Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Shkolla e Policisë, ja renditja e kandidatëve

Shekulli | 28/05/2009 | Kronike | Shoqeri | komentet 4 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Tri fazat e konkurrimit kanë shkurtuar nga 776 në 231 numrin e personave që do të ndjekin studimet për punonjës policie


TIRANË - Përfunduan dje fazat e konkurrimit për kandidatët që kanë aplikuar ndjekjen e studimeve në Shkollën Bazë të Policisë, për Patrullë të Përgjithshme. 776 konkurrentë u reduktuan gjatë tri fazave të konkurrimit në 231.


Gjatë fazës së parë, testimit me shkrim, bazuar në pikët e grumbulluara u arrit kualifikimi i vetëm 292 prej tyre. Pas kësaj faze, u zhvillua testimi fizik i kandidatëve, ku pas përfundimit të tij u skualifikuan 58 nga 289 kandidatët që morën pjesë në këtë testim. Ndërkohë, nga data 25-27 maj u zhvillua dhe faza e tretë e konkurrimit, intervista me gojë.


Nga Komisioni i intervistimit gjatë këtij procesi u intervistuan 231 kandidatët e paraqitur. Qëllimi i intervistës me gojë është vlerësimi i aftësive të kandidatit për të analizuar, komunikuar, marrë vendime dhe për të reaguar në mënyrën e duhur, si dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së kandidatit për t'u bërë punonjës policie.


Bazuar në pikët e grumbulluara gjatë testimit me shkrim dhe gjatë intervistës me gojë është bërë edhe klasifikimi përfundimtar i pjesëmarrësve në këtë proces konkurrimi.


Pas këtyre fazave të konkurrimit aplikantët do t'i nënshtrohen procesit të kontrollit mjekësor pranë Qendrës së Profilaksisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë, e cila ndodhet në Qendrën e Formimit Policor. Për datat e kryerjes së kontrollit mjekësor, kandidatët do të njoftohen nga strukturat e Personelit.


Më tej, kandidatët do t'i nënshtrohen procesit të marrjes së gjurmëve të gishtave, si dhe procesit të verifikimit të aplikantit. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se procesi i aplikimeve për të ndjekur studimet pranë shkollës së policisë është i hapur gjatë gjithë vitit.


Ndërkohë që për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, kandidatët mund të drejtohen pranë Zyrave të Personelit në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

 

4 KOMENTE

po cjane keto shkolla ketu ne shqiperi. o te keqen e shtetit . 6 muaj shkolle e dil pastaj ne rruge ''polic'' koti.

pershendetje doja te dija pervec 50 te pareve qe i moren ne te tjeret a do pranohemi apo do behet konkurs tjeter faleminderit

doja te dija cfare del nese mbaron kete shkolle

Me falni,por ku eshte ketu renditja????

Komenti juaj

 

Dështon ekstradimi i Kumbaros, refuzojnë anglezët

Gjykata Mbretërore në Londër refuzoi ekstradimin e ish- oficerit të SHIK-ut, i akuzuar për rrëmbimin e Remzi Hoxhës Ish- funksionari...

Helmimi, vdesin dy binjakët 5-muajsh

DURRËS/ Besarta dhe Muharrem Vajdulla janë gjetur të vdekur në krevat nga nëna e tyre në orën 2 pas mesnate...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj