|
|
TIRANE-Nuk kishte për çfarë ta donte më jetën pa djalin e saj të vetëm. Me këtë arsyetim të ndikuar në kushtet e një depresioni të rëndë nëna vret veten pasi djali i saj 9-vjeç kishte vdekur nga temperatura gjatë natës. Tragjedia ndodhi paraditen e djeshme në Kodër Kamëz të Tiranë, kur nënë e bir Ruzhdie Hoxha 31-vjeçe dhe Xhionald Hoxha , 9-vjeç janë gjetur nga fqinjët të vdekur në dhomën e gjumit në apartamentin e tyre që ndodhet në katin e dytë të një pallati. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e vdekjes së dyfishtë. "Fqinjët e familjes Hoxha, treguan se prej disa ditësh 9-vjeçari ishte sëmurë me grip shqetësim të cilën nëna e tij u kishte treguar atyre. Pas deklarimeve të fqinjëve, policia rindërtoi ngjarjen nga e cila rezultoi se 31-vjeçarja ka gjetur djalin e saj të vdekur dhe më pas ka kaluar në depresion duke varur veten" thanë për "Shekullin" burime nga policia.
Sëmundja"Kam djalin sëmurë me grip ka edhe temperaturë" u kishte treguar dy ditë më parë 31-vjeçarja Ruzhdie Hoxha fqinjëve të saj. Mësohet se Hoxha e cila jetonte në shtëpinë e saj në Kodër Kamzë të Tiranës vetëm me djalin e vetëm Xhionaldin 9-vjeç ndërsa bashkëshorti i saj ndodhej emigrant në Greqi prej disa muajsh. Ende nuk dihet nëse 31-vjeçarja e ka dërguar djalin e saj për vizitë në spital, ndërsa ishte shprehur se kishte thjesht një grip dhe do të kalonte. Por në fakt nuk ka ndodhur kështu, por më keq. Gripi do të shkaktonte dhe tragjedinë në këtë familje. Mbrëmjen e së enjtes 9-vjeçari nuk ka pasur temperaturë të lartë duke qetësuar nënën e tij e cila ka rënë për të fjetur bashkë me të. Përgjatë gjithë natës, 31-vjeçarja nuk ka mundur të zgjohet nga gjumi për të kontrolluar temperaturën e djalit e cila kishte arritur kulmin. Për shkak të temperaturës së lartë 9-vjeçari ka kaluar në gjendje kome në pamundësi për të kërkuar ndihmë, dhe më pas ka ndërruar jetë. Vetëm në mëngjes kur gruaja e re është ngritur nga gjumi ka shkuar pranë shtratit të djalit për të parë gjendjen e tij por ka qenë tepër vonë.
Ngjarja
E ka thërritur pa fund, e ka tundur, shkundur, ka ulëritur, qarë por asnjë përgjigje. Djali i saj i vetëm kishte vdekur. Dhimbja duke se ka qenë në ekstremin e saj për 31-vjeçaren e cila ndodhej e vetme në shtëpi me djalin e saj të pajetë. Ajo nuk ka kërkuar ndihmë por ka gjetur në banesë një litar dhe në dhomën e gjumit pranë djalit të saj, ka varur veten. "Dyshohet se ajo mund të ketë menduar se nëse kërkonte ndihmë te fqinjët ata nuk do ta linin të vdiste. Gruaja ka kaluar në depresion sapo ka parë djalin e vdekur dhe menjëherë ka vendosur ti japë fund jetës" thanë burimet policore të cilat kanë marrë në pyetje shumë persona të afërm dhe fqinjë të familjes Hoxha, si dhe kanë bërë këqyrjen e imtësishëm në banesë për të rindërtuar ngjarjen e cila nuk ka pasur dëshmitarë. Sipas burimeve të policisë në vendin ku u gjet trupi i pajetë i 9-vjeçarit, ishte rrëmujë çka hedh dyshime se nëna e tij, nga dhimbja ka prekur çdo gjë i ka dalë përpara, ndërsa ka lëvizur edhe djalin para se të kuptonte se ai ka vdekur, në tentativë për ta zgjuar. Pallati ku banonte familja Hoxha për disa orë me radhë ka qenë e blinduar nga policia, ndërsa të afërm dhe banorë të lagjes përreth kanë mbërritur menjëherë të shokuar për ngjarjen e rëndë. Mësohet se pritet kthimi i babait fatkeq i cili ndodhet emigrant në Greqi për të siguruar të ardhura për familjen e tij e cila u shua mëngjesin e djeshëm.
ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...
TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
fatkeqesi emadhe cdo nene do ta bente per djalin evet ngushellime te afermeve te tyre
ngushellime familjes.eshte varferia qe merr jete njerzish. kjo eshte salalbania ku njerzit kane frik te vene te mjeku se do i rrjepi .kushedi nese ajo nena ka pasur a jo 5 leke ne shtepi.po po qeverrie plehrave e ka mendjen te vjedhe sa me shume.
Tmerr dhe tragjedi e rende.
Ne kete vend ke frike te shkosh te mjeku, pasi lloj-lloj eksperimentesh behen me pacjentet, te cilat jane viktima te pa-aftesise se tyre dhe injorances totale mjekesore.
Ngushellime familjes dhe te atit te djalit.
Le te pushojne ne paqen e perhershme dhe Zoti e ndjefte fatkeqen ne trishtimin e saj.
Amin.
Ngushllime per familjen ndjej dhimbje te thelle per kte familje ndofta varferia ka bere qe te mos e coj te mjeku te kta kriminel qe rjepin popullin edhe njiher ngushllime familjes
Ngushllime per familjen ndjej dhimbje te thelle per kte familje ndofta varferia ka bere qe te mos e coj te mjeku te kta kriminel qe rjepin popullin edhe njiher ngushllime familjes
Me preku shume shkrimi kur e lexova. Jane nje sere shkaqesh qe e kane derguar nenen e shkrete ti jape fund jetes.
1. Edukata e nenavet dhe baballarevet shqiptar.
Shpesh kemi degjuar kur ishim te vegjel te thone: - He more se s'ka gje, grip ka do i kaloje.
Kjo mosperfillje e ka mare jeten e djalit. Pasi semundjet e keqija vijne nga gripi dhe temp. e larta.
Kur femija ka temp. te lart per disa ore rresht duhet menjehere te dergosh tek mjeku e jo me dy dite ne rastin konkret.
2. Ekonomia - edhe nje nga komentet lart e ka permendur. Edhe kjo ka nje te vertete te madhe. Por s'ma don mendja se nje nene z'do gjente dicka ti ulte temp. te birit edhe sikur te kishte kerkuar ndihme diku ne familjen e saj.
Me vjen keq per djalin qe ka ikur nga mungesa e padijenise se nenes. Me vjen keq per nenen qe i ka dhene jetes vet fund nga ndjenja e fajit, se e shkreta ka menduar edhe burrin kur ti vinte ne shqiperi do e mbyste ai. Keni parasysh shqiptaret me injorancen e tyre. ...
Fatkeqesi e madhe vertet ...
ngushellime familjes kjo tregon se sa familje edashur kan qen dhe sa te lidhur me njeri tjetrin kan qen.
Ngushellimet jane pak per ate njeri i cili dtyrohet te le familjen per arsye qe te gjithe ne e dime shume mire.
Dhimbje me te madhe nuk mund te kete per babain dhe bashekeshortin e te ndjereve! shendetesia, papunesia drejtesia, jane nje luks vetem per disa horra qe nuk duan t'ja dine per te zbutur varferine. si ka mundesi qe ne ditet e sotme ne shqiperi (a thua te jemi ne vendet e treta) temperatura te shkaktoje kete tragjedi. Turp,turp, turp per gjithe sherbimin shendetesor te korruptuar politikaneve dhe zyrtareve .
jam plotesisht dakort me comentin e dyte .
me te vertet per te te ardhur keq zoti i cofte ne vend te mire ngushellimet e mija te afermve qofte e fundit kjo
ne kohen e xhaxhit ishte i detyruar infermieri te shkonte ne shtepine e te semurit sidomos per femijet, e t'u ndodhte nje gje e tille te vdiste femija nga gripi pa ta shihnin se c'i gjente. pavaresisht se kush e ne cfare gjendjeje ishte prindi. sot kemi shtet demokratik ne, mjeku duhet paguar. i zente mallkimi keta qe u pasuruan ne nje rang me boten me gjakun e te pafajshmeve.
njerezit kane frike nga mjeku, kane frike nga kriza nga gjithcka.edhe media luan rrol shume negativ pasi vetem flet per korrupsion apo krize ne cdo sek. duke u hequr shpresen njeresve si rrjedhoje depresion i pafund ne shqiperi
Ngushellime faniljes pere rastin tragjik dhe Zoti ju ndihmoft.
Dhe shume turpe pere ate njerz qe i perezine punet politike ne kso raste nese dikush ka mllefe me dike shfaqeni ku eshte vendi turpe me mire ishte mos te shkruani.
Ky rast duhet ti shfaqet atje ne monitor KRYETARES SE PARLAMENTIT SHQIPTAR, ZONJES JOZEFINA TOPALLI qe me paturpesine me te madhe habitet edhe thote, jo- ska shqiptar qe ska 5 mije lek te vjetra.
cfare behet keshtu?? te tilla tragjedi po degjojme shume shpesh...si mundet ndodhin kaq shume ne nje vend kaq te vogel..ca ngushellimesh mo aman, kjo eshte kuje, kjo eshte gjeme e madhe.I ziu baba!
Ju lutem mos e ngaterroni politiken me kete tragjedi qe i ka ndodhur kesaj familje.Ne te gjithe si shqiptare duhet ti ngrejme nje monument te gjitha nenave shqiptare , te gjitha atyre nenave qe sakrifikojne jeten e tyre per dashurine ndaj femijeve , per te gjithe ate mund dhe nete pa gjume kane kaluar per te na ndenjtur mbi koke.E ndiej dhimbjen e kesaj nene sikur te ishte nena ime , dhe humbjen e saj e quaj nje humbje te madhe per te gjithe shpirtrat qe kane nevoj per ngrohtesi , per te gjithe ata femije qe kane nevoj per nje nene qe ti doje si kjo nene ka dashur femijen e saj.Nuk mund te vdesesh nga dashuria thone , por kjo nene vdiq nga dashuria e tepert , vdiq sepse nuk jetonte dot pa femijen e saj.Cfar nene trime qe ishte , por pikerisht per kete ajo duhet te jetonte dhe ti bente balle dhimbjes , te jetonte dhe te sillte ne jete femije te tjere qe ti ngjanin nenes dhe te ishin mrekulli te natyres.
Ka vdekur nje nene , dhe sa here qe vdes nje nene brenda nesh vdes dicka...
gushellime familjes .me ata doktorat ton te ze frika te shkosh ekan mendjen vtem me trjep kushedi si ika pasur hallet familja hoxha
NO KOMENT NGUSHULLIME TE GJITHE TE AFERMEVE. JU THAFSHIN KUSH E KA VARUR DJALIN . BENI DURIM O NJERES ?se di ,nuk mund te flas me gjate ngushullime ; nena beri ate qe cdo nene vec kafshes nuk do e bente; trimereshe rrite djalin vete ;
I shpreh me shume keqardhje ngushellimet e mia kesaj familje .
Ky eshte kulmi.NUk ka fjale ne kete mesele.Perse nuk e zbardhin mediat me te madhe kete fenomen.Qe te hapi veshet ky rrota kaishit.dhe te lere naten se nuk na intereson edhe aq shume jo..
Ky eshte nje rast qe ta ben mishin me kokrriza. Shume fatkeqesi e madhe.
Pse jeni kaq popull negativ, per cdo gje fajin e ka qeveria.Sa qejf keni t'i politizoni gjerat qe skane lidhje me politiken. Sa ndodhi si keto ka neper boten perendimore, ku njerezit hapin zjarr ne shkolla, vrasin veten, etj etj. Po atje Sala e ka fajin?? Apo e ka Edi, Fatosi, Obama, Bush etj. Keto gjera jane pjese e jetes dhe gjithmone do te ndodhin, pavaresisht se kush e ka pushtetin. Kjo eshte tragjedi e dhimbshme qe ia uroj mos t'i ndodh askujt.
I shpreh ngushellimet e mija familjes!!
tragjedi,lusim zotit mos te na vere kurre ne keto lloj provash.
cfar shtaze jane keta njerz si ky agroni qe perzien saliun ne keshtu ngjarje...
sa i takon tragjedis njeri nuk mund te gjeje fjalet per te shprehur keqardhjen...tragjedi e madhe :(
O Agrone cfare done sala aty more injorant .Pse futessh ne politik ne fatkeqsin e tjetrit /por kaq ke nivel ti.Ngushllime familjes dhe shpirtrat e tyre u prehshin ne Paqe.
eshte nje lajm me te vertete qe te ther shpirtin .ngushellimet me t sinqerta familjes se pergjysmuar qe ka mbetur . nuk e di se atyre qe duhet t u vene gishtin kokes per kete makaber kaq absurde do tu vije ndo pak keq . sa gjynah te vdesesh per hic gje . me gjithe mend per te qare si femi edhe pse jemi burra .......
NUK KE FJAL TE THUASH VERTET NJE TRAGJEDI.U MBYLL NJE FAMILJE.
kjo tragjedi duhet te na bej te reflektojm se sa e dobet asht shoqeria e jon nga dhimbja duam te perfitojm e kam fjalen kur çeshtjen mundohemi ta politizojm jan te shumta rastet qe prinderit nuk reagojn shpejt ndaj nje problemi qe ka femija se atyre ju duket i vogel por ne fakt ai problem mund te jet fatal ne qofte se nuk shikohet nga mjeku .Ky asht mentaliteti shqiptar se te mjeku na shkojm vetem kur gjendja asht ekstreme.nuk dua qe asaj nene ta bej me faj se ndoshta ajo fatkeqe ka pasur shum e shum halle te tjera qe na nuk i dim por nga kjo fatkeqsi duhet qe kush asht prind duhet te reagoj me shpejt ndaj problemeve te femive te tryre .UN BASHKOHEM ME DHIMBJEN E ASAJ FAMILJE FATKEQE.
po kta horra kta spurdhjak politikan kta qe vdekshin ku te jen nuk i lexojne kto lajme....
mallkuar qofshin ku te jen pisat...
ngushellimet e mia kesaj familjeje....
King;;;; nqs ti nuk e din se cfare hyn SAla ketu po ta them une . Ne kohen e atij qe u kane mesuar ti thoni diktator ne cdo lagje kishte infermjere falas ,mjek e ku di une ; kjo gje nuk bente kurre vaki se e di ti se cfare te bente ai ? ta griste ate dipllomen . Ketu po marin diplloma fallco dhe duan vende punre mundesisht ne qender te Tiranes . pse jo te blloku. Nuk eshte pare e degjuat qe per tre muaj ne nji shtet ne lufte jane vrare 300 persona ndersa ne Tiranen e demokracise kane vdekur 900 persona . Ti s'ke te drejte te mbrosh Saliun e gjalle . njerezit po paguajne ato qe ben ai i pa skrupullt . Aty ku kam prinderit ka pas mjek te shkelqyer mami dhe infermjere . Ik tani te gjesh bishtin e qenit dhe vdesin njerezit per 1 aspirine . Solis beri shume po iku . Mos mbro qente o kope derrash.
Ngushellimet e mia per familjen eshte nje tragjedi e madhe.Nuk jam dakord me ju Z.Dyrrahu se pse keto gjera ndodhin ne perendim si thoni dhe jane pjese e jetes se perditshme ne duhet te mesohemi me to dhe ti pranojme sic jane.E verteta eshte qe shqiperia ne saj te ketyre antishqiptarve qe e kane qeverisur per shume vite ka jetuar dhe tragjedi akoma me te renda.Por gjithe keto ndodhin per arsyen se gjithe keta antishqiptare na kane bere shurdha dhe memeca te pranojme cdo gje ata na thone.Eshte faji i qeverisjes humben 2 jete zoteri nuk jane pak nuk e kuptoj se mesa lehtesi ju komentuat kete ngjarje.Bashkohem me dhimbjen e asaj familje duke shpresuar qe dite me te mira te vijne per kombin tone.
nuk ka fjal per koment .
eshte nje ngjarje boll e hidhur, mjer nena kur e pa djalin e saj te vetem pa jete. nena ben te pamunderen per dhimbjen e femijes.
mos i lini o burra shqiptare, familjet me gra ,me femije te vegjel, jeta ka te pa pritra
Ngushellimet e mia kesaj familje
Turp per shqiperine qe vdesin akoma femije nga temperatura.Kjo tregon se sherbimi shendetsor ne shqiperi nuk funksionon.Turp per politikanet e qeveritaret tane hajdute qe s'mendojne gje tjeter vecse te vjedhin.Pas 19 vjetesh shqiperia eshte me keq se ne '90.Papunesi,sistem social te pastabilizuar,sistem shendetsor qe nuk funksionon.Me mjeke xhambaze qe me pare te shohin duart e pastaj te vizitojne.E te mendosh pastaj qe provimet i kalojne duke paguar para c'mund te shpresosh prej tyre.ngushullime families.
Lexova diku per ditelindjen suprize te Monika Kryemadhit qe femer me te shemtuar nuk do kete.Shpenzime te pafunda..... te bera nga burri deputet!
Aman o njerez cfare po behet ne ate vend.Te degjosh edhe raste te tilla te dhimbshme qe ndodhin ndihesh shume ne dileme.Eshte e vertete qe e para gje qe ajo nene e mjere ka menduar eshte se do bente gati parate qe te paguante doktorin, edhe ka hezituar kishte apo nuk kishte ne nuk e dime.Nje gje e dime sh. mire.jemi kaq larg se nuk durohen ato gjera qe po ndodhin ne Shqiperi.Une personalisht nik do duroja dot te jetoja ne ate bote korrupsioni.Njerezit e ndershem jane o larg nga ai vend.Duhet te jesh hajduti ...tani qe te mbijetosh ne Shqiperi.
me vjen shum keq per te dy meqe jam nene dhe vete..njerez mos komentoni kot se koti pa i ditur arsyet e asaj familje!!sic thote edi..ajo kryemadhi me ben nje ditelindje dhe shpenzo me shumic lek nje shemtire qe mi bo floket...si ato qe jetojne.........kuqe;-)dhe nuk shifet dot pse thoni ju??????kurse nena shkret ku e dime neve ka pas lek ne shpi apo jo per ti blere ilace apo per ta cuar te doktori..se nje nene nuk e len djalin ne ate shkalle deri sa vdes nga temp...dhe ngushellime per te dy dhe zoti i prehte ne paqe te dy...
ngushellime families.
nuke eshte per tu komentuar pore per te reaguar.
Ku eshte mjeksia Shqipetare?
Nuke besoje se flitet per nji thjeshte temperature te femise 9 vjeçare.
Pore munde te jete diçka tjeter.
munde te jete un virus qe t vdese nese nuke kapet ne kohe nga mjeket dhe kurohet me antibiotike,per ndryshe pritet vdekja a munde te perfundoshe ne sedian rrotelle a munde te keshe humbje te pjeseve te trupit,te gjymetyreve,te te folurit ett..
mbase ktije rasti mjeket dhe besoje ministria e mjeksise duhet te marrin masa per nji kontroll per nji verifikim te rasteve te tilla do jete ne te mire te te gjitheve.
O Bese, lexoje mire artikullin, se ne shkrimin e pare shkruan sikur djalin e kane varur. Jo, jo ka vdekur nga indiferentizmi i nenes, prandaj ajo ka vrare veten, se ka menduar se i kalon vetevetiu gripi.Ngushllime babait te djalit qe ka lene nje grua qe s'ka ditur te kujdeset per te birin. Te te vdese sot femija 9 vjec nga gripi, e pabesueshme, po s'pati pasur ndonje semundje te fshehur qe e ema s'e ka ditur. Asgje s'ka zgjidhur nena me vetvrasje, pavaresisht tragjedise familjare, te te vdese drita e syrit.