Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Tirana ruan kreun në Vlorë, vendos dygolëshi i Memellit

Elton Nika | 06/04/2009 | Sport | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Bardheblutë kanë arritur të fitojnë me Flamurtarin në një nga transfertat më të vështira të kësaj faze


Tirana merr tri pikë shumë të rëndësishme në Vlorë, duke ruajtur kreun e renditjes, ndërsa Flamurtari nuk arrin t'i shkëpusë edhe një pikë kryesuesve të kampionatit, edhe pse ka zhvilluar të paktën në pjesën e parë një lojë të bukur. Ndeshja nis në mënyrën më të mirë për kundërshtarin.

Me topin e parë nga qendra është Memelli që serviret nga shokët e tij, sulmuesi nuk heziton të godasë duke shfrytëzuar gabimin e portierit dhe gol. Vetëm pak sekonda lojë dhe Flamurtari ndëshkohet.

Megjithatë, duket se goli i ka shërbyer këtij takimi, ku loja mer më shumë ritëm nga të dy ekipet, edhe pse vlonjatët kërkojnë më shumë në portën e Nallbanit. Goli i barazimit nuk vonon dhe Alvizh në të 19 tën minutë brenda zonës shënon për Flamurtarin 1 1. Loja tregon se të dy ekipet kërkojnë të fitojnë dhe barazimi nuk i shkon për shtat asnjërës nga skuadrat. Flamurtari merr më shumë iniciativën, por Tirana tregohet më racionale.

Memelli godet sërsh dhe kalon bardheblutë në avantazh, edhe pse goli i dytë duket se lë mjaft vend për dyshime pas një faulli ndoshta të Xhafajt ndaj portierit Moçka. Megjithatë, Tirana kryeson dhe i mbyll 45 minutat e para në avantazh.


Në pjesën e dytë ekipi i Kolës kërkon të administrojë lojën dhe i beson kundërsulmit, ndërsa prej pjesës së parë Kola humbet Lilën dhe në vend të tij fut në fushë shtatlartin Osmani.

Edhe Memushi largon Moçkën për Halilin dhe me kalimin e minutave hedh në fushë edhe dy lojtarë me tipare sulmuese si Shehaj dhe Rustemi, pasi nuk pajtohet me humbjen. Ka pasur dy momente ku vlonjatët mund të kishin barazuar rezultatin, por që nuk janë shfrytëzuar si duhet nga kuqezinjtë. Nga ana tjetër, Muzaka i futur në pjesën e dytë, dy herë mund ta kishte mbyllur takimin në dy momente, por topi i goditur prej tij përfundon jashtë.

Minutat shtesë kanë nga një rast për të dyja skuadrat, por vetëm kaq. Përfundimi i takimit sjell fitoren e Tiranës, ndërsa Flamurtari e pranon humbjen, edhe pse rezultatet e takimeve të tjera e kanë lënë në të njëjtin pozicion, ndërsa Tirana tregoi se synon këtë sezon me çdo kusht titullin, ndërsa sipas asaj që deklarojnë edhe drejtues të ekipit kanë kaluar një nga transfertat më të vështira të fazës së tretë.


 

Komenti juaj

 

'Ne krijojmë 'Topat e artë', të tjerët i blejnë!'

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, sulmon Realin e Madridit dhe thur eloxhe për drejtuesit katalanas Presidenti i Barcelonës, Huan Laporta,...

Kuzhe: T'i shfrytëzojmë të gjitha potencialet

Trajneri i kombëtares zbulon se i kanë pëlqyer 2-3 elementë të U-20-ës në Lojërat Mesdhetare të Peskarës Takimet europiane të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj