|
|
Rregulli
Mësuesit fillestarë që nuk aplikojnë për të marrë titullin "Mësues", humbin të drejtën e mësimdhënies
Çdo individ që synon të ushtrojë profesionin e mësuesit do t'i nënshtrohet kohë pas kohe, procesit të licencimit. Kështu do të ndodhë edhe me mësuesit që dalin nga bankat e shkollës, të cilët do të njihen me titullin "mësues fillestarë".
Megjithëse profesioni i mësuesit ka parakusht një diplomë të shkollës së lartë, vetë personat që do të kërkojnë të bëhen mësues do të ushtrojnë profesionin për një periudhë kohore të caktuar dhe, pasi të plotësojnë standardin e mësuesit, do të fitojnë të drejtën të ushtrojnë profesionin, duke marrë licencën e mësuesit.
Instituti i Kurrikulës dhe Trajnimit ka vendosur që periudha e licencimit, më e pakta, të jetë 1 vit dhe më e larta 4 vite. Nëse mësuesi fillestar nuk aplikon për katër vjet rresht për titullin "Mësues", atëherë mësuesi fillestar humbet të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit.
Për të shmangur diferencat e mëdha në paga, MASH-i ka vendosur që paga e mësuesit fillestar të jetë shumë afër atij të mësuesit të shkallës pasuese të karrierës, në mënyrë që të mos kemi defavorizim të mësuesi fillestar. Gjatë periudhës së licencimit, mësuesi fillestar ndihmohet nga një mësues i një shkalle më të lartë të karrierës, i cili njihet si mentori i tij.
Mësuesi fillestar ka të drejtë të aplikojë për titullin "mësues" të paktën pas një viti të ushtrimit të profesionit të mësuesit dhe, të shumtën, pas katër vjetësh. Intervali minimal kohor ndërmjet titujve "Mësues" dhe "Mësues specialist" do të jetë 5 vite, kurse ndërmjet "Mësues specialist" dhe "Mësues mjeshtër" do të jetë 10 vjet, ndërkohë që mësuesi do të vendosë vetë nëse do të aplikojë për një titull të karrierës dhe kur.
Matura
Tiranë, përjashtohen nga matura 270 nxënës
Rreth 270 maturantë, ose thuajse 5 për qind e maturantëve në Tiranë, u kanë thënë lamtumirë provimeve të Maturës Shtetërore, pasi rezultuan mbetës në përfundim të vitit shkollor, në të paktën një lëndë.
Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë, burime pranë së cilës informojnë se rreth 150 nxënës duhet të kthehen sërish vitin e ardhshëm në bankat e maturës për të përsëritur vitin shkollor, pasi rezultojnë mbetës në tri lëndë, të mjaftueshme këto për të mos marrë vitin.
Po këto burime informojnë se në Tiranë do të jenë 6317 maturantë që do të marrin pjesë në provimet e parë të Maturës Shtetërore, që do të zhvillohet me datë 2 qershor në lëndën e Letërsisë dhe Gjuhës-Shqipe, ndërsa 6385 do të jenë pjesëmarrës në provimin D2, në lëndën e Matematikës, që do të zhvillohet vetëm një javë më pas.
Për sa u përket rezultateve, ajo që bëhet e ditur është se ato do të dalin 12 ditë pas dhënies së tyre, ndërkohë që, aktualisht, maturantët do t'u nënshtrohen konsultave 4-ditore në lëndët me detyrim
Universiteti Ushtarak pezulloi pesë ditë para testit fizik, zhvillimin e konkursit. Konkurentët: Duam paratë e shpenzuara Komanda e justifikon vendimin...
Konkursi i Arkitekturës nuk do të zhvillohet në muajin korrik, por do të jepet në tri ditët e fundit të...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj