Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Fier, i pret damarët gruas shtatzënë

Kristaq Thanasi | 23/05/2009 | Lajm i fundit | komentet 14 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

FIER - Dhunohet nga i shoqi në sy të dy fëmijëve gruaja 5-muajshe shtatzënë. Elvana Zoto është qëlluar nga bashkëshorti i saj me thikë, ndërsa ka tentuar që t'i japë fund jetës së saj duke i prerë damarët. Dhunimi ka ardhur katër ditë pas nisjes së një konflikti dhe pas faljes së mëparshme që gruaja 40-vjeçare i kishte bërë babait të fëmijëve të saj, që me Elvanën kishte martesën e katërt.
***
Elvana Zoto është dhunuar nga i shoqi duke u qëlluar me thikë. Dhunimi fizik i saj ka qenë sistematik, ndërsa këtë radhë dëshmitarë kanë qenë edhe fëmijët, dhunohet nga burri i saj deri në masakrim të fytyrës, duke krijuar probleme serioze për jetën. Shkak për ngjarjen mendohet të ketë qenë një akuzë e ngritur nga Elmaz Zoto, se gruaja e tij (shtatzënë në muajin e pestë), i kishte marrë 15 mijë lekë. Familja banon në lagjen "Sheq i Madh" në Fier. 40-vjecarja, nënë e një djali dhe një vajze, është dërguar urgjentisht në spital nga komshinjtë e saj, dhe sipas mjekëve ka qenë në gjendje të pavetëdijshme. Ndërhyrja e bluzave të bardha fatmirësisht është bërë në kohën e duhur, duke mbajtur në jetë gruan.
***
E pyetur lidhur me ngjarje, 40-vjeçarja rrëfen se i shoqi e kalonte kohën duke pirë dhe më pas ushtronte dhunë mbi të duke e rrahur. Sherri, i cili dje arriti kulmin, sipas Elvanës, ka nisur për një shumë prej 15 mijë lekësh që kishin humbur dhe për të cilat Elmazi akuzonte bashkëshorten. Por mohimit të saj ai i është përgjigjur me shqelma e grushta, ndërsa gruaja i është drejtuar policisë. Pas thirrjes në komisariat, burri është treguar i penduar dhe ka nënshkruar një dokument ku premtonte se nuk do ta përsëriste më dhunën ndaj së shoqes dhe më pas është lënë i lirë. "E tërhoqa denoncimin se kam fëmijë për të ushqyer, - thotë Elvana. - Por ai e vijoi dhunën. Kot sa më shpëtuan mjekët, pasi unë nuk mund të jetoj më në këtë gjëndje". Ajo tregon se i shoqi e kishte thirrur sapo ishte kthyer nga puna. Në shtëpi ndodheshin edhe dy fëmijët: djali në klasë të parë dhe vajza e cila dje mbushte 5 vjeçe. "I kam gjetur lekët, kështu që hyr, më tha. Por unë e dija që gënjente dhe nuk u afrova. Ai mori një gur e më qëlloi e pasi rashë në tokë, m'u afrua me thikë në dorë. Bërtita duke kërkuar ndihmë, sepse ai tentoi të më therte duke ma vënë thikën në fyt. Më pas m'i mori duart dhe disa herë me tehun e saj tentoi të më priste damarët. Rashë dhe pas kësaj nuk ndjeva asgjë. Kam mësuar se një komshi është hedhur nga muri dhe ka hapur portën e mbyllur, nga më pas hynë njerëzit e më çuan në spital".
***
Elvana thotë se këtë herë nuk do t'ia falë dhunën të shoqit. Ajo rrëfen se ai është martuar edhe 3 herë të tjera më parë dhe gratë janë larguar pikërisht për shkak të dhunës së tij. Ndërkohë, policia e njoftuar për ngjarjen ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Elmaz Zoto i cili akuzohet për "vrasje të mbetur në tentativë".



 

14 KOMENTE

O zot ku jetojme ne........ Ska shtet mos te kete kesi tipash po tek ne problemi eshte akoma me i madh se grate e mjera pa piken e mbrojtjes dhe pa piken e te ardhurave detyrohen te kthehen perseri tek keta kafshe.

forca Fieri

JEPI FIERI ?MIRE E KE NISUR ,PO PSE O QELBESIRE NUK PREVE DAMERET E TUA ?

Nuk e kuptoj ca do te thoj Biku me ate "forca Fieri"!? Mua si Fierak me vjen turp qe nje bashkqytetar i imi ka bere nje gjest te tille,por keto jane fenomene mbarshqiptare,keshtu qe nuk mendoj se ketu ka vend te diskutohet per qytetin ku ndodhi ngjarja,por per fenomenin.

O ZOT I MADH KU KEMI ARRITUR DHE KU E KEMI FUNDIN THUAJ.

Burrecet shqiptare!!!
Te pazotet te punojne, te krijojne familje, te deshtuar ne cdo gje,dhe te gjitha keto i paguajne femrat e shkreta qe fatin e zi e kane te shkruar qe nga momenti qe lindin e jetojne me pas ne ate vend!!!

Kam degjuar shume shqiptare ketej, qe ndihen shume te ofenduar perse nuk i preferojne femrat shqiptare!! Nuk kane piken e inteligjences te kuptojne pse!! Sepse jane burrecer burrecer te vegjel qe meritojne tredhjen qe kur konstatohet te kene ate mentalitet c'njerezor!!!

JEMI NE VITIN 2009 DHE BURAT SHQIPETER VAZHDOJNE TE SILLEN SI KAFSHE TE EGRA ME GRATE E TYRE PA MENDUAR QE ESHTE PJESE E FAMILJES TYRE DHE JO PRONE QE TA PERDORIM NE SI TE DUAM.EDHE UNE MI INCAZO NDO NJE HERE ME GRUAN PO SPERDOR DHUNE SE ESHTE ANTI UMANE TE PERDORESH VJOLENCE TE GRATE.MENDOJ VETM DIALOGU BASHKESHORTEN E FEMIJET ESHTE I DOBISHEM.FLAS PER VETE SE UNE VEPROJ NE KETE MENYRE DHE JAM NA RREGULL DHE I QETE NE FAMILJE ,NE PUNE,E NE JETN E PERDITSHE.CIAOE GRAZIE.

AH MASHKULL I LODHUN PASKA QENE,PO QYSH BAN NE GRUE ASHTU DHE I KA 4 KALAMAJ ME TA:PO IDIOT PASKA QENE,PO NESE ASHT E PA NDER NDAJE DHE LERE TE BEJNE SI TE DOJE.PALE DO HYJME NE B EUROPIAN ME 30%TE POPULLSISE SLLEVER...AH SHTET I PLAGOSUN SHTET I PLAGOSUN.ZOTI I NDIHMOFTE SHQIPETARET.....TROPOJANI BRUKSEL

Femrat shqiptare duhet te mendohen mire kure te martohen, me mire te rrijne beqare se sa te mbysin veten me keto plera qe din vetem te shfryen si qente e rrugve,dhe te beje femije pa llogaritur se si do ti rrisin femijte me veshtirsit qe ka vendi yne me papunesi dhe me rrogat mizerje .

Ndonjeher me vjen turp te jem shqipetar. Per njerez si ky duhet te egzistoj denimi me vdekje .

ate eshte ta mbyllesh ne psiqiatri se ne burg i beni nder ose cojeni ne kopesht zollogjik

ta varesh per b...s ,pijanecin ,
me vjen keq per ate gruan
po te kem ndoje kontakt
jam igatshem ta ndihmoj financiarisht

I Uroj fat te gjithave Femrave SHqiptare dhe asnjera mos kete fatin e Elvanes se GRUJA SHQIPTARE e meriton espektin dhe dashurine e cdo njeriut ,pavarsisht se ku ajo banon , ne Fshat,Qytet, USA,,Canada, Paris, Londer & ne cdo cep te BOTES.

SKA GJE ME TE ULET QE NE MASHKULL TE VEJ DORE NJE FEMRE,NUK E KANE EDHE ATO IDEN SE CFAR PERSONASH ME NIVEL TE ULET QE JANE PRANDAJ VENDI I DUHUR ESHTE NE CMENDI.

Komenti juaj

 

Shembja e tavanit në magazinën e Ersekës, rëndë vajza 8-vjeç

ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...

Ambasadori Withers takim me kreun e KQZ

TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj