|
|
Ish-zëdhënësi, Dogbani, vazhdon leximet e veprës "Poshtërsitë e Ramizit". Ja çfarë kujton Berisha nga bëmat e Ramizit në fushën e ekonomisë. Në kapitullin e parë, faqja 123 Berisha, lexojmë:
"Kjo është shumë interesante more vëllezër...O po në fillim i thoshte Berisha Ramizit, mos i mëso njerëzit kështu ore, me të bredhur shesheve e hajde vërdallë, se duhet të punojnë. O hu, i thoshte Ramizi, rri o hu se e bëj unë këtë punë, ma lër mua pushtetin edhe shiko si do pëlcasin lekët qelepir. Ja çeku i bardhë tek është, vetëm zerot mungojnë.
Ore, dale mos bëj si kalama,- i thoshte Berisha, - mos u tall me popullin, se do të zërë haka e tij. Po kujt i flisje. Rri o rri, se s'merrni vesh ju, - ulërinte Ramizi, - boll na gënjyet 50 vjet me këto vepra të shëmtuara, me këto hidrocentrale koti, me këto uzina e fabrika që janë si koshere të vjetra.
Rri, dil mënjanë, edhe shiko si do e bëjmë ne Shqipërinë .Shiko sa vepra do ngremë edhe fol pastaj....
Opo me t'ju futur atyre veprave të Enverit Ramizi, edhe me t'i bërë çafterra. Opo merr, shkul, vidh, shit. Opo edhe shinat e trenit i shkulën edhe i çuan në Mal të Zi. Opo ç'bën, ulërinte Berisha nga inati?!
Po pse, pyeste njeri. Fërnet e bingo gjithë Shqipëria, edhe qejf o qerrata...Opo kërko punë njerëzit nëpër zyrat e Ramizit, edhe do ti, ca zyrtarë me kulturë, nga këta të demokracisë, të thoshin gjithë edukatë: Po ja tek është greku o lumëmadh.
I mbaruar je ti, po merr ore trastën në krah edhe mbathja si shokët...
Ou, pse kështu qenka puna?! Ne thamë se do na qeverisnit ju ore, se për ju votuam, nuk votuam për grekun. Ju na thatë prishni këto mbeturinat e komunizmit, se do t'i bëjmë më të mira ne....
- Deshët liri o vëllezër, ja kjo është liria. Këputi një të lënë gruas këtu, edhe çiliminjve, dhe merr malin në këmbë. Edhe mbërrite në Janinë, që aty merr autobusin edhe në Athinë.
Ç'do më nga qeveria demokratike ti?
- Oh, po pse s'ikën ti more zotëri, po më tregon rrugën mua?!
- Epo nuk do ikim të gjithë, se kush do e bëjë këtë vend këtu??
- Epo shyqyr që erdhi kjo ditë more vëllezër, se tani ishe i lirë, i bëje nja 10 ditë rrugë më këmbë, ama në fund të kapnin atje te vendi i botës, edhe të binin zvarrë në shtëpinë tënde. Opo ti sa vije në shtëpi, kur të turreshin njerëzit: Hë, kur do ikësh përsëri. Nuk të ha mortja, ja, i biri filanit iku edhe s'e kapën.
Eh more shokë, shyqyr që erdhi kjo demokracia, se më në fund na u dha mundësia të jetojmë si njerëz, të flemë jashtë në dritë të hënës, të punojmë gjithë ditën në arën e grekut.
Edhe seriozisht ore, jo si në kohën e kooperativës, qe e rregulloje me brigadierin edhe e bëje ndonjë sy gjumë.
Demokraci ore...Opo dilte Ramizi, edhe me zemrën mal shikonte si vërshonin bijtë e bijat e këtij vendi tani të lirë, drejt Greqisë, tamam si ato çetat partizane, që u ngritën kundër okupatorit. Këtu brenda, Ramizi me shokët e tij kujdesej që çdo gjë të bëhej sa më e lehtë.
Opo sa vijë në doganën tonë, të shkulnin dhëmbë e dhëmballë policët e demokracisë, po mos të merrnin atë që donin. Do jetojmë dhe ne, thoshin. Kemi edhe ne kalamaj. Mirë se për pronarin grek punonin kurbetlinjtë, por duhet të mbanin edhe familjen e tyre, po duhet të hiqnin mënjanë edhe për familjet e policëve të Ramizit. E mirë o mirë, demokraci ore...
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm para dhe më adresojnë drejt klinikave private por unë nuk...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa nga shqetësimet e fëmijëve, prej të cilëve çdo ditë paraqiten...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj