Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Një tortë 100 metra e gjatë në Tiranë

E.R | 09/05/2009 | Kuriozitete | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Konkursi i parë i gastronomisë në Shqipëri. Marrin pjesë 30 shtete që do të vlerësojnë kuzhinierët shqiptarë duke zgjedhur më të mirin.

Një tortë 100 metra e gjatë, ka çuditur kryeqytetasit mbrëmjen e djeshme. E vendosur në kopshtin hotel Rogner, ëmbëlsira e gatuar me përkushtim nga student e shkollës hoteleri turizëm, ka pasur klientët më të shumtë që ka parë ndonjëherë. Konturi me krem të bardhë, ndërsa sipërfaqe kuqonte e gjitha nga luleshtrydhet. Ishte hera e parë që në Tiranë, shfaqej një tortë e përmasave të tilla.


Realizimi i saj është bërë me rastin konkursit të parë të gastronomisë në Shqipëri. Në këtë panair i cili do të zgjas 3 ditë do të marrin pjesë 30 vende të botës, duke përfaqësuar tradita e gatimit të tyre. Ndërsa për Shqipërinë është hera e parë që i mirëpret këto shtete. Mjeshtra të gatimit nga e gjithë bota do të shpalosë talentet e tyre.


Nga ana tjetër ata që do të garojnë duke synuar të rrëmbejnë vendin e parë janë katër restorantet më prestigjioze shqiptare. Janë përzgjedhur kuzhenjerët më të mirë, këta me dëshirën e tyre, kanë përzgjedhur recetën me të cilën do të marrin pjesë në konkurs. Me gjithë përmbajtjen strikte në to, do të vlerësohet shumë dhe fantazia e personit që do gatuaj.


Mbrëmja e 8 Majit ishte vetëm një prezantim i asaj që do të ndodhë dy ditë e ardhshme. Ambientet e hotelit do të flakërojnë dhe gumëzhijnë nga zhurmat e gatimit. Fjalën hyrëse të këtij konkursi e Mbajti Ministri i bujqësisë dhe ushqimit Emin Gjana i cili e përshëndeti këtë aktivitet të rrallë për vendin tonë.


Më pas ministri ju afrua tortës gjigande por ngurojë të ta provonte atë. Askush se mori vesh se përse nuk u ëmbëlsua pak ministri.... I mjaftojë të përdorte thikën për ti bërë një prerje gjatësorë, si për të dhënë sinjalin që të gjithë kishin të drejtë të merrnin ndonjë racion.


Më pas pjesa më e madhe e pjesëmarrëseve, u qerasën nga kuzhinierët e caktuar për shpërndarjen e tortës. Por si në çdo rast tjetër këtu në vendin ton, rregullin aq shumë të dëshiruar, nuk mund ta çojmë dot deri në fund. Trafiku i pjatave që vërshonin drejtë saj nuk kishte të mbaruar.


Ca nga kureshtja dhe ca të tjerë nga uria dhe në fund ngeli një sipërfaqe që të jepte përshtypjen e një rrobë të grisur nga të gjitha anët. Mjafton që të gjithë të jenë ngopur, pasi ky ishte edhe misioni i saj. Njëqindmetërshi i ëmbëlsirë të linte vend për të shkuar me një cep dhe të rrëmbejë sa të mundje.


Kishte nga ata që kishin marre qese bosh me vetë dhe kur ikën i mbushën plot. Më tej ministri Gjana vizitojë të gjitha firmat që po paraqesinin produktet e tyre në këtë panair.


Ajo që të binte në sy ishte akullorja e cila dekorohej me shumë elegancë nga mjeshtri italian. më pas kotelet e ndryshme me fruta të prera me shumë mjeshtëri. Në frutën e shalqirit ishte realizuar shqiponja dy krenare.


Modrrnëja dhe tradicionalja këtë herë ishin mëshiruar në ushqime e pije. Ata që kishin ekskluzivitetin ti provonin të parët ishin ministri dhe biznesmenët, ndërsa të tjerët... prisni radhën.

 

2 KOMENTE

torten e mrem vesh qe u be 100 metra po nga keto 100 merta tort ata fukarejt hengren ndonje cop po mbaroi pun ministri i ftuar me shok

o dreq sa kom qesh me lot ske faj fundja shqiptaret e pangopur gjynah

Komenti juaj

 

Pishinat dhe ... pipi-ja

Disa përgjigje për pyetjen që të gjithë e kemi në...

Aliu, një turk në Tiranë, dhëndër në Tropojë

TIRANE - Te presin me buzëqeshje sapo afrohesh në ofiçinën...

Letrat e lexuesve
 

VIDEOT E FUNDIT

Ankesa ndaj mjekeve për neglizhencë

"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm para dhe më adresojnë drejt klinikave private por unë nuk...

Luhatjet e temperaturave gjatë javëve të fundit, kanë sjellë fluks pacientësh në spital.

Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa nga shqetësimet e fëmijëve, prej të cilëve çdo ditë paraqiten...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj