Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Karakteret natyrore e historike të Shqipërisë së Madhe

Mustafa Kruja | 06/04/2009 | Kulture | komentet 25 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj,

Duhet të filloj me një falënderim të thellë e të përzemërt Shkëlqesisë Federzoni për nderimin që më bëri, duke më ftuar të mbaj këtë Konferencë të shkurtër nën patronazhin e Akademisë Mbretërore t'Italisë, që ai denjësisht kryeson.

Do t'u flas për karakteret natyrore e historike të Shqipërisë së Madhe, temë kjo që një shqiptar nuk mund ta trajtojë pa një emocion të thellë e të justifikuar. Por kur flitet në një vend si ky, që përfaqëson artin dhe shkencën, të bukurën e të vërtetën, duhet bërë gjithshka për të përmbajtur të gjitha pasionet, edhe më të ligjshmet, për të qënë të paanshëm në shkallën më të lartë njerëzisht të mundshme.


Pra, më së fundi është e lejueshme të flitet publikisht e solemnisht për Shqipërinë e Madhe. E....për Shqipërinë e Madhe të gjallë, të gjallë në realitetin e saj më të shkëlqyer. Sepse për një Shqipëri të madhe t'ëndërruar thjesht nga poetët tanë, të dëshiruar nga atdhetarët e dëshmorët, të kënduar nga rinia jonë e zjarrtë, është folur prej kohësh.

Cili ishte synimi i Lidhjes Kombëtare të Prizrenit veçse Shqipëria e madhe? I qartë e pa mëdyshje ishte programi i saj: të shpëtohej mbi të gjitha Atdheu nga gjymtimet e vendosura në Kongresin e Berlinit në dobi të fqinjëve të saj.

Së dyti të detyronte qeverinë otomane të njihte autonominë e Shqipërisë brënda kufijve administrativë të katër vilajeteve ose guvernatorateve të Janinës, Manastirit, Shkupit dhe Shkodrës me Ohrin kryeqytet. Së fundi të pregatiste Kombin për luftën supreme për pavarësinë e plotë.


Nga shumë anë u kërkua të shihej në Lidhjen e Prizrenit një manovër turke për dështimin e vendimeve që Fuqitë e Mëdha kishin marrë në dëm të trevave të Perandorisë.

Ndërsa ne pohojmë, me dokumenta në dorë, se lëvizja shqiptare e shpërthyer në Lidhjen e Prizrenit ka qenë krejtësisht spontane e me karakter kombëtar.

Që Turqit fillimisht t'a kenë parë me sy të mirë dhe të kenë dashur të përfitojnë për qëllimet e tyre, s'ka asgjë për t'u mrekulluar; por nuk ka as dyshimin më të vogël se ideja, për të organizuar Kombin për qëndresën me armë ndaj çdo përpjekjeje ndarjeje apo cungimi të tokës shqiptare, lindi vetvetiu tek të gjithë krerët e Jugut e të Veriut të Shqipërisë, fill mbas nënshkrimit të traktatit ruso-turk të Shën Stefanit dhe gjeti një terren tepër të favorshëm në ndjenjën e gjithë popullit, pa dallim krahine e besimi fetar.

Në një raport, të dërguar n'atë kohë Foreing Office-it nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Stamboll, lexojmë, mes të tjerash, pjesët e mëposhtme:


"Gjëndja është ndërlikuar nga një lëshim i parë i tokave shqiptare Malit të Zi dhe, nga ana tjetër, nga dëshpërimi që ka shkaktuar ndërmjet shqiptarëve propozimi që t'i jepet Greqisë një pjesë e vilajetit të Janinës dhe të tjera vise të Shqipërisë".

"Megjithëse thuhet se kjo lëvizje është nxitur nga Autoritetet Turke, është e sigurtë se zjarri, sido që të jetë ndezur, është i një lloji që djeg, pa dëshirën e tyre, vetë turqit." "Nuk mund të mohohet se kjo lëvizje është krejtësisht e natyrshme.

Racë e lashtë e më e shquar se ato që e rrethojnë, shqiptarët kanë parë kombet fqinje të mbrojtura nga fuqitë evropjane dhe aspiratat e tyre për një gjëndje më të mirë kombëtare drejt pavarësisë, të mbështetura po prej tyre.

Shqiptarët kanë parë bullgarët krejtësisht të çliruar në Bullgari e zotër të Rumelisë Lindore. Shqiptarët kanë parë dëshirën e zjarrtë t'Evropës të çlirojë nga zgjedha turke tokat e banuara nga Grekët, kanë parë sllavët e Malit të Zi të mbrojtur me entusiazëm nga perandoria e madhe sllave e Veriut.

Tani shohin se çështja e Lindjes vihet në rrugën e zgjidhjes simbas parimit të kombësive e gjysishulli Ballkanik i sistemuar gradualisht, gjithmonë mbi atë bazë, simbas racave të ndryshme që banojnë aty. Nga ana tjetër shohin se çdo herë ata përjashtohen nga ky parim.

Kombësia e tyre nuk njihet dhe tokat e banuara krejtësisht prej shqiptarësh i janë dhënë Malit të Zi për t'i bërë qejfin mbrojtësit rus dhe Greqisë, nga ana e saj, e mbrojtur nga Anglia dhe Franca." "Pra qëndresa e shqiptarëve kundra vullnetit t'Evropës nuk më duket as e krijuar, as e qortueshme."


Deri këtu diplomati anglez. Më tutje ai mbështet haptas formimin e një Shqipërie të madhe autonome n'emër të së drejtës, të drejtësisë dhe t'interesit të përgjithshëm evropian.

Lidhja e Prizrenit, edhe se në fillim nuk iu duk keq Qeverisë Turke për qëllimet e saj karshi Evropës, është e njohur në mënyrë të pakundërshtueshme, se më vonë u luftua prej saj e të gjithë krerët e saj u përndoqën. Nëse qeveria Turke ishte e kënaqur që Shqiptarët të vriteshin për të shpëtuar tërësinë tokësore të Perandorisë Osmane, së paku aty ku ishin drejtpërdrejt t'interesuar, sigurisht u zhgënjye, kur kuptoi se populli shqiptar shqetësohej vetëm për fatin e lirinë e tij.

Thashë se pjesa e parë e programit të Lidhjes dhe qëllimi i saj i menjëhershëm qëndronte n'organizimin e Kombit për një kundërshtim t'armatosur ndaj cungimeve të trevave shqiptare.

Për këtë mjaftoi një kushtrim i thjeshtë, pra alarm i hedhur gjithë burrave t'aftë për luftë, që nga të gjitha anët e vendit të vraponin mijra vullnetarë e të viheshin në gatishmëri të vetë Lidhjes.

Betejat e ashpra, të zhvilluara ndërmjet vullnetarëve të Lidhjes dhe ushtrisë malazeze për Plavën e Gucinë, krahinën katolike të Hotit, Grudën e Triepshin në malësit e Mbishkodrës, janë përjetësuar nga poezia m'e bukur epike fishtjane dhe nga rapsodia popullore.

Një nga shumë këngë popullore të frymëzuara nga ato bëma tingëllon kështu: "Evropa dhe Sulltani kanë vendosur t'i japin Malit të Zi malet tona.

Por nuk ka ndërmjet nesh njerëz të poshtër që të lenë të përdhosen varret e të parëvet nga i huaji. Hoti e Gruda kanë dhënë besën të mos braktisin malet pa derdhur gjithë gjakun e tyre. Do t'i tregojmë botës vendosmërinë tonë të patundur. Ajo do të kuptojë se ne jemi të gjithë të bashkuar si një njeri i vetëm."

Në fakt Kombi shqiptar asnjëherë nuk iu paraqit botës më i njëzëshëm në qëllimet e tij e më i bashkuar në veprimet e tij. Mjafton të kujtojmë emrat e qyteteve dhe krahinave, të përfaqësuara zyrtarisht në Lidhjen e Prizrenit.

Ato janë: e gjithë krahina e Shkodrës, Plava, Gucija, Gjakova, Peja, Senica, Novipazari, Mitrovica, Vuçiterni, Prishtina, Gjilani, Shkupi, Prizreni, Dibra, Tetova, Gostivari, Ohri, Manastiri, Veles, Korça, Kolonja, Frashëri, Leskoviku dhe të tjera vënde të Jugut.


Lidhja e Prizrenit kishte hartuar aktin e saj formues në tre pika të shkurtra themelore. Po i citoj ato nga libri i Vico Mantegazza-s me titull "Albania":


Lidhja Shqiptare është formuar për mbrojtjen dhe rivendikimin e territorit kombëtar.
Çdo Shqiptar mund të bëjë pjesë në Lidhje duke u betuar, në çastin e pranimit, se do të mbrojë, me të gjitha mjetet, autonominë e plotë t'Atdheut.
Cilido antar i Lidhjes që, duke mos kryer detyrën, do të bëhet fajtor për tradhëti ndaj Atdheut, do të vritet pa mëshirë.


Tani mund të përfytyrohet se si një organizatë e tillë mund t'ishte rrezatim i vullnetit turk.
Jo! Lidhja e Prizrenit ka qenë shfaqja më e qartë e ndërgjegjes së pjekur kombëtare shqiptare. Ajo vërteton se shqiptarët, megjithëse në dukje të përçarë nga ndryshime fetare e krahinore, përballë armikut e rrezikut ndjehen vetëm shqiptarë, të gjithë të bashkuar nga zëri i gjakut dhe gjuhës së përbashkët.


Por mendimin dhe aspiratën e Shqiptarëve për Shqipërinë e madhe e të lirë ne nuk e gjejmë të shprehur vetëm nga Lidhja e Prizrenit. Atëherë çfarë, në mos Shqipërinë e Madhe, të lirë e të pavarur, kishin ndërmend 500 krerët e parisë shqiptare, të thirrur e të masakruar tradhëtisht në qytetin e Manastirit nga Veziri i Madh Reshit Pasha më 3 korrik 1830?


Cila mund t'ishte arsyeja e vërtetë e 54 kryengritjeve të krahinave të ndryshme të Shqipërisë së Madhe, gjatë katër shekujve e gjysmë kundër kolosit turk, veçse mosdurimi i zinxhirëve dhe vullneti për t'i thyer?

Historia nuk mund të mos i njohë Ali Pashë Tepelenës, guvernator pothuaj i pavarur i Janinës, dhe dinastisë së Bushatlinjve të Shkodrës, qëllimin e fshehtë të formonin Shqipërinë e madhe, të lirë nën sovranitetin e saj.
Poeti dhe shtetari Vaso Pasha prej Shkodre ka shkruar kështu:
"Qyshë prej Tivarit deri në Prevezë
Gjithkund lshon dielli vapë e rrezë
Ấsht toka e jonë; t'Parët na kanë lanë;
Kush mos t'përkasë se desim t'tânë."


Po! Populli shqiptar ka derdhur përrenj gjaku gjatë shekujve, herë për ta mbrojtur lirinë e herë për ta rifituar atë. Betejat e tij fillojnë në histori që nga kohët e lashta, kur quhej ilir. Ai humbi ndeshjet me romakët, si me Pirron, si me mbretërit e Veriut, ishte diçka e pashmangshme. U bë pjesë e pandashme e Perandorisë së cilës, nëpër shekujt e gjatë, i dha legjione të pathyeshme, gjeneralë me shumë vlera e, madje, një sërë perandorësh të mëdhenj.

