|
|
Mbyllet viti shkollor për maturat. Ndryshe nga vjet, konsultat për lëndët me detyrim do të bëhen vetëm një herë
Maturantët do të kenë katër ditë konsultime përpara se të shkojnë, më datë 2 qershor, në testimin e parë
Ora e sfidës përfundimtare po afron. 30 mijë maturantë në të gjithë vendin, duhet t'u thonë lamtumirë ditën e nesërme mësimeve dhe do të duhet të nisin pa humbur kohë përgatitjet e fundit përpara provës së parë të madhe, atë më datë 2 qershor, në lëndën e Letërsisë dhe Gjuhës-Shqipe.
Maturantët, të cilët për shkak të sesionit të provimeve, do të mbyllin më herët vitin shkollor, do të kenë në dispozicion vetëm dy ditë pushim.
Në fillim të javës së ardhshme ata do të duhet të kthehen sërish në bankat e shkollës, tani jo më për të qenë të pranishëm në mësim, por për të marrë këshillat e fundit përpara dy provave të para, që do të jenë testimet me detyrim të Maturës Shtetërore.
Maturantët do të kenë vetëm 4 ditë kohë për të marrë këshillat e fundit rreth testit. Ministria e Arsimit ka urdhëruar që, nga data 25 deri më 29 maj, të gjithë mësuesit që japin lëndët e Letërsisë, Gjuhës Shqipe dhe Matematikës, të përgatisin konsultime me nxënësit. E veçanta në sesionin aktual të Maturës Shtetërore është se në ndryshim nga viti i kaluar, konsultimet nuk do të jenë të ndara, por do të zhvillohen të grupuara.
Nëse në vitin e kaluar maturantëve u dha mundësia që të kryenin konsultime për gjithsecilin nga provimet me detyrim, këtë vit, nxënësit do kenë mundësi të marrin këshilla vetëm para provimit të parë, ndërsa kohën nga testimi në provimin e Letërsisë dhe Gjuhës-Shqipe deri në atë të Matematikës, që zhvillohet 9 ditë më pas, më datë 11 qershor, duhet ta shfrytëzojnë për të përsëritur në mënyrë individuale, leksionet e marra.
Ky rregull do të vlejë vetëm për provimet me detyrim. Në lëndët me zgjedhje që do të jepen më datë 10 korrik, MASH-i ka urdhëruar shkollat që të ndërmarrin konsultime të veçanta, për secilën nga lëndët. Njëkohësisht me procesin e konsultimeve, shkollat do të duhet të mbyllin edhe skedarët me nxënësit mbetës për secilën lëndë.
Brenda fundit të javës çdo shkollë duhet të dorëzojë në drejtoritë arsimore rajonale, notat përfundimtare për çdo lëndë, ndërkohë që çdo DAR/ZA duhet të dërgojë brenda datës 25 maj 2009 në AVA emrat e nxënësve të klasifikuar mbetës në përfundim të vitit të fundit (të katërt ose të pestë), të shkollave të mesme, me qëllim që të hiqen nga lista e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore.
Hartimi i testit të provimit në Gjuhë-Letërsi, 17 specialistë të AVA-s do ngujohen tri ditë në godinë
Ngujimi, AVA, më 30 maj rrethohet me tela
Tri ditë para së të jepet provimi i parë i Maturës Shtetërore, 17 specialistë të Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve do të ngujohen në ambientet e brendshme të AVA-s për të hartuar testin e provimit në lëndën e Letërsisë dhe Gjuhës-shqipe.
Sikur është vepruar edhe në maturat e mëparshme, përgjatë gjithë kohës së ruajtjes së sekretit të testit, specialistët nuk do të lejohen për asnjë moment të kenë kontakt me ambientin e jashtëm.
Ushqimi, fjetja dhe të gjitha nevojat e tjera ditore që do të kenë, specialistët, do të merren përsipër nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave. Ushqimi do të porositet në një nga restorantet në Tiranë, ndërsa krevatet e gjumit, do të merren nga shtëpitë e specialistëve të ngujuar.
Në qendrën e hartimit të testeve, përgjatë kohës së formulimit të testit, do të jetë në funksion vetëm një telefon, i cili do të jetë i përgjuar.
Të drejtën për të komunikuar me Ministrinë e Arsimit do ta ketë vetëm drejtori i Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve. Një tjetër masë që do të merret për të shmangur dekonspirimin e testit do të jetë edhe mbyllja me rrjetë e dritareve të AVA-s.
Specialistët e AVA-s do të dalin nga godina vetëm pasi të ketë filluar testimi në të gjithë shkollat e vendit, pak minuta pas orës 10:00 të datës 2 qershor, datë kur do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore. Secili provim do të ketë 20 pyetje, ku 10 do të jenë me alternativa dhe po kaq me zhvillim.
Vlerësimin më të lartë do ta kenë pyetjet me zhvillim, të cilat do të vlerësohen me 2 ose 3 pikë, ndërsa pyetjet me alternativa do të vlerësohen me 1 pikë. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe në provimet me zgjedhje, ku për formulimin e testit do të angazhohen 25 specialistë arsimi.
Masa, kopjacët, shlyerja e provimeve, pas dy vitesh
Në provimet me zgjedhje nuk do të lejohet të futet asnjë nxënës që rezulton mbetës, qoftë edhe në njërin nga dy provimet me detyrim të Maturës Shtetërore. Ky nxënës, sipas rregullores së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave, do t'i japë lëndët e detyruara riprovim në sesionin e dytë.
Vetëm nëse arrin t'i marrë provimet në sesionin e dytë, maturanti ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje, gjatë vitit të ardhshëm.
Për sa u përket maturantëve që kapen duke u kopjuar, MASH-i ka vendosur që këta nxënës të pezullohen nga e drejta për të dhënë provimet me detyrim dhe zgjedhje për dy vite me radhë. Pra, nëse një maturant kapet duke kopjuar në provimet e Maturës Shtetërore, në këtë sezon, do të duhet t'i shlyejë detyrimet në vitin mësimor 2010-2011.
Librat, fletoret, çanta e shkollës, janë dhimbje koke më vete për prindërit në këtë kohë. Për të kompletuar fëmijën me...
Universiteti i Tiranës kërcënon se do të shtyjë hapjen e vitit akademik, nëse Ministria e Arsimit nuk miraton Masterat e...
Lajmet 31 gusht - Ora 16 -
data/31-08-2009
Lajmet 31 gusht - Ora 14 -
data/30-08-2008
Lajmet 31 gusht - Ora 12 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
dua te shoh provimin shteteror te 2009
sa i perket rregullave per kopjacet keto jane te gjitha genjeshtra.teza e provimit per 2009 doli ne Tirane 1 dite para.po ashtu edhe ne disa rrethe flitet se maturantet jane lejuar te kopjojne,madje ne kryeqytetin e pyjeve nxenesit dilnin ne oborr.si i behet per ne qe mesojme per 4 vite dhe vleresohemi njesoj me te padrejtet.ky eshte realiteti i arsimit ne duart e te paditurve
Notat e matures shteterore ne cilen dat mund te publikohen???
te nderuar maturante, notat qe ju keni marre ne provimin e pare me detyrim te Letersise do te publikohen ne gazeten "Shekulli" diten e merkure date 17 qershor 2009. Me respekt Dritan Laci, gazetari qe mbulon ceshtjet e arsimit ne gazete
provimi i letersise dhe matematikes u zhvilluan shume te rregullt,asnje maturant nuk u lejua te kopjonte gjate provimit
kure dalin notat e letrsi ne daten 17 apo ne 16
a do te ket ulje te rezultatit per 45 a jooo a munde me trewgu dikush .........
a do te ket ulje te rezultatit per 45 a jooo a munde me trewgu dikush .........
me fal po notat e qytetit te patosit do te publikohen ne gazet?
jo vetem maturat por edhe minimaturat kane pasur probleme me provimet e lirimit