|
|
Dekanati i Historisë dhe i Filologjisë kërcënon se nuk do të fusë në provime studentë pa karta identiteti
Rreth 400 studentë, që marrin leksione në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, rrezikojnë të mos futen në provimet sezonale, si shkak i mostërheqjes brenda afatit të përcaktuar nga qeveria, të kuponëve të aplikimit për kartat e reja të identitetit.
Kur ka kaluar më se një muaj nga vendimi i qeverisë për lehtësimin e procedurave të marrjes së kuponëve për kategorinë e studentëve, dhe po kaq nga urdhëresa e lëshuar nga rektorati, studentëve duket se nuk ua ka ndjerë shumë për të tërhequr kuponin.
Në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë janë të paktën 420 studentë, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë pasaportë dhe që u lind nevoja për t'u pajisur të parët me karta identiteti. Në këtë numër përfshihen studentë që vazhdojnë ciklin e parë dhe dytë të studimeve.
Burime pranë fakultetit Filologjik, u shprehën për gazetën "Shekulli" se, deri dje, megjithëse lista e studentëve pa pasaportë është e gjatë, shumë pak prej tyre janë paraqitur në sekretari për të tërhequr kuponin.
Dekanati i fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ka kërcënuar studentët pa pasaportë se, në rast se do të vazhdojnë të mos aplikojnë për marrjen e kartave të identitetit, do të penalizohen deri në masën ekstreme; atë të mos futjes në provimet sezonale në muajin qershor.
Afati i fundit kur studentët duhet të tërheqin kuponin pranë fakulteteve ku ata studiojnë është data 10 qershor, pas kësaj date sekretaritë në fakultete do të ndërpresin çdo veprim që lidhet me procesin e kartave të identitetit.
Ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i rektoratit të Universitetit të Tiranës. Në një deklaratë të mëparshme për shtyp, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, është shprehur evaziv në mendimin nëse duhej ose jo të pengoheshin studentët të merrnin pjesë në provime, nëse nuk aplikonin për karta identiteti, ndërkohë që i takon senatit të UT-së të vendosë për masat e mëtejshme që do të ndërmerren.
Universiteti Ushtarak pezulloi pesë ditë para testit fizik, zhvillimin e konkursit. Konkurentët: Duam paratë e shpenzuara Komanda e justifikon vendimin...
Konkursi i Arkitekturës nuk do të zhvillohet në muajin korrik, por do të jepet në tri ditët e fundit të...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Studentet te cilet presupozohen se kane nje nivel kulturor dhe arsimor me te larte sesa mesatarja e vendit duhet te japin shembullin e tyre dhe te shkojne e te bejne aplikimet per kartat e identitet.Meqe keto karta jane dicka e re per Shqiperine (dicka tejet normale ne boten e zhvilluar) studentet duhet ta kishin perfaqesuar kete te re dhe jo te beheshin shembull i keq per tere qytetaret e tjere.Per mendimin tim qeveria nuk duhet ti kishte hequr masat shtrenguese qe vendosi ne fillim te procesit te shperndarjes se kartave.Mbeshtes plotesisht vendimin e qeverise per sanksionet e vendosura ndaj qytetareve ne rast se nuk aplikojne per kartat.Eshte plotesisht demokratike qe nje qeveri te urdheroje qytetaret e saj per tu pajisur me dokumenta identifikimi.Tani qe dhe cmimi i kartes eshte ulur mjaft askush nuk mund te ankohet qe nuk e perballon dot (kuptohet, pervec nje pjese qe me te vertete jetojne ne kushte te skajshme) perfshire edhe studentet te cilet shpenzojne dyfishin e cmitmit te kartes se identitetit duke u sorollatur ne lokalet dhe kafenete e Tiranes.Ligji eshte i barabarte per te gjithe, keshtu qe dhe studentet nuk duhet te perjashtohen nga sanksionet.