|
|
TIRANË- Skandal i diplomacisë shqiptare teksa sekretari i ambasadës tonë në Maqedoni kapet duke transportuar 65 kilogramë heroinë. Agim Haxhiu, është arrestuar nga policia Turke teksa po përpiqej që të transportonte lëndën narkotike me makinën që kishte targat diplomatike "RSH". Sekretari i dytë i ambasadës ishte përpjekur që të shfrytëzonte imunitetin diplomatik dhe të bënte korrierin e drogës për llogari të personave të tretë, të cilët nuk janë zbuluar ende. Lajmi është konfirmuar dje edhe nga burimet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por sipas tyre, shteti shqiptar është njoftuar vetëm pas publikimit të lajmit në media. "Deri tani rezulton se shtetasi Agim Haxhiu, është ndaluar në segmentin rrugor Stamboll-Edirne nga organet kompetente turke më datë 2 maj 2009 për tregtim të lëndëve narkotike dhe aktualisht ndodhet në Burgun Maltepe në Stamboll. Vendndodhja konfirmohet edhe nga Konsullata jonë e Përgjithshme në Stamboll",- thanë dje burimet zyrtare të Ministrisë së Jashtme.
Arrestimi
Policia turke kishte rënë në gjurmë të një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike nga vendi i saj në drejtim të vendeve të tjera të Ballkanit. Ky rrjet është monitoruar për një kohë të gjatë dhe më pas është zbuluar se në të kishte implikim të përfaqësive të huaja diplomatike, dhe më kryesisht asaj shqiptare. Në këtë pikë është përfshirë në hetime edhe Shërbimi Sekret turk. Ky i fundit ka bërë mbikëqyrjen e rrjetit duke u fokusuar tek makinat shqiptare. Disa ditë më parë, shërbimi informativ është vënë në ndjekje të një makine shqiptare, e cila ka hyrë në Turqi nga Bullgaria. Makina ishte e ambasadës shqiptare në Maqedoni dhe mbante targat diplomatike RSH, të cilat i siguronin edhe imunitet. Por kjo nuk i ka penguar shërbimet turke që të mbajnë në vëzhgim makinën shqiptare dhe të presin sa të ngarkohet me lëndë narkotike. Më datë dy maj policia dhe shërbimet sekrete turke janë siguruar se makina shqiptare është mbushur me lëndë narkotike dhe e kanë ndaluar teksa ishte duke lënë vendin. Operacioni për ndalimin e makinës shqiptare u zhvillua në rrugën Stamboll-Edirne. Kontrolli ka zbuluar se në makinë ndodhej një sasi e madhe lënde narkotike. Analizat dhe peshimi kanë treguar se bëhej fjalë për 65 kilogramë heroinë të pastër. Menjëherë është bërë edhe arrestimi i shoferit, i cili ishte sekretari i dytë i ambasadës shqiptare në Maqedoni, Agim Haxhia.
Hetimet
Menjëherë pas kësaj, policia turke ka njoftuar autoritetet shqiptare, të cilat kanë preferuar që të mbajnë të fshehtë të gjithë ngjarjen. Por ditën e djeshme lajmi është bërë publik duke e detyruar Ministrinë e Jashtme që të lëshojë një deklaratë justifikuese duke thënë se Agim Haxhia ishte larguar nga vendi i punës pa njoftuar dhe ishte shkarkuar nga detyra. Burimet e policisë turke kanë pohuar dje se Agim Haxhia është përpjekur që të fshihet pas imunitetit diplomatik por kjo nuk ka funksionuar. Ndërkohë, policia shqiptare ka pohuar se ajo nuk ka lidhje me operacionin dhe se nuk është njoftuar nga policia turke për arrestimin. Ende nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me përfshirjen e personave të tjerë në këtë skandal ose për identitetin e pronarëve të 65 kilogramëve heroinë. Agim Haxhia nuk është pjesë e diplomatëve të karrierës. Ai është përfshirë në radhët e shërbimit diplomatik shqiptar vetëm tre vjet më parë. Deri ditën e emërimit në këtë post ai ka punuar si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Arrestimi i diplomatit shqiptar me heroinë në Turqi ka nxitur reagimin e PS-së. Erjon Braçe u shpreh sot se "deklarata i ministrit të Punëve të Jashtme është e turpshme, për të mos thënë që turpëron çdo shqiptar, brenda Shqipërisë, apo jashtë saj. Kjo godinë nuk është flamuri i Shqipërisë sot në botë", u shpreh ai.
"Me Zgjedhjet e 28 qershorit duhet ti kthejmë dinjitetin kësaj ministrie dhe çdo shqiptari qe ka vendosur të ndërtojë një jetë tjetër, pasi sot ndihen te dhunuar dhe poshtëruar nga emërimet politike të njerëzve që e kanë të lehtë të përfshihen në xhiron e trafikut të drogës se sa t'i shërbejnë vendit të tyre me nder dhe dinjitet", tha Braçe.
Më as ai solli disa fake që janë denoncuar edhe më parë në media, ku njerëz të nën petkun e diplomatit kanë kryer trafik nderkombetar droge. "Në harkun e 6 muajve, kjo ministri është përfshirë në një xhiro trafikimi droge me vlerë 1 mln euro. Kanë mbetur ende pa përgjigje dhe nuk po bëhen transparente çështja e përdorimit të llogarive bankare të qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga diplomatë apo persona që disponojnë pasaportë diplomatike në emër të MPJ së Shqipërisë, i pagesave dhe depozitave me vlerë 50 mln euro", tha Braçe.
Rekrutët politik, siç i cilësoi Braçe po prishin e po shkatërrojnë imazhin e mirë të mijëra diplomatëve shqiptar, profesionistë të zotë Sipas deputetit socialist ata që kapen me drogë janë shëmbëlltyra e atij që drejton këtë ministri, Lulzim Bashës.
Dje mediat e huaja bënë të ditur se sekretari i dytë i Ambadasës shqiptare në Maqedoni, Agim Haxhiu u kap me makinën e ambasadës me plot 65 kg heroinë që po e transportonte për Turqi. Pak orë më vonë, Ministria e Jashtme tha se ka shkarkuar nga puna diplomatin Haxhia për moskorrektesë në punë, pasi kishte 5 ditë që kishte munguar pa arsye dhe pa leje.
*********
"Zhdukja" e sekretarit të dytë të ambasadës shqiptare në Maqedoni është zbuluar vetëm pas ankesës së familjes së tij se nuk kishin asnjë komunikim. Familjarët kanë telefonuar në ministri duke kërkuar ndihmë për të gjetur njeriun e tyre duke thënë se ai ishte nisur në drejtim të Turqisë. "Nëpërmjet Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit, të akredituar pranë Përfaqësisë sonë në Ankara, u interesuam pranë organeve kompetente të policisë turke. Objekti i interesimit ishte sigurimi i çdo lloj informacioni të nevojshëm lidhur me hyrjen eventuale në territorin e Turqisë të shtetasit në fjalë, vendndodhjen e tij, si dhe me ndonjë aksident të mundshëm. Ky interesim nisi dhe u përcoll fillimisht si shqetësim i familjarëve të z.Haxhiu edhe të Përfaqësisë sonë në Shkup, pasi që prej datës 1 maj ishin humbur kontaktet me të",- thanë burimet zyrtare të Ministrisë së Jashtme. Sipas tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë turke informoi Oficerin shqiptar të Kontaktit se shtetasi në fjalë rezultonte të ishte futur në territorin turk me automjet, nëpërmjet kufirit tokësor me Bullgarinë, me datë 1 maj 2009, dhe deri në atë moment nuk kishte të dhëna për ndonjë aksident apo rast të ngjashëm lidhur me shtetasin Haxhiu. Për të mundësuar lokalizimin e vendndodhjes së tij u kërkua dhe numri i telefonit që mendohej se kishte në përdorim shtetasi Haxhiu. "Pas pohimit verbal për hyrjen në Turqi të shtetasit shqiptar, Departamenti i Kufirit dhe i të Huajve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë turke, më 6 maj 2009, njoftoi, edhe zyrtarisht me shkrim, Oficerin tonë të Kontaktit për datën e hyrjes në Turqi të këtij shtetasi, data 1 maj 2009. Pas disa komunikimesh, mes Përfaqësisë sonë dhe Autoriteteve policore turke, vetëm sot pasdite, më datë 7 maj 2009, ora 17:43, Policia e Stambollit përcolli me faks njoftimin për ndalimin e shtetasit Agim Haxhiu, me akuzën për tregtim të lëndëve narkotike",- thanë burimet zyrtare të ministrisë. Më pas ato shpjeguan se sekretari i dytë i ambasadës shqiptare në Maqedoni, Agim Haxhiu, është ndaluar në segmentin rrugor Stamboll-Edirne nga organet kompetente turke më datë 2 maj 2009 për tregtim të lëndëve narkotike dhe aktualisht ndodhet në Burgun Maltepe në Stamboll. Vendndodhja konfirmohet edhe nga Konsullata jonë e Përgjithshme në Stamboll. Ministria e Punëve të Jashtme ka theksuar se Agim Haxhiu nuk gëzon asnjë privilegj dhe imunitet diplomatik dhe do të procedohet sipas legjislacionit ne fuqi në Republikën e Turqisë, si dhe konform konventave ndërkombëtare.
Nëna e diplomatit: Im bir s'është marrë me drogë
TIRANE- Nëna e gazetarit Agim Haxhiu, nuk iu beson veshëve për atë që ka dëgjuar gjatë ditës së djeshme në media të ndryshme ku thuhej se i biri ishte ndaluar nga policia turke me një sasi heroine. Lajmi është i emetuar nga disa media të ndryshme televizive, dhe i ka rënë si bombë gruas së moshuar e cila e dinte që i biri kishte pasur një debat në familjen e tij dhe se ishte larguar nga shtëpia e tij në Maqedoni. Edhe pse në media gjatë ditës së djeshme, në televizione dhe në agjenci të ndryshme lajmesh kanë dalë lajme për ndalimin e të birit ajo nuk do ta besojë që i biri është përfshirë në një histori të tillë, që ka si qëllim trafikimin e drogës. "Nuk ka pasur Gimi, asnjëherë qëllim të merret me punë të tilla. Unë e njoh tim bir dhe ai nuk mund të merret me gjera të tilla,- tregon gruaja e moshuar që edhe pse në gjendje jo të mirë, mundohet të mbajë veten me forcë. Ajo tregon se e kishte takuar të birin për herë të fundit, rreth 10 ditë më parë, kur ai kishte qëndruar veç se një natë për të parë atë dhe më pas ishte nisur sërish në drejtim të Maqedonisë për të vijuar detyrën e tij në ambasadën tonë në Maqedoni. "Erdhi qëndroi fare pak donte të dinte për mua dhe për të më parë si isha. Qëndroi fare pak dhe u largua",- tregon gruaja e moshuar që mundohet të mbahet edhe pse lajmi që ka marrë dje e ka plakur jo pak nga mosha. Bashkë me të në shtëpi, ndodhet motra e saj, Natasha, dhe kunati i saj, Edi, prania e të cilëve duket se e ka ndihmuar Dritën të kalojë momentin e vështirë që kur mori lajmin, se i biri kishte pasur probleme. Ajo tregon që të hënën e ka telefonuar Evisi, bashkëshortja e të birit nga Maqedonia dhe i tha se Agimi nuk ishte larguar nga shtëpia. Gjatë kësaj kohe kam folur me shokë dhe miq të Agimit si dhe më diplomatë të tjerë në Maqedoni të cilët janë munduar të më qetësojnë , por nuk më thoshte asnjëri se Agimi ishte ndaluar në Turqi. Vetëm sot e mora vesh nga lajmet që ai ishte kapur në Turqi". Ajo pohon se gjatë këtyre ditëve ka komunikuar me nusen e të birit për të mësuar ndonjë gjë, se si kishte ndodhur dhe kur ishte larguar. Ajo tregon se gjatë pasdites së djeshme e kishin marrë në telefon djemtë që ndodhen në Gjermani dhe në Finlandë, të cilët kishin mësuar lajmin nga mediat e ndryshme televizive. Me duar të kryqëzuara, gruaja shpreson se e vërteta të jetë krejt ndryshe nga sa është thënë në media dhe duket se e beson një fakt të tillë.
Ambasadori Çejku: E larguam të hënën
TIRANE- Ambasadori Shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku, ka treguar mbrëmë për "Shekullin", se ai e kishte takuar punonjësin e ambasadës për herë të fundit në Shkup të enjten e javës së kaluar. Ndërkaq ai ka pohuar se të hënën ai ishte njoftuar nga familja e Haxhiut se ai nuk kishte shkuar në banesën e tij gjatë të enjtes në mbrëmje. Në këto kushte ambasada ka kërkuar informacion nga policia maqedonase e cila ka konfirmuar kalimin e tij në drejtim të Bullgarisë dhe më pas në drejtim të Turqisë. "Ai është larguar pa lajmëruar dhe duke mos marrë leje dhe duke shkelur rregullat e shërbimit diplomatik. Për këtë shkak ai është proceduar me shkarkimin e tij nga detyra ditën e hënë,- tha ambasadori ynë në Maqedoni Arben Çejku. Ky i fundit ka pohuar se sekretari i dytë i ambasadës nuk kishte njoftuar për lëvizjet e tij, ndërsa në mënyrë krejtësisht të papritur ishte larguar. "Unë kam marrë dijeni të hënën në orën tetë kur familjarët i kishin shprehur shqetësimin se ai është larguar që të premten dhe nuk është kthyer. Ndërkaq, ai pohoi se nuk kishte dijeni mbi atë çfarë kishte ndodhur në Turqi. Burime të "Shekullit", pohuan se Haxhiu ka lëvizur në drejtim të Bullgarisë dhe më pas Turqisë, me një automjet me targa diplomatike 12CD 009. Sipas të njëjtave burime, automjeti në të cilin është gjendur droga, ishte pronë e Haxhiut dhe se ishte pajisur me targa diplomatike duke qenë se ai kishte nisur punën në ambasadën tonë në Shkup.
ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...
TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Ky eshte brima e fundit e kavallit.Shefat dihet se kush jane.Ministri e lart.Nuk te con njeri neper ambasada po nuk punove per udheheqjen.
I pari "Diplomati Rome-s" qiu zu me 3-kg Koks ne Milano para pak mujsh ,e tani na del Diplomati Shqipkar i Maqedonsit e kan blloku Turkit nKufi po me mall dhe jo pak por 65kg Heroin
boooooooooh cer bohet mer yahooooooo !
Prandaj ka fillu me hec mir Diplomacia e berishes ,ky paska shperda neper Bote vetem kto bira kurvesh Diplomatet e Droges .
Vet nuk ka lon tregti pa bo berisha ,sedi ne kte koh qi ka ngel a do ket munsi me dhe nji rruge vet Droge ,se vallaj kom me ja dhon Voten me gjith lagjen time o i modh vertet i papam.
I pari "Diplomati Rome-s" qu zu me 3-kg Koks ne Milano para pak mujsh ,e tani na del Diplomati Shqipkar i Maqedonsit e kan blloku Turkit nKufi po me mall dhe jo pak por 65kg Heroin
boooooooooh cer bohet mer yahooooooo !
Prandaj ka fillu me hec mir Diplomacia e berishes ,ky paska shperda neper Bote vetem kto kodoshet Diplomatet e Droges .
Vet nuk ka lon tregti pa bo berisha ,sedi ne kte koh qi ka ngel a do ket munsi me bo dhe nji rruge vet Droge ,se vallaj kom me ja dhon Voten me gjith lagjen time o i modh vertet i papam.
TURPI I BOTES NUK ME TURP ME TA DINI O VLLEZER NA MARRUNE KOMPLET MASKARENJTE EDHE DIPLLOMATE A PIKA QE NUK TE BIJE ORE IDIOT DONI ME U BER TE PASUR PER NJE DITE E INJORANTA NGA PAK O BURRE JO ME 65 KILE.NGA NJE KILE HAJDE MA SE I THUA E KAM PER VETE PERDORIM. PO TANI CFAR DO TJU THUASH ATYRE QELBESIRAVE TE MAQEDONISE MBAHEN EDHE SI SHTETI MADHE E PIKA LEGENAT MAQEDONAS
Qeverite e ndryshme nuk e vene ne dijeni qeverine tone sepse e dijne qe eshte nje qeveri mafioze,e dijne se vet kryeministri ka deklaruar se ka zhvilluar me sukses kontrabanden serbo-
shqiptare.Ambasadat tona veç qytetarve shqiptar nuk u sherbejne;institucionet shteterore Salihi i ka kthyer ne çerdhe
te mafies ku Faslliu me shoke livadhisin nen mburojen e shtetit shqiptar.Nuk jam i sigurt se interpoli po te kontrollonte edhe ne kryeministri ç'mund te gjente?!
Tymi ka kohe qe duket....!
Eshte e turpshme por jo e papritur.Nuk mund te ndodhe ndryshe kur eshte shkaterruar nje sherbim i tere diplomatik dhe eshte ndertuar i ri mbi baza klienteliste.Dua te pyes por vete zoti ambasador Arben Cejku cfare ndjen?Po anglishten e ka mesuar tashme?
Nuk mund te pritet asnje gje ndryshe nga nje shoqeri e ngritur jo mbi vlera por mbi militantizem.
Per raste te tilla do t´i shte me vend atij qytetari t´i pezullohen perjetshem te gjitha te drejtat qytetare. Imazhi i shqiptarit po rrenohet per cdo dite e me shume...
a mund nje njeri i thjeshte te caktohet, madje te krijohet per te nje vende pune kaq i rendesishem ne ambasaden e nje shteti me kaq probleme te jashtme e te brendeshme, po te mos ishte i dores se kryeministrit?
"rrofte" kryeministri i 97-es
poshte nudisti i 2007-es
bojkotoni zgjedhjet dhe versuljuni me drunj parlamentit trafikant shqiptar
Asgje per tu cuditur te sjell ky lajm. Pse te indinjohesh se u kap njeri. Po te tjeret qe nuk jane kapur!!! ata i ke cdo dite perpara te krekosur e fodull, natyrisht, pasi fitimi legal u del e tepron per sa kane ndertuar investuar, deposituar, harxhuar etj etj. Keta jane te ashtuquajturit ''Bosa'', te cilet shumekush i sheh me zili!!!!!
Ky dipllomat ne rradhe te pare varrosi veten e tij dhe familjen e tij dhe gjithashtu shperdoroj edhe besimin qe i dha shteti shqiptar per te kryer detyren e vendit te tij.Jo meshire per njerez te tille ,jepi maksimumin qe e lejon ligji.
Eshte pjesee administrates te z.Berisha, qe largoj nga puna ne te gjitha institucionet nenpunsit e afte dhe korekt, dhe i zevendesoj me kesij bagabobdash, qe kane turperuar jo vetem vehten por te gjithe ne qe jemi shqiptar.
Te tille vogabonda ka ne te gjitha nivelet e administrates shtetrore shqiptare, prandaj me 28 qershor duhet votuar per largimin e kesaj bande. Por kujdes se po pergatitet te vjedhin zgjedhjet, adhtu siç po vjedhin çdo dite xhepat e shqiptarve. Ka ardhur koha per vigjilence.
Arber Korabi.
keta jane ambasadoret e sekretaret e ambasadave ta turpit te cilet i emeronpe-deja jone e famshme me ne krye shokun sali!ne fakt nuk kane shume faj se kushedi sa do i kete kerkuar luli i bashajve pe kete post!
keta jane ambasadoret e sekretaret e ambasadave ta turpit te cilet i emeronpe-deja jone e famshme me ne krye shokun sali!ne fakt nuk kane shume faj se kushedi sa do i kete kerkuar luli i bashajve pe kete post!
kjo eshte qeveria berisha e droges e vrasve e tere ngjyrave te krimit
çudi!!dipllomatet tone nuk merren me trafiqe!!eshte hera e pare qe degjoj nje herezi te tille.
oooo politikane,dipllomate,prokurora,mjeke e te gjithe te ashte-quajturit funksionere!!ju jeni funderrinat e atij vendi qe ju e keni bere te tille. qofshin hajdute te majte apo te djadhte!!!!
(nje popull meriton qeverine qe ka) fatmiri
KUR PERZIEN DHE KETA CFARE DUHET TE PRESIM NGA TE TJRET
Pas rastit të Milanos, ku një tjetër punonjës i ambasadës së RSH-së u kap me drogë, kjo tregon se personeli i ambasadave është i rrezikshëm për imazhin e shtetit tonë në botë. E di që ka dhe njerëz të ndershëm, që për fat janë shumica, por një kontroll më i rreptë duhet bërë nga ana e burokratëve të MPJ me në krye kingun Basha.
DIPLOMACIA E DROGES
Arrestimi i diplomatit shqiptar Agim Haxhiu, sekretar i dyte i Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Maqedoni, me nje sasi te madhe droge te forte 65 kilogram heroine eshte nje skandal tjeter i madh politiko- diplomatik.
Ai pason nje akt te ngjashem kriminal me diplomatin shqiptar ne Rome para pak muajsh, qe po ashtu u kap me presh ne dore nga policia italiane.
Eshte nje turp dhe faqe e zeze per diplomacine shqiptare dhe shtetin shqiptar... Po na marrin edhe ate pak fytyre qe kemi, nese e kemi, ne syte e botes. Turp, turp i madh e faqe e zeze per diplomate faqezinj por edhe per punedhenesit e tyre... Turpi i mbulofte !
Turpi i madh o plak na gjeti
Tradhetar na doli Safeti...
Keto vargjei kaq te ndjera i kendonte vellaj per vellane,i drejtohehej djali dhe partizani Muharrem Butka babait te tij patriotit te madh Sali Butka qe luftoj tere jeten e tij per te mbrojtur kufijte e shenjte te atdheut tone! I kendonte me dhimbje' per ti thene te atit atje ne boten e pertejme ,se i biri tij,Safeti, kishte shkelur mbi emrin dhe vepren e te atit ! T'i dije Urani te gjitha keto ? Me siguri ! Por si jep dore te na i recitoje ne ndonje ceremoni varim - cvarimi!
Po me gjemen e sotme a ka zemer te vajtoje e tu beje thirje te pareve tane patriote e partizane,atyre qe per atdhe e vatan dhane jeten ne lulen e rinise !