Mbas rënies së Perandorisë së Romës, të parët tanë ilirë qenë të detyruar të përballonin hordhitë barbare, të ardhura nga veriu e Veri-Lindja. Disa orteqe kalojnë e largohen mbas dhjetëvjeçarësh, herë herë mbas ndonjë shekulli masakrash e shkatërrimi, duke lënë mbrapa zbrazësirën, gërmadhat, terrorin. Ata janë pasuar nga dallga sllave që gjeti një terren të përgatitur për një hyrje të lehtë.

Populli ilir, shumë i pakësuar në numur, ishte i mbaruar, i raskapitur. Damari i tij luftarak, aftësia e tij e qëndresës ishin mpakur.. Mundet dhe nënshtrohet. Sllavët vendosen përfundimisht në viset tona të bukura.

Ishte pushtimi më i zymtë, më i rëndi për nga pasojat për racën tonë. Një pjesë e madhe popullsish ilire u thith nga fuqia asimiluese e jashtëzakonshme sllave. Ende sot, të shqyrtuara në dritën e shkencës antropologjike dhe etnologjike, shumë sllavë duken qartë se janë nga racë ilire. Asimilimi sllav i elementëve shqiptarë mund të thuhet se ka vazhduar deri në ditët tona.

Do t'u jap pak shembuj: fisi i Kuçit në Mal të Zi, që deri para pak qindvjetësh fliste vetëm shqip dhe ushtronte besimin katolik roman, sot nuk flet veçse sllavisht dhe i përket Kishës së ndarë.

Krahinat e Plavës dhe Gucisë, në Veri-Lindje të Malit të Zi, që gjysmë shekulli më parë nuk njihnin asnjë fjalë sllave, sot janë dygjuhëshe dhe do të mjaftonte një tjetër pesëdhjetëvjeçar, që të sllavizoheshin krejtësisht nëse do të mbeteshin nën një zotërim jo shqiptar.

Së fundi një tjetër shëmbull që i takon një familjeje të shkëlqyer: simbas rrëfimit të vetë Mbretit të vdekur Aleksandër dhe Princit të gjallë e të shëndetshëm, Pavel, dinastia e Karagjorgjeviçëve i përket fisit të njohur shqiptar të Kelmendit.


Shkurt, mund të themi pa frikë se gabojmë, se nëse mbas kaq peripecish mijravjeçare, ka ende sot një popull shqiptar, që rrjedh nga fiset ilire, kjo i detyrohet kryesisht forcës së brëndshme të racës sonë e, më pas, një faktori historik e gjeografik, duke qënë bregdet Adriatik, sot i banuar nga shqiptarët, relativisht më pak i arritshëm nga mvatjet barbare e, në të njëjtën kohë, në kontakt të vazhdueshëm, nëpërmjet detit me botën italike.

Thotë Pouqueville: "Ky popull herojsh që shpeshherë, gjatë shekujve, u desh të mbrohej në malet e tij të paarritshme për të ruajtur lirinë e tij, shikonte nga lart perandoritë që lindnin dhe vdisnin, për të rizbritur e rifituar tokat e braktisura." Mund edhe të shtohet se pushtimi dhe zotërimi pasues turk i rrëmbyen popullit shqiptar lirinë po, nga ana tjetër, e ndihmuan të ruante individualitetin e tij kombëtar nga rreziku i asimilimit sllav.

Në Mesjetë Kombi Shqiptar, mbasi kishte pësuar për një kohë të gjatë zotërimin bullgar e sërb, me vdekjen e Dushanit dhe shpërbërjen e perandorisë së tij, mundi të organizohet në principata të ndryshme të pavarura dhe nën dinastinë Balsha të Shkodrës shohim Shtetin më të fuqishëm shqiptar që kujton historia: kufijt e tij arrinin deri në zemrën e Bosnjës nga njëra anë dhe përtej Gjirokastrës dhe Kastories, nga ana tjetër. Historianët sërbë të pretendojnë sa të duan se Balshajt ishin me origjinë sllave. Ata kishin në dej gjakun më të pastër shqiptar.

Aq sa Balsha I, për të theksuar më mirë shkëputjen dhe pavarësinë e tij nga bota sllave e lindore, madje do të thosha zvjerdhjen dhe kundërshtinë ndaj tyre, u kthye shpejt në katoliçizëm, pra në besimin që ushtronte atëherë Populli Shqiptar, në shumicën dërmuese të tij, në besimin që e çonte drejt Romës e drejt Perëndimit.

Të tjerë princa shqiptarë si Shpatajt e Loshajt zgjeruan zotërimin e tyre në jug mbi gjithë Epirin, Akarnaninë dhe Etolinë.

Por një tjetër stuhi do të vinte nga Lindja për të shkallmuar gjithshka që gjente në këmbë në Ballkanet. Një popull aziatik plot fuqi dhe entusiazëm fetar kërcënonte gjithë qytetërimin e krishterë. Perandoria e Lindjes, tashmë pa gjak dhe e ligështuar nga luftërat e gjata nga të gjitha anët gjatë një mijëvjeçari, merr goditjen vdekjeprurëse nga turku.

Gjysmëhëna përparon fuqishëm drejt perëndimit. Bullgaria është tashmë përtokë mbas pak vitesh që turqit kanë vënë këmbë n'Evropë.

Bizanti i drejtohet Papës. Evropa mallëngjehet por nuk lëviz! Thirrjes së Urbanit V i përgjigjet bujarisht Amedeo VI i Savojës dhe Venediku që transporton me det ushtrinë e Princit Sabaud. Luigji i Madh i Hungarisë, ziliqar për Venedikun, ndihmon, por pak e pa bindje.

"Duka i Savojës pushton Galipolin, dhe nëse nuk arrin gjë tjetër për mungesë forcash, kaq larg bazave të tij e i papërkrahur prej popullit mosmirënjohës grek, - janë fjalët e një autori italian - bën sa mjafton për të treguar rezultatin e madh që mund të kishte korrur nëse me të do të bashkoheshin populli sërb o, së paku, Luigji i Hungarisë."

Por sërbët kanë tjetër gjë në dorë, kanë grindjet e brëndshme, dhe nuk kuptojnë se vërshimi aziatik po hapet në mënyrë të pandalshme e shpejt do të arrijë në shtëpinë e tyre.

Në fakt më 1389 vjen ndeshja fatale në fushën e Kosovës ndërmjet gjysmëhënës dhe një besëlidhjeje të krishterë nën komandën eprore të një mbreti sërb. Gjatë kësaj beteje të famshme bie në luftim mbreti Lazër të cilit, mbas përfundimit të betejës, i merret haku nga një bujar sërb që me tradhëti vret sulltanin Murat I.

Shumë kanë folur sërbët për këtë betejë të humbur, duke përvetësuar gjithë sakrificat, mbasi për merita nuk është rasti të flitet.

Është e nevojshme të sqarohet se ndeshja në Kosovë nuk është përballuar vetëm nga sërbët, por nga e gjithë besëlidhja e krishterë, e përbërë nga sërbët, boshnjakët, dalmatët, hungarezët dhe shqiptarët, këta të fundit të komanduar nga princi Gjergj Kastrioti, gjyshi i heroit tonë, Skënderbeut.

Nëse komanda eprore iu besua nga aleatët mbretit sërb, kjo ndodhi për arsyen e thjeshtë se asnjë tjetër ushtri besëlidhëse nuk kishte në krye një mbret dhe se ushtria sërbe ishte më e shumtë se ato të aleatëve.

Për ne gjëja më e rëndësishme është fakti se nëse mbretëria sërbe u shëmb përballë kolosit turk në një të vetme betejë sado madhështore, populli shqiptar ua mbylli turqve rrugët e Perëndimit edhe për 76 vite të tjera.

Nëse populli sërb mund të mëtojë një të drejtë historike përballë Evropës thjesht për vdekjen e një mbreti të tij në një betejë kundra turqve, aq më tepër duhet t'i jepet popullit shqiptar e drejta për mirënjohje nga qytetërimi i krishterë perëndimor, që për tre të katërta qindvjeti, ka patur në të një gardh të pakapërcyeshëm kundra barbarisë aziatike.

Por këtë borxh mirënjohjeje Evropa e harroi për një kohë të gjatë. Populli shqiptar, i nënështruar peshës së stërmadhe të forcës turke, mbas një qëndrese të gjatë e heroike, në shumicën e madhe të tij, ka kryer përballë Krishterimit krimin e mohimit të fesë të cilën më parë e kishte mbrojtur me aq zell e heroizëm.

Nuk do të flasim këtu për këtë dukuri shumë të rëndësishme shoqërore e për faktorët e saj përcaktues, as për të gjitha pasojat e saj.

Themi vetëm se dënimi i dhënë popullit shqiptar nga Evropa e krishterë për këtë faj të tij ka qënë me të vërtetë i ashpër, i papërshtatshëm, i padrejtë.

Ai u braktis në fatin e tij të dhimbshëm, puthuajse i mallkuar, i përjashtuar nga bashkësia evropiane. Gjithë përpjekjet e tij për t'u çliruar nga zgjedha otomane kanë mbetur pa jehonë n'Evropë, janë quajtur një çështje e brëndshme, shkurt një grindje në familje.

Ç'rëndësi ka, mendohej, nëse të pafetë mbysin njëri tjetrin? E kur shqiptarët ortodoksë të Sulit japin ndihmesën e tyre vendimtare për lirinë greke, vetë Greqia e me të, një pjesë e madhe e Perëndimit, gjejnë rast nga kjo vepër bujare të pohojnë se ortodoksët shqiptarë ndjehen grekë, madje janë grekë.

Kur malsorët heroikë katolikë të Mirditës, të Hotit e të Grudës rrëmbejnë armët për të luftuar bri vëllezërvet myslimanë të Plavës e Gucisë, për të përzënë së bashku trupat malazeze që donin të merrnin në zotërim tokat shqiptare të caktuara nga Kongresi i Berlinit shtetit fqinjë, Evropa do të çonte një flotë të fuqishme ndërkombëtare, për të frikësuar mbrojtësit e Ulqinit e për të shtrënguar Sulltanin të çonte një ekspeditë ndëshkuese kundra kryengritësve shqiptarë që duan të vdesin dhe vdesin më parë se të lëshojnë edhe një pëllëmbë të atdheut të tyre.

Ja sepse, ndërsa popujt e tjerë ballkanikë të përkrahur, të ndihmuar, të mbështetur me të gjitha mjetet nga fuqitë e krishtera, kanë fituar lirinë e tyre një shekull para shqiptarëve, këta të fundit kanë duruar zotërimin e huaj deri më 1912, kur Roma e Vjena u kujtuan se në bregun lindor t'Adriatikut kishte interesa jetësore për t'u mbrojtur kundër rrezikut sllav e grek dhe që mënyra m'e mirë për të pajtuar këta me drejtësinë ishte mbështetja e aspiratave të shenjta të popullit shqiptar për pavarësinë e tij.

Kështu, në sajë të mbështetjes së fuqishme të dhënë nga dy fuqitë mike, Italia dhe Austro-Hungaria, ne mundëm që më 28 nëndor 1912, mbas katër shekujsh e gjysmë skllavërie, të ngremë në Vlorë flamurin tonë kombëtar, flamurin e Skënderbeut, mbrojtësit të qytetërimit perëndimor.

Lejomëni të shmangem pak nga biseda, mbasi nuk dua të largohem nga periudha e zotërimit turk mbi Shqipërinë pa thënë asnjë fjalë mbi rolin pozitiv të shqiptarëve në këtë shtet. Kemi jetuar më shumë se katër qindvjetorë nën Turqinë. Jemi mundur e kemi kaluar nën zotërimin e saj.

Kemi humbur lirinë tonë kombëtare. Jemi trajtuar, në kohët e para, si popull i mundur e si të pafé, si gjithë popujt e tjerë të krishterë të Perandorisë otomane, pa asnjë të drejtë politike, shkurt si rais, siç na quanin pushtuesit në gjuhën e tyre, si njerëz pa asnjë pjesëmarrje në strukturat civile e ushtarake të Shtetit.

Turqit, deri në shekullin XIX e ndanin gjithë kombin në dy kategori: quanin popull sovran pjesën myslimane dhe popull të nënshtruar masën e të pafeve që nuk gëzonin asnjë të drejtë politike, madje nuk kryenin as shërbimin ushtarak. Për gjithshka tjetër turqit kanë treguar tolerancën më të gjërë karshi nënshtetasve të krishterë, simbas mësimeve të Kuranit.

Me sa duket, këtë gjëndje përulësie dhe tolerance të thjeshtë, pjesa m'e madhe e shqiptarëve nuk ka mundur ta durojë gjatë. Prandaj janë shndërruar në myslimanë. Që nga ai çast kanë hyrë menjëherë në kategorinë e popullit sovran, politikisht të barabartë në gjithshka me turqit vetë, si popujt e tjerë myslimanë të Perandorisë: arabët, kurdët, etj.

Duke përshkuar historinë politike, administrative e ushtarake të Turqisë së vjetër, shihet se ndërmjet burrave të mëdhenj të shtetit e gjeneralëve të saj me vlerë, numri i shqiptarëve, në përpjestim me popullsinë, i kalon të gjithë popujt e tjerë, përfshirë edhe atë turk.

Është kjo një dukuri që, ndoshta, mund të studiohet edhe nga pikëpamja racore, duke vërejtur që, ndërmjet popujve otomanë pjesëmarrës në pushtetet shtetërore, vetëm shqiptarët i përkisnin racës ariane, nëse përjashtojmë kurdët, të pakët në numur e më pak të arsimuar se të tjerët.

Sidoqoftë perandoria otomane, ashtu si në lashtësi ajo romake, i ka shërbyer shqiptarëve si fushë sprove për të treguar dhuntitë e mëndjes në të gjitha fushat, megjithë numrin relativisht të pakët.

Nga ana tjetër njerëz të mëdhenj, që i përkasin racës sonë, gjejmë gjithkund nëpër botë ku ka vendosje shqiptarësh: mjaft të kujtojmë Tuajin e tonin Krispin e madh, emri i familjes së të cilit është një fjalë shqiptare që do të thotë kryetar shtëpie.

Tani të kthehemi tek shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Nëse Italia dhe Austro-Hungaria, të mbështetura nga Gjermania, arritën të merrnin edhe nga armiqtë e Shqipërisë njohjen e një shteti shqiptar të pavarur, kufijtë e njohura këtij shteti nuk i përgjigjeshin asnjë kriteri të drejtë, as etnik, as historik, as gjeografik.

Nga dy milionë shqiptarë të pastër, që banonin së bashku në siujdhesën ballkanike, që dikur mbante emrin e gjyshërve të tyre e quhej siujdhesa ilirike, gjysma u lanë jashtë nën sundimin sërb e grek.

Një milion njerëz, që flasin të njëjtën gjuhë, që kanë të njëjtat doke e mënyra jetese, të njëjtat zakone në të gjitha shfaqjet e jetës, të njëjtat ndjenja, nga çamët tek kosovarët, nga suliotët heroj të pavarësisë greke, tek fatosat e Hotit e të Grudës, janë detyruar të njohin tridhjetë vite skllavëri që i bënë të kujtojnë me mall katërqind vitet e zotërimit të Sulltanëve.

E tokat më të mira, më pjelloret e më të shëndoshat e Kombit shqiptar, iu dhuruan sërbëvet me një arbitraritet të padëgjuar.


Ishte epoka kur sundonte diplomacia e Parisit dhe Londrës, e frymëzuar jo nga kritere drejtësie, por nga interesa të ngushta egoiste që arritën kulmin në traktatin e mallkuar të Versajës, mishërim i përbindshëm i të gjitha poshtërsive.

Vetëm një burrë ndjeu dhe paditi i pari në botë padrejtësitë e traktateve të ndryshme të paqes, dhe mbështeti me forcë t'admirueshme, me ngulm të pathyeshëm nevojën e ndryshimit për të mirën e të gjithëvet: Benito Mussolini, që lëshoi fjalinë e famshme paralajmëruese: "Traktatet nuk janë të përjetshme".

Por nuk u ndigjua. I bëri jehonë vetëm miku i tij i madh, udhëheqësi i kombit të madh gjerman Adolf Hitleri. Në rendin e ri që do të dalë nga fitorja e Boshtit, populli shqiptar, më së fundi, do të ketë bashkimin kombëtar në kufijtë e Shqipërisë më të madhe të pavarur, të bashkuar pazgjidhshmërisht me Italinë e Mussolinit nën skeptrin e M. T. Viktor Emanueli III.

Ky është fruti më madhështor që kombi shqiptar korr sot nga bashkimi me Italinë. Populli shqiptar nuk do të harrojë kurrë se sendërtimi i idealit të tij më të lartë kombëtar i detyrohet vlerës dhe sakrificës së ushtarit italian, gjenisë dhe vullnetit të Duçes, krijuesi i Shqipërisë së re, të Madhe e të pavarur.


E përktheu nga italishtja Eugjen Merlika

.

