|
|
TIRANË- Ka marrë fund odiseja e gjatë e listave të Partisë Socialiste. Më në fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hapur dritën jeshile PS-së, dhe ka pranuar të miratojë me konsensusin e të gjithë anëtarëve, listat shumemërore me të cilat socialistët do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 qershorit.
Selia rozë kishte reflektuar ndaj kërkesës së KQZ-së, duke plotësuar kriterin e kuotës së përfaqësimit të femrave në lista në masën 30 për qind në qarkun e Lezhës, por duke bërë dhe një sërë ndryshimesh të tjera në listat e qarqeve Shkodër dhe Kukës, ç'ka ka sjellë edhe reagimin mospajtues të përfaqësuesit të PD-së në këtë institucion.
Listat
Partia Socialiste ka ndryshuar, për të dytën herë, brenda vetëm pak ditësh një pjesë të listave të saja shumemërore në qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës.
Në qarkun e Lezhës PS ka mundur t'i përgjigjet detyrimit ligjor, për të pasur 30 për qind të listave me përfaqësim të secilës gjini, duke ecur në praktikën e vendosur disa ditë më parë nga demokratët, duke shtuar në mënyrë fiktive në fund të listës, emrin e Linda Frrokut, e cila është renditur e teta në këtë zonë zgjedhore, pavarësisht se aty do të garohet vetëm për shtatë mandate.
Por ndërsa për qarkun e Lezhës ndryshimi ishte i detyruar edhe nga vendimi i ditës së shtunë, që u mor nga KQZ, PS ka bërë edhe disa ndryshime në listat e Shkodrës dhe të Kukësit, ku ka rikthyer në to emrat e hequr gjatë ndryshimit të parë, duke i renditur ato të fundit në lista.
Kështu, në zonën e Shkodrës është rikthyer në garë megjithëse në mënyrë fiktive, Helidon Bele, i cili tani renditet i 12, pavarësisht se në këtë qark, do të dalin vetëm 11 deputetë. Rifutja e Belës në listë nuk ka sjellë ndryshimin e pjesës tjetër të listës.
E njëjta praktikë është ndjekur edhe në qarkun e Kukësit, ku ndryshimi i bërë, së pari ka ndryshuar renditjen, pasi përveç se shtohet emri i Hasije Zenelajt si shtesë në fund të listës, ka ndryshuar edhe renditja e kandidatëve. Rexhep Ukperaj rikthehet në vendin e tretë ndërsa Tatiana Kërxhalliu në vendin e katërt.
Debati
Ndryshe nga sa pritej për shkak edhe të vet rëndësisë dhe ndjeshmërisë së çështjes së listave të kandidatëve, mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka zgjatur fare pak, pasi të gjithë anëtarët e KQZ-së kanë miratuar të gjitha listat, që ishin paraqitur për shqyrtim nga administrata.
Përjashtim ka bërë vetëm diskutimi i ekipit të kandidatëve të paraqitur prej socialistëve, kjo për vet faktin se selia rozë në kundërshtim me rekomandimin e KQZ-së, por jo në kundërshtim me ligjin, kishin bërë ndryshime jo vetëm në qarkun e Lezhës për të cilën dhe iu refuzua lista herë e shkuar, por edhe në dy qarqe të tjera, të cilat kishin pësuar zëvendësime dhe lëvizje kandidatësh edhe herë të tjera gjatë këtyre ditëve.
Bëhet fjalë për shtim kandidatësh më shumë sesa është numri i mandateve në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Ka qenë përfaqësuesi i PD-së në këtë komision, Njazi Kosovrasti, ai që ka kontestuar një praktikë të tillë, duke këmbëngulur se ndryshimi i listave të cilat kanë qenë në rregull gjatë shqyrtimit të parë nga ana e KQZ-së, është i paligjshëm dhe tejkalim të vendimit të këtij institucioni.
"Janë bërë përsëri ndryshime në listën e PS-së, jo vetëm në qarkun e Lezhës ku kërkohej të plotësohej kuota e përfaqësimit të femrave, por edhe në dy qarqe të tjera.
Pra janë bërë përsëri ndryshime në listën e PS-së, pasi tani na vjen një renditje e re, si dhe kemi një shtim kandidatësh më shumë se kanë mandate këto qarqe. Mua më vjen mirë që PS ka kopjuar taktikën tonë, por koha se kur bëhet kjo, është jo e ligjshme", - tha Kosovrasti.