Gjeme e zeze o djem na zuri
Na damkosi Sali hurri...
O shqipetare ,e patriote ,o intelektuale ,ju qe i thoni vehtes shqiptare e qe ne dejet tuaja rrjedh gjak shqipetari;ngrihuni per ta shporur qeverine e kryetrafikantit te ballkanit,Sali hurit! E c'skandal eshte se nje palo diplomat e paskan zene me droge,perpara asaj qe po ben Sali Huri ? Ai po trafikon teritorin dhe kufjte tane,ai po shet tek serbi Fazllic pasurine kombetare ,ai po e shet shqiperine!
Po si te mos beje diplomati trafik droge ,kur kreu i tij Lule Basha vjen nga bota e droges ? Pyeteni pak se mese eshte marre ne Hollande ,ose pyesni Beratasin me emrin .... Ja u thote Lulja!Po ceshte ky palo diplomat,medemek edhe gazetar,por qe s'ja di emrin asnjeri ketu ne shqiperi,pervec Lules,perpara gjthe kucedrave Berisha,Basha,Bode,Mediu etj,etj, Prandaj o burani te gjithe ju qe keni gjak shqipetari dhe skuqeni kur ndjeni se atdheut tone po ja nxijne faqen kjo bande e UDB-se jugosllave,ngrihuni dhe shporini me 28 qershor. Ngrihuni ti shporim se na moren erzin cecenet,o vellezer. Turp kush eshte nga Jugu e voton keta hora,sepse keta na ndezen luften vellavrasese jug-veri,turp kush eshte ortodoks e mysliman i kulluar te votoje keta hora,se keta i vune zjarrin luftes fetare ne shqiperi...Kush i thote vetes shqipetar ,o sot o kurre !
E pse ke dipllomat kane shkarkuar dhe fytur ne burg keta. Qeveritaret jane ne loje te perbashket . Pse a i hyri gje ne kembe atij te greqise,italise , vetem per 1 muharremin kam mare vesh qe dicka i ndodhi. Kjo hyn ne pjesen e krimeve dhe mafies qeveritare . Ik e pirdhu o shtet koti me paterica ,ik se late nam ne bote e ne qiell . Po ti LULI dhe TI BERISHA ti Medi s'kini ku ikni pa dorezuar miliardat e popullit tim.
i "shkreti"paska qene jashte linjes se fazlliçit....;
Si nuk i vjen turp ministrit te jashtem dhe nuk jep doreheqjen.Shqiperia e ka humbur fare kredibilitetin ne bote aq sa interpoli nuk njofton fare policine shqiptare se kane frike mos njofton te hetuarin se e dine ata qe kriminelet shqiptar kane lidhje me politiken dhe policine.
Na llodhi me skandale kjo qeveri. Turp
Nuk mund ta besoj kete gje por ne se eshte plotesisht e vertete qeveria shqipetare duhet ti zgjedhi mire diplomatet e saj dhe jo te vere neper ambasada njerez te korruptuar dhe kriminele,nuk mund te perfaqesoje shtetin çdo njeri,mjaft qe ky njeri te jete i partise.Besoj se ministria e puneve te jashtme shqiptare duhet te reflektoje menjehere dhe te kontrolloje personelin e saj neper ambasada.
Haxhiu apo Mediu jane ane te medaljes Berisha.
Te gjithe bredhin ne Evrope dhe Amerike me bodyguarde qe transportojne droge.
Lulezim Basha eshte pjese e kesaj makone qe leviz.
Duket qe po afrohet perseri viti 1997, Saliu eshte merzitur dhe kerkon edhe nje here gjak.
Gjaku i Remzi Hoxhes nuk mjaftoi, prandaj ai ju sul UCK ta shkaterroje sepse luftuan Serbet. Ndaj edhe Krasniqi eshte preha e dyte , mbrapa Ministrit te Mbrojtjes se Kosoves, Azem Hajdarit, dhe se fundi Fatmir Xhindi.
Keto vrasje nuk ndalen, sepse kriminelet jane tashme ne cdo qelize te Policise, SHIK.
Policia Ushtarake eshte kontigjenti i Armatosur ku sherbejne besniket e Sali Berishes, duke perfshire niper dhe gjithe fisi Tropojan.
ja moren doren kto "diplomatet" tane.
po edhe kto policat turq sa te keqinj qe jam, por fundja fundit, ai e kishte per konsumim personal.........
Edhe kete here,si perhere.
Njelloj se shoket e tij ne pushtet Shqiperi. Fatkeqesishet njerezit e kesaj kategorie qe na perfaqsojne ne neper bote ...
JA , ME {DUAR TE PASTRA }BRENDA QEVERRISE ju lumte ministrave te SALI BERISHES HAHAHAHAHAHAHAHAAAAAAAAAA IKE SALE IKE megjith trafikantet dhe hajdutet e tu rrofte shqiptaria
PARA SE TE FUTET NE BURG PER DURRES-KUKES, TE JAPE DOREHEQIEN SI MINISTER I JASHTEM!
ESHTE KY TIPI QE I KA ZGJEDHUR OSE I KA EMERUAR ME URDHER TE SALES, KETA HAJDUTE, KRIMINELE, DROGAXHINJ.
SA MIRE DO ISHTE TE ISHIN BERE ZGJEDHJET NE 28 MAJ?!!!DO KISHIM SHPETUAR NJE ORE E ME PARE NGA KETO QELBESIRA!
NE BURG! ATJE E KANE VENDIN
nuk e kuptoj pse ministri i jashtem shqiptar nuk jep doreheqjen?
Kjo e kuqja që kanë kapur në Turqi është e Lul Autostradës dhe Sal Gërdecit....
Pse e meshen lajmin ambasada jone ne maqedoni dhe turqi apo u tha SALA qe rrini urte se u heq nga puna jemi kthyer me nje regjim komunist jo Demokrat poshte komunistat me SALI berishen ne krye
tregon se cfare malli jane, dhe perfaqsojne shqiperine jashte shtetit, o kasolle ku na mblodhe
Ministri Basha nuk ka arsye pse te japi dorheqjen. Ne radhe te pare nuk eshte ai qe i mbikqyr direkt punonjesit e ambasadave po ka nje drejtori perkatese ne Ministri e cila e ben kete dhe e dyta mos haroni se ministri eshte i ri ne ministri dhe keta jane emruar para ardhjes se tij ne ate post.
Per autorin te marri denimin maksimal.
Mire e ka bo mo,
o meru o mos u mer
s'meret burri me grom
po me kile,po kushedi se kush ja ka pas me hile
Po cka ka me dhane dorheqje ministri po ky duhet me u denua se pakut me 10 vjete burge per 35 kg heroin.
pse budall esht ai
opo ca behet,40 ne kakavi,60 ne itali,65 ne turqi,kushedi sa ritet cmimi tani
Qe keta jane shembull i mire per rinin shqiptare,i meriton 20 vjete burg.
vetem edi ka menduar e komentuar "SERIOZISHT",pas shoferit ne Rome doli sekretari II ne maqedoni ku eshte sekretari 3?
esht interesant se ne skandale te tilla, nepunsit dhe sherbetoret e qeveris nuk dalin fare te shkruajne, por presin si gjithmone te kalojn 3 dite te harrohet pakngjarja dhe te fillojne si gjithmone te justifikojne rrogen prej shtetit dhe me shprehjet bajate si: edvini, social-komunistat e gjepura per te shpelar trurin e ndonje fakiri qe harron lehte skandale si Gerdeci, Balliu, Mediu,Basha, shitja e detit, vrasja e remzi hoxhes, imoralteti i pangos.
imagjino te ishte kapur qofte edhe nje simpatizant i thjeshte i PS me nje qillo duhan jo droge cfare do bente SaliU . Do lihte gjithe diten ne zinxhire deri sa ta kepuste.
Nje deputet vritet per droge Nje sekretar kapet per droge O kasolle ku na mblodhke
policia turke i kapi se nuk ishte malle i mire pasi saliu me kompani kerkon droge me cilesi per fushaten elektorale qe te beje si i cmendur pastaje mire shkruante njeri me larte eshte per perdorim personal cfare duan turqit i nevojitet pd per zgjedhje
Dicka nuk eshte ne rregull ketu?
Ky ka qene rruges duke shkuar per ne Turqi? Zakonisht nuk eksoprtohet per ne Turqi,po anasjeltas. mirepo ndoshta ka mungese ne turqi,dhe diplomati shqitrae i jep ca hua :)
Ne grupin e kesaj afere te piste droge eshte i perfshire edhe nje drejtor burgjesh ketu ne shqipri
Ne grupin e kesaj afere te piste droge eshte i perfshire edhe Drejtori i Pergj.Burgjeve Gazmend Dibra se bashku me disa te tjere.
Tani qe po u vjen fundi duan te hane sa me shume. Por ka harruar i ziu diplomat se ne Turqi nuk jane policet e Tepelenes qe i rrahu shoferi Drejtorit te Policise, por jane te tjere. Duhet ta kene genjyer te shkretin, i kane thene merre kete hurme harabije e çoja prefektit te Stambollit. Duhet ta kete futur Edi Rama, per te diskretituar qeverine e Sales, se keta socialistet nuk jane patriote, por jane agjente te huaj, ato nuk duan dhe ndertimin e rruges Durres - Morine - Prishtine. Ka dashte me e shite per te paguar kredine se Qeverise, se intersei eshte i larte 11%. Edhe ky me siguri ka ikur pa leje nga Ambasada ashtu si shoferi i Ambasadorit Llesh Kola ne Itali. Te shkretit duhet te jane kene futur ne xhep.Bravo i qofte dhe Lulit qe e pushoi menjehere nga puna, per kater minuta. Ky eshte taman lufte e ashper ndaj korrupsionit. Si ky sekretar duhet te kete dhe plehra te tjere
Edhe ju duskutoni kot ,eshte kohe fushate dhe partia don sa pare,ky per partine e boni,jo per vete,dhe keta vene dhe e shkarkojne...........tamam sic thote nick o kasolle ku na mblodhe
Po të ishte koha e Enverit ky do varej dhe nuk do të behej Shqiperia gaz bote për një njeri.Me drog ata në Romë,ky tani pastaj Kryetari i Shoqates se Shkimtareve etj.Kjo eshte as diktatur as demokraci por pisëlluk...
Ky artikull ka pak si shum gabime, sidomos në rreshtat e parë. Kjo s'më pëlqen.
Në tërë globin vetëm diplomatët merren me gjëra të tilla ose ata që kan t'holla, fuqi! Se një fshatarë/qytetarë i thjeshtë nuk ka shansë të merret me shuma të tilla. Këto gjëra duhet me i luftuar, por nuk është ky përson që e përfaqëson Shqipërinë në botën e jashtme, nuk jemi të gjith të tillë. Shqipërinë e përfaqësojmë ne, të gjithë shqiptarët. Në përgjithësi jemi të mirë!
Ju përshendes!
o njerez pa pike fytyre politikane vegla ne doren e ca budallejve atje ne shqiperi qe na hengret shpirtin duke kritiku kot e me kot edhe skeni zemer edhe gjykoni nuk jeni as gjykatesa as zoti.dhe mos i politzoni gjerat se nuk eshte mire.
1 diplomatit nuk mun dti bejne asgje dhe vetem vendi i origjines mund ta perndjeke
2 nuk punonte as per Berishen as per vazlliqin sic do ju a kishte qejfi ju po per njerez te tjere qe nuk duan reklama.
3 edhe ndertesat me te medha ne new york centrot comerciale ne itali dhe hotelet ne turqi jane ndertuar me parate e droges dhe ju rrini e kritikoni.
ku eshte morali ketu tek ju qe beni gam e gam kot e me kot se skeni zemer apo tek ato bij nenash qe po hane burg dite e perdite ne europe qe te mund te uleni ne nje kafe te bukur te keni nje hotel te bukur te bleni shtepi dhe te keni ekonomi ju pra ata shqiptaret e memedheut tone qe vetem kritikojne kur ndodh keshtu dhe vetem hajrin ja keni pare lekut te droges dhe si keni mbajt as burgun budallej me oke ....
jeni verbuar nga ca fjalime jo ps jo pd jo lsi te gjithe bejen droge pa droge ska leke aj vend nguliteni mire ne koke dhe shifeni realitetin se kurbeti vetem leke halli jane as per kafe nuk ju dalin atje ju qe spunoni asgjekundi dhe me rrrini duke kritiku...
e vetmja gje duhet thene e kane sakrifikuar ate per ndonje ton me maune ne krah tjeter se ajo rruge zdo mbyllet kurre se sa te kete kerkese do kete mall....
u beme ne roja e moralit te botes dhe europes.....o budallej ju a them dhe po te isha perballe te gjith juve cfare keni shkruajtur ketu dhe atij qe e ka bere ket artikull vetem per sensacjon kur Zvicerr Luxembourg etj etj etj mbajen pastrojne lekun e diamanteve te luftave cvile ne afrike te petrodollarve te shum shteteve irak end co dhe te kolumbianeve te kokaines nuk keni as goje te flisni vini ketu e beni gam gam jo kemi fushate jo kemi lopate
mire e kishte enveri vetem dru doni se mend nuk keni as per pune dhe te shifni se nga ju vjen uji ne ate mulli pa uje e pa ere qe eshte ekonomija shqiptare sot dhe kushdo qe te jete ne pushtet nuk do mund ta ndryshoje .....
veni mend dhe mos flisi dhe voten jepjani atij qe doni po pa koment se vota po te ishte me koment nuk behej e fshehte po haptazi ....
sa per dijeni nuk do votoj fare dhe nuk pres asgje as nga nga njeri as nga tjetri po te pakten rruge e drita keni ....harrova sikur kishit edhe me Ps....
CDO GJE BEHET PER PARTINE DHE NE EMER TE PARTISE. A E DEGJUAT BODEN . TE GJITHE KISHIN KERKUAR KREDI ME 11.5% PO VETEM NE NA DHANE PA PERQINDJE FARE SE PLOTESOJME KUSHTET. DMTH QE NE COJME DROGE ?UNE KESHTU E KUPTOJ . PO TANI KUPTONI O NJERES SE LULI DO NXJERI CA LEK TE RRUGES SE E MER LUMI FARE PASTAJ . PO MIRE PO KY DYHET TE JAPI DHE DORHEQJEN ? PSE BUDALLA ISHTE TROPOJANI BESNIK MUSTAFAI QE IKU? PO JO ORI SE ESHTE ME TRU AI . E DINTE AI SE CFARE CORBE BENTE SALI GERDECI ME ZORRE DERRI. E JU HENGERT MORTJA . PO DO PREMTOJE MO PER FUSHATE ELEKTORALE ?DO RRISI PENSIONE E PAGA AU SA PUNE KA AI TI MBUSHI MENDJEN NJEREZVE . JEPI O PALLE JEPI.
Mos eshte more ky malli i Kosoves qe humbi para ca dite!?
ahhhhh te shkretet ne qe po na e vjedhin ZANATIN politicanet, policia, sekretaret, etj.
po mir moooooo keta e kan 1 zanat te mir pse nuk na leni te bejme edhe ne nga 1 xhirom me 100 kg heroine, kokaine????
policia yn thot se nuk e paska dit qe sekretari meresh me keto gjera!!!!
ahahahha, hahhaha,
policia shqiptare kap ca PLESHTA se te arrestoj KOKA SHTETI nuk ja mban.
dhe kan edhe sy qe te lavderohen kur kapin rrjet klandestinesh qe duan te ikin ne greqi per te ushqyer familjen.
A je i marr at'vrasin brekt or taj cthua !
Nuk kemi ndigju ne kte Bote Europe e as Ballkan qy Diplomatet ose pjestart e Ambasadave tBajn tregeti Droge neper bote .
por nji qeverri banditesh ,kriminelsh ordinere ,te ardhur nga rruga ,nga injoranca ,per fat keq te ktij populli trap, natyrisht qy nga tipa te tille do mrohet e perfaqsohet ,ptu ,qe si keni lan ma surrat ne Opinionin nderkombtar ktij populli .
Prandaj nuk i lejojn shqiptaret me shtit pa Viza neper Bote nga kto kriminele ordinere me nkry saliun.
shqipria po ndryshon me te madhe
po ja se hoqem saliun me shoke po problemi mbetet kush do na udheheqe mua te tere ne politike me duken te oiste e antiluajale ?
po nuk i mbaruian njehere skandalet ketyre dimokratet mer jahuuu
1-ish-drejtori i aviacionit vivil( gaz dibra qe u kap me çimka)
2-Gerdeci
3-Fazllici
4-Durres-Kukes
5-Banka Boterore, skandali i prishjes se ndertesave ne plazhin ejales
6-kredia 250 milion euro me interesa super te larta
7-Kufiri detar greqi-shqiperi
ejjj me falni se harrova YLI PANGON me mbertheckat, eeee\
sa u bene? numeroni edhe juve ca se u lodha
Nuk me shqeteson se u kap nje person me droge,kushdo qofte ai, mo po dhe lider partie qofte, se sa me alarmon kjo gjendje komentesh militantesh shekullore, qe vetem raste skandalesh presin per te treguar skajshmerine e militantizmit te tyre. Dhe kur pa, pas afro 20 vjetesh, ku e ashtuquajtura demokraci ja u ka xhvidhosur akoma me shume trurin per te leshuar fjalorin me te ndyre, militantizmin me te ndyre. Mjer ky vend per keta mjerane njerez qe ka dhe qe na largojne me shume deshiren e kthimit.
Qe ne paraqitje dukesh se je nje njeri kot.
Po kush i ve keto punonjes ne detyre? Shko e ruaj lopet se eshte boshatisur stalla e koperatives
Komentet per ket veprim jane te bolleshme! Por dhe ketu munde te dallohen leht, kush eshte ne rruge te mbar e kush ne te shtremet (qyqar ne mend) Po ashtu dallohen shum lehte dhe partizanet e pushtetit!!! Disa here kam pas rastin te kontaktoj me punonjes Ambasadash e Ambasador. Eshte shum e cuditeshme por i dallon menjeher ata te emeruar nga PD e ato te emruar nga PS. Te paret shumica injorant e pa kultur, skan pik turpi se te kerkon pare per sherbimin ma te thjesht qe e kan detyr. Te dytet shum zotni me kultur, rrespekt, kur e falnderon te that s'ka perse, asht detyra jon. Pra dallim si dita me naten. Nuk jam partizan per asnje parti. Por jam nje shqiptar qe du te kem dinjitet e rrespekt si gjithe njerezit e tjer ne bot. Por sapo takon diplomat tane per pune e nevoja qe kemi, menjeher gjen mos kultur, mos respekt, injoranc, menjemadhsi, sorollatje per te dhan bakshish. Kjo jo nga te gjithe, por kryesisht ato te Sales, Dhe emra munde te ju jap (Shkelzen Ymeraj) etj. por ky asht nje nga ata te dores tij qe megjithe qe esht diskreditu punon perseri ne ambasad. Keto e kane nje domethanije. Nuk dergohen njerez per perfaqesim shteti, por njerez partizan te pushtetareve e qe fitimet i ndajn mes veti. Perdoret shteti si Ciflik. Nuk eshte nje rast ky, por kemi me qindra e aq ma teper te perserituna per Drog. Ky esht Turp i madh!!! Nuk di si munde te heshti SALA! Se sigurisht Edi do ja ket kurdis se ai ka miq ne Turqi. atje u fsheh edhe Gazidede nga Edi.
ne bote punojne....dhe nuk hane droge....
POSHTE QEVERIA KRIMINALE BERISHA E COMPANY.
Mafia shqiptare ka nisur te rekrutoje njerez me pasaporta diplomatike, madje edhe poet...Raste te tilla bejne mafian shqiptare te vecante. Ajo nuk rrezikon te tarnsportoje vet drogen nga vendi ne vend, por shfrytezon diplomacine dhe kulturen shqiptare.
Kur mafia futet ne shtet dhe diplomaci, as dreqi nuk e nxjerr me jashte. Shembujt i kemi perballe bregdetit!
Imazhi shqiptarit me nuk po demtohet vetem nga shqiptaret ne perendim, tani edhe nga administrata shqiptare...Eshte ne pyetje vetem dita kur te na arrestohet edhe ndonje minister; per te qene akti me skandaloz dhe me perfekte, ky minister duhet te jete Minister i Puneve te Brendshme...Meqenese mafia ka njerez te vet ne ambasada, eshet e pamundur te mos i ket edhe neper minsitri e qeveri!
"Nene moj vajto merr malin, se larot ta shkaterruan moralin!
Jam i bindur, qe po te kishte qene diplomat i ndonje Shteti Europian, apo i Shteteve te Bashkuara, te pakten Ambasadori duhej te jepte menjehere doreheqjen.
Si mund te largohet Sekretari i Dyte i Ambasades Shqiptare ne Maqedoni, pa marre leje dhe pa njoftuar Ambasadorin, ose Zevendesin e tij?!
Ne rast se do te ishte larguar me mjetin e tij privat me targa CD, edhe ne kete rast duhej te lajmeronte.
Te punosh ne Ambasade per Shtetin tend ka rregulla dhe disipline, por Diplomacia Shqiptare e "emancipuar" rregullat dhe rregulloren e shikon vetem ne rastet kur gjera te ngjashme ndodhin.
Shqiperia ka njerez te zote qe mund t'a perfaqesojne me mire kete vend.
Eshte rasti i dyte! Ne cdo moment raste te trete, katert, e keshtu me rradhe......epo pas pak muajsh do vijne te majtet ne pushtet.....keshtu qe o burra sa me shpejt te mbushim bagazhet me droge.......
Denimi maksimal sic e parashikon Ligji.
Nese do bojkothen zgjedhjet kjo do behet nga njerezit e ndershem qe nuk do te votonin kurre per nje kriminel.
Bojkotimi do ishte nje fitore afrofe e krimit te organizuar nga klani Berisha!
TIRANE- Prokuroria e Tiranës është tërhequr nga hetimet për biznesmenin serbo boshnjak Damir Fazlliç. Organi i akuzës nuk mundi të sigurojë dot të dhëna të cilat ajo i kishte kërkuar në rrugë zyrtare nga autoritetet e Bosnjës, Qipros dhe Zvicrës e përmes të cilave synonte të vërtetonte dyshimet për pastrim parash.
Hetimet ndaj biznesmenit Fazlliç u shoqërua me shumë bujë për shkak të miqësisë direkte me kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, si dhe lidhjet me ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.
ME NEVE FITOJNE TE GJITHE-Cudit shqiptare nuk kane funde sepse miqt e lleshit e te gjokes, jane ne krye te ministrise se jashteme.
Bravo edi, shume mire e reklamoke programin e partise tende!!
po keto gjera duhen te shikohen me hollesisht nga ambasadoret e jashtem se tani u be e modes te transportosh me targa diplomatike.......me duket se kane rene ne sy te keq pastaj dhe shoferet duhet te kene te pakten patenten e rregullt se nuk eshte kollaj me gjitha fallso te udhetosh,megjithate tani e kuptoj me te vertet se nga vijne te gjitha ato palaste ne shqiperi,o shqipetar shtri kembet sa ke jorganin se po te dolen kembet jashte ben ftohte sidomos ne burgjet turke....... djali nga muratbekajt@
po vetem ky rast na qeka,po un njoh nje shofer ambasade bashke me te vellane ka kohe qe merren me kte pune,droge,makina te vjedhura. Ky lloj manovrimi njihet prej kohesh,qe nga 93,po tani u zbulua krejtsisht,FALEMINDERIT
AGIMI PERSHENDET NGA TURQIA DMTH NGA BURGU I MALTEPES ME 65 KILE HEROIZEM.
TURP TE KESH SE NUK KE LONE GJO PER TE TJERET FARE. QYQJA GAXHIU E KA NGARKU ME LOPATE SI ME QENE RONA E BREGUT LUMIT. PO KU E GJETE ME E BO NE TURQI ME GAXHI, ATY BOHESH DASHNORJA E GARDIANEVE.
Paria e Shqiperese i shkatrruan institucionet shqiptare sepse jane vete kriminela. Perndryshe dikush ketyre njerzve ordiner mundet ti kerkoj llogari njeri se si i vut kto pare. Ky llum ka bllokuar dhe ligjin e tokave nga te cilat kan perfituar me padrejtesi. Kta punojne kundra interesave te popullit shqiptar. Ska rendesi se kta plehra jane si ne PD dhe PS dhe ne partite e tjera. Te fala dhe mos u merzisni.
Mos u cudit o njeri
Se jetojme ne Kolumbi
Dhe cdo gje e pret nga Escobar-Sali!!!!
dipllomatet dhe politikanet shqiptare e kane mare vesh mire se shqiperia dhe shqiptaret pa perdorimin e lendeve narkotike nuke ka vende ne EUROPE prandaje dhe sakrifikojne ata te paret qe te japin shembull per masen e madhe te p opullit.
me respekt uznova.
keto jane pasqyra e qeverise BERISHA ,qeveria e vrasjes,korrupsionit,droges,mashtrimeve,votoni o popull perseri krimin e berishes....votoni
ore po makinen do na i japin? se e kemi me targat e shtetit. ajde tiki tiki.
saliu eshte i zgjut vetem per nje gje qe hajdutllekun e ben me duart e te tjereve dhe vete pasqyrohet si i ndershem pra nxjerr geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve. keta te tjeret jane idiota qe nuk mund ti gjesh ne rruzullin tokesor. sepse jane pa pike ndjeshmerie
Ehhhhh. Çuditem me ju qe çuditeni me gjerat qe ndodhin... po kuka qeveritare diplomate qe mos te meret me ato pune o popull. unejetoj jashte vendit po si ne shqiperi skampare tamam KABUL me keq se kabul. po ja ore fjale e ZOTİT qe thote '' Nje populli te keq i sjellim sundues te keqinje..... po a sjemi te keqinje ne si popull ndaj dhe zoti na ka denu dhe mire na behet se jemi tru peshke ne.
Tani keto pune keshtu e kane.Mos u mezisni o njerez,do ta provojme perseri,dhe kete rradhe nuk do te na kapin dot.Do degoj vete ambasadoret ta bejne kete pune.Gati jane lleshet,kalat Yxhym.
Edhe pjestart e nje familje nuk jan njedhoj e jo te jet nje parti politike.Kudo ka njers te mire dhe te kqije.Nuk mund te behet si dikur me vendim organizate qe te dikutohen njerzit ne kolektive.As nje qeveri ne bote nuk eshte profekte,e jo ne shqiperi qe gjith e dim se si jemi.Nuk mund te mohohet puna e shtetit tone per2-3 raste qe nuk kan shkuar mire.Nje gje duhet dhogaritur per cdo vjet ka pas rritje,po mund te themi me plot goj se kan pasur mundesi ta bejn ma mire.Mos ja beni qeftin vehtes me komente se humbisni kohen kot.
te lumte goja
PEKUFIZIM I PERSOSUR
jam shume dakort me ty. bojkotoni zgjedhjet,te gjithe politikanet tane jane njesoj.
koha per shqiptaret e ndershem ka ardhur sot. bojkotoni zgjedhjet dhe le te permbysim parlamentin trafikant shqiptar te sali berisgheve e erion braceve. politikanet e te dy kraheve jane trafikante dhe kriminele te ketije kombi. mjaft u mashtruat atdhetare. mos jua lini me ne dore fatet e femijeve tuaj
derri do plumin
SHIKOJENI MIRE ZOTIN BASHA KUR DEL DHE FLET NE MEDIA ME NJE FTOHTESI PREJ DROGMENI ,PA PIKE NDJENJE NDAJ DETYRES DHE ETIKES,RRUTULLON DHE ZGURDULLON SYTE E TIJ TE DROGUAR,MADJE ME MENDJEMADHESINE E TIJ PREJ IDOTI,KERCENON GATI ME VDEKJE CDO "PENGESE", DUKE LENE TE KUPTOHET SE AI ESHTE JO VETEM MBROJTSI POR EDHE "RROGA" KRYESORE E BERISHES.KY MATUF I LINDUR, KA DORE, NE CDO KRIM DROGE.
Un ekam then gjithmon se krimin dhe droge se bejn ambasadoret dhe sekretaret,por e ben kryeministri,me ministrat e vet si ne rastin konkret Lulezim Basha apo te tjer te zgjedhur nga SALI HITLER BERISHA.Por ju nuk i pranoni replikat mia sa her qe un replikoj,por me e bukura ju si staf nuk mi aprovoni sa here qe replikoj me edukat ,por sa here permendet emri Enver,Hitler ,SALI BERISHA ju nuk i aprovoni.
Skandalet nuk po na ndahen . Cdo muaj del dicka e re qe ne te diskutojme dhe ne kete menyre ne shqipetaret kalojme kohen. Sa mire!!
Persa i perket kesaj ngjarjeje eshte vazhdim i skandaleve dhe bemave qe njerezit e emeruar nga kjo qeveri percjellin imazhin tone ne bote dhe pse jo na tregon edhe ne njerezve te thjeshte imazhin e atyre qe ne kemi votuar dhe per te cilet paguajme taksat. Kur e beri ky njeri qe punonte dhe kishte te ardhura dhe privilegje, merre me mend dike qe eshte pa pune dhe nuk ka se ku ta perplase koken. Cfare do te beje i mjeri?!! Do te merret me droge, por per fatin e tij te keq do te kapet dhe do te kaloje shume kohe ne burg sepse nuk ka se cfare te paguaje. Mos harroni nene Feriden!!! Hapni syte o popull!!! Kujdes kur te shkoni per te votuar-hidhni nje sy nga e shkuara dhe perpiquni qe te zgjidhni te ardhmen tuaj.
Skandalet nuk po na ndahen . Cdo muaj del dicka e re qe ne te diskutojme dhe ne kete menyre ne shqipetaret kalojme kohen. Sa mire!!
Persa i perket kesaj ngjarjeje eshte vazhdim i skandaleve dhe bemave qe njerezit e emeruar nga kjo qeveri percjellin imazhin tone ne bote dhe pse jo na tregon edhe ne njerezve te thjeshte imazhin e atyre qe ne kemi votuar dhe per te cilet paguajme taksat. Kur e beri ky njeri qe punonte dhe kishte te ardhura dhe privilegje, merre me mend dike qe eshte pa pune dhe nuk ka se ku ta perplase koken. Cfare do te beje i mjeri?!! Do te merret me droge, por per fatin e tij te keq do te kapet dhe do te kaloje shume kohe ne burg sepse nuk ka se cfare te paguaje. Mos harroni nene Feriden!!! Hapni syte o popull!!! Kujdes kur te shkoni per te votuar-hidhni nje sy nga e shkuara dhe perpiquni qe te zgjidhni te ardhmen tuaj.
Skandalet nuk po na ndahen . Cdo muaj del dicka e re qe ne te diskutojme dhe ne kete menyre ne shqipetaret kalojme kohen. Sa mire!!
Persa i perket kesaj ngjarjeje eshte vazhdim i skandaleve dhe bemave qe njerezit e emeruar nga kjo qeveri percjellin imazhin tone ne bote dhe pse jo na tregon edhe ne njerezve te thjeshte imazhin e atyre qe ne kemi votuar dhe per te cilet paguajme taksat. Kur e beri ky njeri qe punonte dhe kishte te ardhura dhe privilegje, merre me mend dike qe eshte pa pune dhe nuk ka se ku ta perplase koken. Cfare do te beje i mjeri?!! Do te merret me droge, por per fatin e tij te keq do te kapet dhe do te kaloje shume kohe ne burg sepse nuk ka se cfare te paguaje. Mos harroni nene Feriden!!! Hapni syte o popull!!! Kujdes kur te shkoni per te votuar-hidhni nje sy nga e shkuara dhe perpiquni qe te zgjidhni te ardhmen tuaj.
Me e mira qe mund tebeje ky popull eshte te bojkotoje zgjedhjet dhe ti tregoje botes se mjaft me keta politikane vrases,mashtrues,genjeshtare ,hajdute ,injorante,dallkauke mburavece eplotte tjera epitete ju takojne ,per tundare njehere e mire nga kjo kaste politike e makuterise ekstreme.PERSE DUHET TE BEJNE BOJKOTIN:Sepse keta politikane po embajne te lidhur dhe po e heqin zvare kete popull,ka nje kryeminister dallkauk,mashtrues,hajdut.sepse ka nje kabinet pianecesh ordinere hajdutesh. kanje gjykate frikacake ,qe ska bere gje per ,gerdecin ,bashen,fazllicin trafikantet nete gjithe administraten me nje polici qe te ben te qeshesh me kuadrot qe ka,sevila,kopjace,te pa afte,me nje trup dipllomatik qesharak drogaxhinj,fallsifikatore te pa afte dhe pa nje fare kulture minimale por militante gedhenj.Ja pse duhet ber bojkoti por edhe per ata politikane me fytyra te reshkura qe kane 20vjet dhe hidhen e perdridhen duke sajuar e krijuar gjoja parti per te genjyer kete popul por edhe per te forcuar pasurite e vjedhura qe ikane me bollek;te gjithe keta jane politikane te molepsur te cdo krahu majtas djathtas qendra etj .Prandaj duhet nje bojkot i madh per ti fshire keta politikane 100vjecare,dinosaure,te pa cipe sebashku me ato tufeza,areza partish te sajuara dhe mepolitikane qe duken si gomarka prej balte.
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
...
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
...
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
popull shqiptar lexoni dhe meditoni, dhe mos i jepni voten tuaj ketyre individeve qe mendojn vetem per tu bere te pasur.
mendoni mire para se te votoni sepse po shkaterrojme shqiperine tone te bukur.
E dashur Ana,te faleneroj per komplimetin ! Dhe se besoj te jesh e vetmja ne boten shqiptare ,ne nje mendje me mua,per ate c'ka po i shkaktojne ,horat me kostum qeveritar,atdheut tone te dashur,Shqiperise !Keta hora me ne krye gerdallen plak,Sali Hurin,na turperuan,na nxoren lkuriq e faqe zeze pepara botes se qyteteruar ! Ky njeri i hurit e litarit,paska qene kucedra me e zeze e kombit,shushunje e lubi ,ushqyer me gjak serbi,qe po helmon e pervelon c'do zemer shqipetari ! Me vjen te theras e ulerij mesa fuqi qe kam :- ngrihuni dhe qerojeni kete bande horash !
Turp per ju o vellezer jugore qe mund te votoni kata bandite qe e ndane shqiperine ne jug e veri !
Turp per ju o ortodoks e muysliane te mire,qe mud te votoni per keta talebane,qe na futen ne luften famekeqe,luften fetare ! Kolonjari
Kam informacione qe ne rrjetin tone diplomatik, jane emeruar nje numer personash, te cilet jane korriere droge te nje rrjeti te njohur ne Tirane.
Personat ne fjale jane kerkuar te emerohen ne poste te nivelit te dyte ne ambasadat tona, si shperblim per ndihmen ne fushate elektorale te tre politikaneve te larte te mazhorances se sotme, jo pa lidhje me lidershipin e ministrise se jashtme.
Nese redaksia eshte e interesuar le te me kontaktoje ne emailin qe ju del ne panel te kontrollit.
perderisa kishte guxuar te kishte 60 kile brenda, ky e ka bere shume here me pare ate veprim.
pra ehste nje korrier profesionist, jo nje person qe "ka provuar njehere fatin", te dal ku te dal
ky eshte i treti gazetar qe degjoj qe punon neper ambasada. me thane qe edhe nje konsull dhe ca sekretare neper ambasada jane gazetare nga RD, 55 dhe TV shijaku.
Mbushja e adnministrates me militante i sjell keto probleme. Pastaj ata po te ishin te zote, nuk benin gazeta pacavure si ato qe shet PD-ja, benin ndonje gje te hajrit.
Madje as gazetare nuk mund te quhen, keta jane hajdute qe mezi presin rastin te kapin ndonje cope nga ky shtet karagjozash
nuk e kam pa ndonjeher kete surrat...
ne tirane gjen edhe neper lagjet me te humbura lokale luksoze, me plazma ne mure dhe me kolltuk lekure.
investime pa pik kuptimi pra. jane para droge
kush fiton lehte, harxhon lehte.
SHENIM I MODERATORIT
u plotesua numri limit i komenteve te lejuara per nje artikull.
faleminderit per pjesemarrjen dhe etiken
Ky lajm nuk eshte asgje, se ai vetem nje peshk i voge ka qene per te shpetuar nga rrjeta peshqit e medhenj..te gjithe politikanet ne shqiperi dhe jashte saje jane nga me te poshtrit shqiptare qe me ka rene te njoh nga afer, te gjithe jane mashtrues, te gjithe bejn dallavera, e mjere populli qe i ka mbi kurriz...
PO si nuk doli mos haju nje bur shteti me ment ne kete shqiperi...ne rradhe te pare te terhqe Sali berishen zvare neper tirane, pastaj te tjeret qe i vijne pas, e githe politikanet me rradhe...
Si fara e keqe e hithrit jane ata e bijte e tyre, shkone ne hapat e te pareve...u shofte nje here e pergjithmone kjo fare e keqe,...sa toke e nemur paskemi qene.
:(:(:(