Themi vetëm se dënimi i dhënë popullit shqiptar nga Evropa e krishterë për këtë faj të tij ka qënë me të vërtetë i ashpër, i papërshtatshëm, i padrejtë.

Ai u braktis në fatin e tij të dhimshëm, puthuajse i mallkuar, i përjashtuar nga bashkësia evropiane. Gjithë përpjekjet e tij për t'u çliruar nga zgjedha otomane kanë mbetur pa jehonë n'Evropë, janë quajtur një çështje e brëndshme, shkurt një grindje në familje.



Diçiturë: Turma që ndjekin ardhjen e ministrave në një takim për të diskutuar pushtimin e Shqipërisë nga Italia. 10 prill 1939.
Foto: Hulton-Deutsch Collection/CORBIS


 

25 KOMENTE

e dua shqiperin pa kosoven

zoti kruja na kane kuptuar,
kemi ndryshuar taktike nuk flasim me per shqiperi te madhe qe ti nxjerrim shqiptaret shovinista.kjo behej dikur,per kete muaj s'ka para as nga putini as nga koshtunica dhe as nga janullatos.nuk e di po te pagoi cervenkofski.

Shume i bukur ky artikull sidomos per ata skeptike qe pretendojne se ishin pagane apo ku ta di une para se te beheshin muslimane.

Bashkepunimi i Enver Hoxhes me Dushan Mugoshen e Miladin Popovicin e tradhetuan Shqiperine e "Madhe" qe ne fakt nuk ishte e madhe por ishte Natyrale.

Mondi ti qe nuk don kosoven nuk do dhe shqiperine.

Asnje vend i botes nuk do te pranonte nje apologji te fashizmit ne faqe te nje perditshmeje si ne paragrafin qe vijon shkeputur nga shkrimi i botuar. Ju dukej e tepert nje qendrim redaksional ndaj autorit te shkrimit dhe thenies se meposhtme shkeputur nga aty?

"Vetëm një burrë ndjeu dhe paditi i pari në botë padrejtësitë e traktateve të ndryshme të paqes, dhe mbështeti me forcë t'admirueshme, me ngulm të pathyeshëm nevojën e ndryshimit për të mirën e të gjithëvet: Benito Mussolini, që lëshoi fjalinë e famshme paralajmëruese: "Traktatet nuk janë të përjetshme".

Por nuk u ndigjua. I bëri jehonë vetëm miku i tij i madh, udhëheqësi i kombit të madh gjerman Adolf Hitleri. Në rendin e ri që do të dalë nga fitorja e Boshtit, populli shqiptar, më së fundi, do të ketë bashkimin kombëtar në kufijtë e Shqipërisë më të madhe të pavarur, të bashkuar pazgjidhshmërisht me Italinë e Mussolinit nën skeptrin e M. T. Viktor Emanueli III."

SHQIPERIA = Kosova + Cameria + Maqedonia Shqipetare + Shqiperia e Malit te Zi. Kjo nuk eshte nje deshire nga nje Shqipetar, por eshte nje fakt historik. Qe vazhdohet te mohohet dhe pengohet financiarisht dhe politikisht nga shtete si Greqia (armiku yne i perhershem) dhe Serbia. Keto te fundit blejne politikane Shqiptare dhe i perdorin ato per te ndryshuar dhe fshire Historine Shqipetare ne tekste shkollore dhe akademike. Nje komb pa histori eshte nje komb pa moral, shprese dhe shikim. Mbi te gjitha nje komb pa te ardhur. Pra, per nje kontekst me te gjere, eshte pikepyetja vere ne heroin tone kombetare Gjergj Kastriot Skenderbeu. Kush e financoi publikimin e ketije libri? Perse Grekrit thone se Skenderbeu ishte Grek? Perse Serbet thone se Skenderbeu ishte Serb. Perse Grekrit thone se Bardhyli dhe Teuta ishin Greker? Moho historine e Shqipetareve dhe Shipetaret do te jene nje grup delesh pa koke. Ky eshte targeti, derisa Shqiperia te shperbehet plotesisht. Grekrit thone per ne Shqipetaret qe ne jemi dhe kemi qene sklleverit e Grekeve per 2500 vite. Ninullat Greke thone "fle gjume lume nena se po nuk flete do te vije te haje Shqipetari".

Nga Durresi per Shqiperine e vertete

rroft kosova dhe pik

do te vij nje dite shum shpjet qe te huajt do detyrohen qe shqiperia te bashkohet me kufijt evertet sidomos kosova se nje komb nje vote por shum kombe qe i perket vetem njerit komb do votojn per njerin tjeterin pese shqipetar dhe keshtu do fitojn cdo here ne samite .tani eshte shqiperia kosova shqipetart e maqedonis qe jan gati ne fuqi ose me pozita te larta
po mali i zi ka shqipetar ne parlament
qe nje dite do e bashkojm kte shiqperi te vogel te behet me e madhe qe ti trembim armiqet grabit qar per rreth nesh sepse Zoti shef se ne jemi ne te drejt por Zoti duron shum e drejt heret von gjen te drejten . paci fat ne te drejt O njerz

MUJO ULQINAKU ME LE PA TEM JAM ME JU PLOTESISHT SI KOMB JENA NEVOJSHEM PERE NJERZ QE SE PARI E DUAN VEHTEN ATEHERE E DUAN KOMBIN DHE SHTETIN SE GREKU SERBI PO ASHTU EDHE TURKU KA DHEN LEK ME VRA NJERZIT ME TE MIRE TE KOMBIT E NE DISA SHQIPETARE PER TE FITUA LEK KEME VRA VETE VEHTEN.
FLM. ZITIT JO TE GJITHE PO GOXHA SHUME

Ore i dashur mondi MOSSS urre pa arsye se është turp për shqipëshkrues dhe shqipëfoleë KOSOVA ÇDO HERË KA QENË NË BALLË TË FORTUNES O i lumturuari Mond Shqipërin ta bënë Patriotet Shqiptar të Kosoves Psh HASAN Prishtina etje.etj ore MOndi nese do të ekuilibrojmë patriotet të flasim lirëshem, Mos ndjell farë të keqe në zemer tënde, mëshirohu për veten, duaje miku dhe armikun tënd Zot pastë mëshirë,apo ndoshta je ateist. NATYRA TË faltë.

Une jam shqiptar 100% dhe nuk do e doja shqiperine te egzistoje me njerez fashistokrate si puna e Mondit se nje drec ja merr vesh shqiptarofobine kundrejte shqiptareve te kosoves. Shqiperia per krejte shqiptaret! Vdekje per Tradhtaret

Artikulli eshte interesant .Por e rendesishme eshte te dihet koha kur eshte shkruajtur ky artikull.
Une besoj qe pervec patriotizmit ne artikull ka dhe dicka ne lidhje me kohen kur eshte shkruar.Ne fund te fundit Shqiptaret te coptuar dhe te lodhur kerkonin ne menyre pragmatiste te viheshin ne vend padrejtesit e bera ndaj ti.Por vendi ku kerkohet dhe mjeti i perdorur eshte i gabuar per menyren si shikohet tani.Politika gjithmon shikon te realizoj dicka sipas nuhatjes politike te kohes ku vepron.Kur nuhatja del e gabuar dhe pozicionimi i politikanve quhet i gabuar .Mbeshtetja tek "boshti" ne ate kohe per disa ishte menyra me emire per te ardhmen e shqipris.Keta politikan deshtuan me pikpamjen e tyre.Ne fakt persa i perket konceptit te shqipris etnike te gjith politikanet kan deshtuar.Si ata qe kishin shprese tek boshti ashtu dhe ata anti bosht.Le te shikojm kohen e sotme .
Koncepti i shqipris se madhe tani eshte ne shuarje pervet faktin e krijimit te koncepteve te reja per bashkimet e medha globaliste .Per nje rend te ri botror e tjera si keto.
Keshtu qe bashkimi i ballkanit ne EU eshte celsi i dhenjes fund te konflikteve dhe deshirave te sejcilit shtet ballkanik.Eshte e veshtir te gjesh nje shtet ne ballkan qe ska probeleme kufitare me kufitarin e tij.
Historia botrore eshte me shume historia e krijimit dhe mbarimit te perandorive .Dhe kjo eshte ciklike.Lindin vdesin,krijohen coptohen dhe perseri bashkohen.
Le te shpresojm se shume shpejt do jemi ne EU dhe kufitaret tene do te quhen Europian.

vllezer dhe motra shqipetar ju pershendes,ju lutem mos shani pse je nga jugu veriun..mos ofendoni pse je nga kosova shqiperine..mos ofnedoni pse je nga ulcini camrine..mos ofendoni pse je nga presheva tetoven...jemi nje gjaku ,jemi vllezer te nje kombi..nese keni lexuar sado pak histori mendojni te ishte ne kohen tone ajo tragjedi e 2o shekujve qe eshte lare me gjak toka ilire..jemi vllezer te nje gjaku ,flanderoi te paret tan trimat qe luftuan ne kushte me te renda qe ka pas ndonje here njeriu,ce te ket drite per brezat e ardheshem..ja pa ne jemi ata qe e gezojme kete liri,e gezojme kete liri nga gjaku i tyre i derdhur si lume..pa armatim te coptuar te shkelur dhe perseri kemi mbijetuar..nje dite do te jet shqiperia e madhe rrofte kombi shqipetar.te jemi krenar per fiiguren dhe ikonen e kombit shqipetar te madhit GJERGJ KASTRIOTI...rrofte UNITET STATES OF ALBANI

vllezer dhe motra shqipetar ju pershendes,ju lutem mos shani pse je nga jugu veriun..mos ofendoni pse je nga kosova shqiperine..mos ofnedoni pse je nga ulcini camrine..mos ofendoni pse je nga presheva tetoven...jemi nje gjaku ,jemi vllezer te nje kombi..nese keni lexuar sado pak histori mendojni te ishte ne kohen tone ajo tragjedi e 2o shekujve qe eshte lare me gjak toka ilire..jemi vllezer te nje gjaku ,flanderoi te paret tan trimat qe luftuan ne kushte me te renda qe ka pas ndonje here njeriu,ce te ket drite per brezat e ardheshem..ja pa ne jemi ata qe e gezojme kete liri,e gezojme kete liri nga gjaku i tyre i derdhur si lume..pa armatim te coptuar te shkelur dhe perseri kemi mbijetuar..nje dite do te jet shqiperia e madhe rrofte kombi shqipetar.te jemi krenar per fiiguren dhe ikonen e kombit shqipetar te madhit GJERGJ KASTRIOTI...rrofte UNITET STATES OF ALBANI

tradhtaret si mondi ka shume ai sdon as vendin e tij,do vije koha kur gjithe viset shqiptare ,atje ku flitet vecse shqip do bashkohen ne nje shtet te vetem,rrofte shqiperia e madhe ,nje komb nje shtet

Jam dakort per Shqiperine Natyrale me Kosove e Çameri,Shqiptaret ne Maqedoni e Mali i Zi.

Faleminderit
Mira

Sa me kenaqesi e krenari lexojme e njihemi me te verteten historike te Shqiperise sone te coptuar padrejtesisht
Pavaresisht politikaneve te sotem progreke e prosllave,SHQIPERIA E VERTETE DO BEHET NGA TIVARI NE PREVEZE!!

Zgjou Popull
Shqiperia e madhe, shume fjale e bukur dhe shume tingelluese. Me vite te tera jane munduar ta ndajne Shqiperine e madhe me mijera armiq, te brendshem dhe te jashtem. Fakti eshte qe sot Shqiptaret jane po Shqiptar. Me ose pa ndihmen e Rrugoves, Hoxhes, Berishes, Miloshevicit apo Fazllicit Shqiptaret jane dhe do te mbeten Shqiptar.
Shqiperia e madhe Do te behet dhe nuk ka kthim mbrapa. Ne kete moment dua me gjithe zemer te pershendes popullin Kosovar, qe jane treguar me Shqiptare se ne Shqiptaret e Shqiperise, dhe udheheqesin e tyre Zotin Thaci, qe nga nje komandant 29 vjecar, po tregohet edhe 1 politikan i forte, i zgjuar dhe pozitiv per vendin e tij.
Rrofte Shqiperia e Madhe, Rrofshin Shqiptaret kudo qe jane. kthim mbrapa nuk ka, bashkohuni popull shqiptar, se me njeri tjetrin vetem te mira do te kemi.
Zgjou Popull

BUKUR ESHTE TE IMAGJINOSH NJE SHQIPERI TE MADHE ME KOSOVEN NJE PJSE TE MALIT TE ZI TE MAQEDONISE CAMERINE POR NUK ESHTE GJE TJETER VEC NJE ENDERR E BUKUR TE JEMI REALISTE DHE ME KEMBE NE TOKE

ME RESPEKT MIKELI

Rrofte Shqiperia Etnike! Po mire more vellezer, pse nuk e pyeti njeri Mondin pse eshte kunder KOSOVES??? Vazhdoni te paragjykoni para se te dini dicka??? Mondi?? A mund te na sqarosh cfare mendon dhe pse?? Ky eshte shtypi i lire dhe e drejta e kujtdo te flase si mendon! Apo jemi ne kohen e sulltan babe dulle enverit???


Nje shkrim teper realist i mbeshtetur ne nje vertetesi historike te pa mohushme
qe eshte gjtashtu eshe nje deshmi e pakundershtueshme e perpjekjeve dhe qendreses shekullore te kombit tone ,kunder invazoreve te ndryshem ,kunder copetimit te trojeve dhe kunder asimilimit nga pushtuesit...Vitaliteti,trimeria dhe krenaria shqiptare ,etja per liri e panvaresi si dhe shpirti "rrebel"i qendreses, nuk kane se si te kuptohen e te vleresohen nga evropa "e civilizuar" qe i zgjidhte ceshtjet e saja neprmjet"diplomacise" se coptimit te trojeve shqiptare per te kenaqur deshirat e interesat e "miqeve" dhe"aleateve" ne kurriz te popullit heroik e te paneneshtrueshem , SHQIPTAREVE...Por ndeshkimi i padrejte dhe mbrapeshtia qe u solli shqiptareve Evropa, kjo kurve plake vazhdojne te funksionojne ne njefare menyre edhe sot e kesaj dite e shprehur kjo ne mosperfilljen e mosperkrahjen e shqiperise ne procesin e integrimit sa me te shpejte ne bashkimin evropian...
Eshte qesharake e tragjkokomike qe shqiptaret ky komb trim ,autokton ,me histori e kulture evropiane ,te mbahet jashte familjes evropiane akoma dhe ne fund te dhjetvjecarit te pare te shekullit te ri...Por besoj se dote vije koha kur evropa plake dote pendohet e dote ndjeje turp per kete , sepse drejtesia vonon por nuk menon...Shqiperia nuk vdes kurre!!!!

Zgjou Popull
A e keni te qarte o njerez qe Shqiperia eshte i vetmi shtet ne bote qe kufizohet nga te gjitha anet e kufive toksor po me Shqiptar domethene po me popullin e vet. Kufi brenda kufive. Gjithmone e kane pare me tmerr fqinjet tane bashkimin e Shqiperise se madhe. Kjo ka qene nje nga arsyet qe edhe e kane lene Shqiperine ne pa aftesi politike dhe ekonomike, asnjehere nuk kane dashur fuqizimin e shtetit shqiptar, se fundi dihet, do kerkohet bashkim.
Shume gjak shqiptari eshte derdhur deri me sot qe ne brezi i ndryshimit te pakten kemi filluar ta mendojme dhe ta kerkojme nje te drejte kaq edhe elementare, bashkim i shqiptareve. Fatkeqsisht kjo nuk do ti pelqeje aspak as grekeve as serbeve qe tashme kane hyre aq thelle edhe ne shtetin shqiptar. Duhet thene mjaft ''gjenocidit'' qe po i behet popullit shqiptar.
Zgjou Popull

Kisha vetem nje kritike te vogel ne titull.

Si mund ta quash Shqiperi te madhe qofte edhe 70mije metra katrore ???

Pse duhet patjeter te perdorim termat sllave ndaj ceshtjes tone...

Ajo nuk eshte Shqiperia e madhe, por Shqiperia e plote apo natyrale...

E madhe do te ishte nese do te merrnim te gjitha territoret ku sundonin iliret, por kete nuk po e pretendojme absolutisht !

Nuk ka s
Shqiperi te madhe,sepse japim pershtypjen sikur duam te gllaberojme diçka! Ka SHQIPERI, ajo ç"fare na e kane lene te paret,kosove,maqedoni,mali i zi e cameri.Cili eshte ky Kruja qe i thure lavde nazi-fashizmit?!!!Nuk jam monarkist,por sikur Shqiperia te mos pushtohej nga italia, do kish pase nje sistem kapitalist. Tjeter nivel jetese. Gjyshi me thonte:ne kohe te Zogut edhe qeni hante petulla!!!

Komenti juaj

 

Kopje me Bluetooth

Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....

Itali, deklarim i të ardhurave edhe për hyrjet afatshkurtra

Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj