrit per intresat personale......
Kur ky shqetesim ishte per gjithe ata burra te kombeve,si nuk do kemi te tille shqetesim ne shqipot e Tiranes
qe tani po hapim syte dhe shpirtin per
ndershmeri ne politike dhe ekonomi.
Politikane te Tiranes,perendoi koha e
buckaritjeve fallco,duhet pune konkrete
jo e maskuar por ta shohe populli qe kur ajo fillon ne zyrat tuaja misterioze.Tani e tutje fillojne punet e verteta qe duhet ti beje Tirana e mbushur me viruse.T.Shyti.
Pozitive eshte se tani e tutje institucionet shqiptare do te kene NATOn si shpate te damolkeut mbi krye. Nuk lejohen me paçavuret tani. Per hajer!
po sa turp sa fshatare jane keta politikanet tane tamam si ne kohen e enverit bejne me bejne te vjell per zotin
URIME PER NE NATO . 1- NUK ISHTE RESPEKTI NDAJ REFORMAVE TE QEVERISE ?PO SEPSE I NTERESON SHBA. 2-KUSH THA QE ISHTE 96%ata qe donin Shqiperine ne NATO. Ku doli kjo shifer? athere zgjedhjet i kini te fituara .Ju lumte ,festoni o popull dhe 1 jave se per te miren tuaj jane te gjitha. Mundesisht bejuni gati per ndonji lufte qe se shpejti do beje bummmmmmmmmmm.
urime néna Shqiperi,shpresojm shume shpejt te behemi edhe anetare te families Europiane.
jemi ne 1990 apo 2009 aha tashi jam zgjuar nga gjumi ?????????? mir areher po fle prap
une mendoj se me futjen e shqiperise ne natone shqiptaret do pasurohemi shume. kur te futemi ne evrope po po sa te pasur do behemi na lumte ne shqiptareve sa te pasur qe jemi.le te plasin armiqte tane he inat te keni qena.
Faleminderit Tropoje!
Faleminderit Tropoje mbaje koken larte. Faleminderit Tropoja heroike dhe patriotike. Faleminderit Tropoje e dinjitetit dhe vlerave. Faleminderit Tropoje e burrave shqiptare qe i dalin zot Atdheut. Faleminderit Tropoje. Faleminderit qe qysh prej kohesh ke ndaluar te shklei ne token tende te paster e te shenjet kemben me te ndyre te shqiptareve, kemben e Sali Berishes. Tropoja tashme eshte prush e zjarre e ligesia Berisha nuk munde te shkeli perseri atje. Ne se ja mban le ta provoje. Ne se don le ti marri edhe tanket serbe per siguri dhe ta provoje.
Tropoje, sa shume dua qe te jem biri yt por jam pa fat, e vec me mbetet te kem zili.
Mbaje koken larte Tropoje. Pyll pa dera nuk ka. Kryesorja eshte se si do ti trajtosh ata dhe juve treguat dinjitet.
Natyrisht qe juve pollet monsteren me te keqe(Berishen), e juve vet ju kushtoi mbi 150 te rinje te vrare per llogari te sllaveve, por juve ne heshtje dhe dinjitet ja treguat vendin. Sali Berisha juve jeni ndaluar te shkelni Tropojne- u betuat juve ne heshtje dhe ashtu si burrat e mbajtet betimin.
Natyrisht Tropoje juve pollet antishqiptarin me te madh qe ka njofur historia (Berishen), por urdhrin e ndalim qarkullimit qe juve i keni dhene ai e ka te qarte si drita e Diellit, ndaj nuk guxon ta vizitoje Tropojen qofte edhe nga ajri, hypur ne helikopter te ushtrise serbe.
Faleminderti Tropoje per kete shembull patriotizmi dhe dinjiteti te heshtur.
Faleminderit Tropoje. Gjithe Shqiperia duhet te ndjekin shembullin tuaj. Keshtu do te mirnim fryme lirisht.
Falemiderit Tropoje. Shembulli juaj tregon se ne se ndiqet ai, antishqiptarit me te eger qe ka njofur historia (Berishes) nuk do ti ngelet gje tjeter por se bashku me Vasil Bollanon te arratiseshin naten me varka per ne Greqi a Serbi.
Faleminderit Tropoje. Mbaje koken larte. Ne se ndiqet shembulli juaj me monstren Berisha Shqiperia eshte e cliruar.
Falemiderit Tropoje, juve e dhate shembullin tuaj dinjitoz.
Petrit Kola
bravo shqiperia
bravo shqiperia
urime popullit tem per hyrjen ne sofren eburrave pra ne nato.shum shpejt te behemi edhe antare te familjes europiane.pa gazeten shekulli ecila eshte nje gazet shum e nje anshme.
urime popullit tem per hyrjen ne sofren eburrave pra ne nato.shum shpejt te behemi edhe antare te familjes europiane.pa gazeten shekulli ecila eshte nje gazet shum e nje anshme.
Vertet eshte nje jap para, tek armatimi i ushtrise por vendi yne ka me shume nevoje tek modernizimi i bazes se jetes si mjksia, aresimi, infrakstrura, papunsia etj.. por kjo nuk do ndodhi asnjehere deri sa te qeverisemi nga 1 element sali berisha.
Merita ne Nato sigurisht nuk eshte merita e saliut dhe qeverise se tij por popullit shqipetare.
URIME 1000 URIME
Keto jane fjale qe duhet te dalin nga goja e c'do shqipetari.Nuk eshte koha te tregojme sa patriote eshte kjo parti apo ajo parti.Merita eshte e gjithe popullit shqipetare brenda dhe jashte trojeve shqipetare,prandaj le te festojme te gjithe se bashku pa dallim feje,partie,zone dhe ideje.Duke patur parasysh qe e mira dhe keqja jetojne bashke te mos merremi me sa te mira dhe sa te keqija do te kemi.Sot per sot na intereson si komb te bejme pjese ne familjen europiane.Nje dicka duhet te kemi parasysh "po nuk dhe mos kerko".Do dergojme ndihma ushtarake per ke ka nevoje sepse ashtu na kane derguar dhe neve si ne shqiperi dhe ne kosove.Une mendoj se eshte nje hap i madh ne drejtim te mbrojtjes se atdheut tone te dashur.RROFTE SHQIPERIA E LIRE.ZOTI E BEKOFTE SHQIPERINE DHE SHQIPETARET KUDO QE JANE.
Urime Shqiperi! Te percjellshin vetem sukseset, u befsh nje nder vendet lidere ne rajon.
Buna, Prishtine
Eshte me te vertet shume i rendesishem por mentaliteti berishian duhet zhdukur nga rrenjet.Duhet qe populli ti japi pergjigje berishes se nuk vazdohet me demagogji tere kohen,por duhen vepra.Vepra e sali berishes dihet sot ,dhe eshte tragjedi,korrupsion,krim,Sado ta mbaj peng akoma ky njeri kete vend?.Ne qershor ai duhet larguar nga politika,dhe te perballet me drejtesine,se nuk i shpeton dot.URIME GJITHE POPULLIT SHQIPTAR DHE SE SHPEJTI NE BE.
Berisha eshte nje fshatar.Qytetaret e Shqiperise kane me ne fund edhe nje rast para se i Gjithfuqishmi te hyje ne loje,te vendosin qe te qeverisen nga fshatare apo qytetare si vetja e tyre ose qytetare qe deshirojne te behen...
Urimet me te fuqishme per hyrjen ne NATO...bla bla bla trashamane.Idiot popull,keshtu e meriton ne fakt,te udhehiqet nga shpellare primitive e te festoje harbutçe ate qe eshte per tu menduar gjate se cfare u be.
Isha dje ne Tirane dhe pashe shume qe gezonin tamam si majmune!
Natyrisht eshte gje e mire te futesh ne NATO,POR PSE ESHTE KESHTU NJE PJESE E SHQIPTAREVE???
Sillen si kafshe te egra,njesoj si ne kohen e Enverit!
Po nuk ndryshoj sjellja jone veshtire e kemi te behemi europiane!
POSHTE MAJMUNERIA!!!
I nderuari zotëri President TOPI, është ndjenjë e lartë krenarie dhe motivimi për të ardhmen kur sot shohim trupat ushtarake të SHQIPËRISË tok me aleancën Veri-Atlantike > duke i kontribuar PAQËS dhe SIGURISË kudo në botë .
Ejani vëllezër dhe motra shqiptarë e shërbeni KOMBIT TUAJ dikur të robëruar nga zgjedha serbo-cariste se KOSOVA është TOKË SHQIPTARE dhe ta ndiejmë një herë në qenien tonë të sfilitur nga vuajtjet shekullore FORCËN E DASHURISË AMNORE .