Ndaj këtij pretendimi ka reaguar përfaqësuesi socialistë në KQZ, i cili ka theksuar se ndryshimet në lista janë bërë konform hapësirave ligjore dhe vendimi i ndërmjetëm i këtij institucioni nuk u ndalon forcave politike të bëjnë amendime të listave, përsa kohë ato nuk janë miratuar në mënyrë përfundimtare.
Pavarësisht debateve mes përfaqësuesve, KQZ ka miratuar me 7 vota pro dhe asnjë kundër listat e PS-së.
Mbeten për tu miratuar sot dhe nesër edhe listat 22 subjekteve të tjera zgjedhore
Lista e kandidatëve,
KQZ miraton 14 parti politike
TIRANË- Ka mbërritur në 14 numri i forcave politike të cilave u është pranuar lista e kandidatëve për deputetë nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Gjatë mbledhjes së djeshme, ky komision ka pranuar të regjistrojë në mënyrë përfundimtare edhe listat e nëntë forcave të tjera, ndërkohë që më parë ishin miratuar 5 parti.
Përveç listave të selisë rozë, ky komision ka pranuar të konsiderojë konform detyrimeve ligjore listat e paraqitura prej Partisë Balli Kombëtar Demokrat, i cili përveçse kishte plotësuar dokumentacionin, kishte bërë edhe një ndryshim në përbërjen e një prej qarqeve.
Po ashtu janë miratuar edhe listat e Bashkimi Liberal Demokrat, partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, partisë Lidhja Demokristiane, partisë Konservatore Shqiptare, partisë Aleanca Maqedonase për Integrim dhe partisë Demokracia Sociale.
Disa ditë më parë u miratuan edhe listat e partisë së Gjelbër Shqiptare, partisë së Emigrantëve, Lëvizja Socialiste për Integrim, Lëvizja e Legalitetit dhe partisë Demokratike. Mbeten për tu miratuar sot dhe nesër edhe listat 22 subjekteve të tjera zgjedhore që kanë depozituar ekipet e tyre me të cilat kërkojnë të konkurrojnë në zgjedhjet e 28 qershorit.
Gjatë mbledhjes së djeshme, kryetari KQZ-së, Arben Ristani i ka bërë dhe një apel publik të gjithë drejtuesve të njësive vendore, që të paraqesin sa më parë listën përfundimtare të zgjedhësve, duke vënë në dukje faktin se çdo vonesë në këtë drejtim kërcënon procesin zgjedhor.
"Detyra e njësive vendore është të sjellin listat përfundimtare. Kanë afat deri ditën e shtunë por nuk duhet të ndjekin të njëjtën procedurë që ndoqën për listat paraprake sepse ndryshe vihet në vështirësi procesi, pengohet prodhimi i fletëve të votimit dhe procedurat e tjera.
Njësitë e qeverisjes vendore kanë për detyrë të sjellin në KQZ, listat përfundimtare të zgjedhësve.
Sipas ligjit, ato duhet të sjellin pranë Komisionit, numrin e zgjedhësve për çdo qendër votimi, numrin e çdo qendre votimi dhe vendndodhjen e çdo qendre votimi. Ne sot jemi në prag të përfundimit të këtij procesi dhe akoma nga njësitë vendore nuk ka ardhur një e dhënë e tillë",- tha Ristani.
Ndryshimet e fundit të PS-së
Lista e PS-së në qarkun Lezhë
Gjok Jaku
Gjovalin Kadeli
Armando Prenga
Ndrec Deda
Manushaqe Kuli
Dava Gjoka
Fran Marku
Linda Frroku
Qarku Kukës
Asllan Dogjani
Fatmir Hoxhaj
Rexhep Ukperaj
Tatiana Kerxhalliu
Hasije Zenelaj
Qarku Shkoder
Ilir Beqaj
Tom Doshi
Ndue Kola
Astrit Beci
Paulina Hoxha
Suzana Golemi
Nikolin Dedvukaj
Falma Fshazi
Agim Shimaj
Luan Heta
Arta Gjonaj
Helidon Bele
ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...
TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
kqz don digitalb qe te shofin porno edhe pike
Keto te shkodres e kan te sigurt humbjen .PD 10-PS 1