|
|
INTERVISTA/ Flet këngëtarja e mirënjohur, Alida Hisku
Të dielën e shkuar, në qytetin e Beratit, këngëtarja e njohur, Alida Hisku, dhe këngëtarja Alma Hyska (Civeja), të dyja tashmë në Gjermani, më rastin e shpalljes së qytetit të Beratit, "Qytet me vlera të rralla nën mbrojtjen e UNESKO"-s dhe me rastin e shpalljes së znj.
Vitore Stefa (Leka), (lindur në këtë qytet dhe tashmë emigrante në Itali), "Qytetare Nderi e Beratit", dhanë një koncert. Dalja në skenë e Alida Hiskut u prit me duartrokitje të forta.
Vitet nuk kanë rënduar aspak mbi supet e Alidës, për të mos thënë as në pamjen e saj, por, sidomos zëri i saj brilant, sipas të moshuarve që e kanë njohur nëpër festivalet e sistemit komunist, ka ngelë po ai. Fill pas këtij koncerti zhvilluam këtë bisedë me këngëtaren.
Si u ndjetë në këtë koncert?
Si në Tiranë, për të mos thënë më mirë. U mrekullova. Qava, qesha, u lumturova. Ishte një natë magjike.
Kishit qenë më parë në Berat?
Si jo. Po asnjëherë s'e kam parë me sytë e sotëm. Me atë të rëndësisë së një qyteti me vlera të jashtëzakonshme. Kur ikën koha, shumë gjëra e marrin notën e duhur. Koha është gjykatësja më e mirë.
Sipas shumë bashkëkohësve të tu, Alida ka ngelë po me atë zë potent, të mrekullueshëm. Sekreti?
Sekretet për ruajtjen e zërit janë shumë, por kryesorja është të këndosh përditë, dhe ta shohësh zërin tënd si një dhuratë të natyrës që duhet të kujdesesh, jo ta shpërdorosh.
Thonë se Alida po përgatit një libër për jetën e saj në gjermanisht. Mund ta shuani kureshtjen e lexuesit me dy fjalë?
Tani për tani mund të them se e kam në proces.
Ju keni një vajzë dhe një djalë që ecin në rrugën tënde. Si e shikoni të ardhmen e tyre?
Në rrugë të mbarë. Unë s'dua të bëj koment për fëmijët e mi. Rrugën e suksesit nuk ua jap unë, por zëri dhe puna e tyre. Ndërsa Albini ka luajtur edhe disa filma televizivë në Gjermani.
Shoh se keni një nostalgji për këngët tuaja të vjetra...
Sistemi komunist mua më mori rininë, pjesën më të bukur, me persekutimet, ndalesat e daljes në skenë, etj..., por këngës i jepej vendi i duhur.
Këngëtari vlerësohej. Kishte kërkesa të jashtëzakonshme për të marrë pjesë në festivale. Dëshirat nuk mund të bëheshin realitet pa talent, punë, përkushtim, sedër profesionale. Për të arritur në skenë, kalohej në vrimë të gjilpërës.
Si ndjeheni kur vini në Shqipëri?
Vij plot mall, largohem paksa pesimiste.
Si është jeta juaj me një bashkëshort gjerman?
Një jetë plot harmoni dhe me mirëkuptim. Gjermanët janë njerëz me kulturë, që dinë të duan dhe respektojnë njerëzit me vlera. Mirëkuptohemi në çdo moment, konfliktet e vogla i anashkalojmë.
Me fëmijët komunikimi në shqip është gjithmonë normal?
I padiskutueshëm. Ata duan vetë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin shqip. Janë të dashuruar me atdheun e tyre dhe pse janë larguar fëmijë.
Dy fjalë për emigrantët tanë në Gjermani?
Tashmë kanë formuar personalitetin e tyre. Ka ikur koha e mëparshme, kur i shihnin si delja e zezë. Puna e tyre, sjellja, dëshira për integrim, ka përcjellë virtytet më të mira që tashme janë marrë në konsideratë.
Si po largoheni nga Berati?
E mrekulluar. Këtij qyteti i kemi borxh të gjithë. Tashmë që është nën kujdestarinë e UNESKO-s, propaganda dhe aktivitetet tona duhet të jenë të vazhdueshme dhe cilësore. Qytete të tillë janë të rrallë në botë, prandaj ne duhet të krenohemi.
Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....
Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Alida,nje nga viktimat e komunizmit,doli ne skenen e festivalit qysh trembedhjete vjece.Ditari i mbajtur i solli fatkeqesine,jo vetem se e largoi nga skena por edhe se u mberthye ne depresion nervor.Jam kurioz te di nese ka ndopak brerje ndergjegjeje ish kolegja e saj e cila pasi lexoi ditarin e Alides ne nje nga dhomat e hotel turizmit ne Sarande per disa pershtypje udhetimi jashte shtetit,e denoncoi padrejtesisht duke i shkaktuar gjemen.Zonja denoncuese,kudo qe ndodhesh sot me banim,shpresoj qe pas kaq vjetesh te jesh penduar per veprimin e kryer,hidhja cdo gje ne kurris sistemit komunist,por kerkoi nje te falur te sinqerte viktimes tende Alida Hisku se me siguri ajo do te te fale.Suksese Alida e dashur ne rilindjen tende si kengetare.Deshiroj qe mediat vizive nepermjet emisioneve te tyre te bejne te njohur brezave te rinj kete kengetare fatkeqe per te mesuar edhe njehere historine e dhimshme te shqiptareve.
Alida,nje nga viktimat e komunizmit,doli ne skenen e festivalit qysh trembedhjete vjece.Ditari i mbajtur i solli fatkeqesine,jo vetem se e largoi nga skena por edhe se u mberthye ne depresion nervor.Jam kurioz te di nese ka ndopak brerje ndergjegjeje ish kolegja e saj e cila pasi lexoi ditarin e Alides ne nje nga dhomat e hotel turizmit ne Sarande per disa pershtypje udhetimi jashte shtetit,e denoncoi padrejtesisht duke i shkaktuar gjemen.Zonja denoncuese,kudo qe ndodhesh sot me banim,shpresoj qe pas kaq vjetesh te jesh penduar per veprimin e kryer,hidhja cdo gje ne kurris sistemit komunist,por kerkoi nje te falur te sinqerte viktimes tende Alida Hisku se me siguri ajo do te te fale.Suksese Alida e dashur ne rilindjen tende si kengetare.Deshiroj qe mediat vizive nepermjet emisioneve te tyre te bejne te njohur brezave te rinj kete kengetare fatkeqe per te mesuar edhe njehere historine e dhimshme te shqiptareve.
Anes e pas anes-o / Lumit te fshatit tim / Rriten vashat trimeresha / Ne roje te lirise... Po te ciles liri Alida jone e dashur!? Te asaj lirie qe ne e njohem e filluam ta jetojme kaq vone. E megjitheate ju jeni tamam ajo vajza e embel qe me zerin e saje na bente te ndiheshim njerez. Te faleminderit motra jone. Ishe dhe do mbetesh legjende e kenges se vertete Shqipetare. Bashke me urimet e mia per shendet, suksese dhe lumturi familiare pac dhe bekimin e Zotit e te tere popullit tend.
Lilo foxhorn56@gmail.com
Vertete,Alida ke pas kenduar bukur.Do te thosha se tani qe 'diktatura'ra duhet ti kendosh shqiptareve e ne Shqiperi.
Pra me ndjenje te perçosh me kenget e tua qe te punesohen te gjithe,te mos vet vriten e vriten ç'do dite,te mos drogohen,te mos jene viktima te alkolit,te mos mendojne se jeta rinore eshte vetem seks,te mos pasurohen disa sa me shume e te tjeret marrin buke e ilaçe me liste,te mos prostituohen e vjedhin ane e kand botes,te studiojne e te mos ngelen analfabete,te kthehen shqiptaret ngado qe jane e ta bejne Shqiperine si Zvicra, e qendrat e qyteteve te botes,te mos i tallin e dhunojne ne personalitet te huajt,te ruajne traditat e doket shqiptare,te kene familjen te shenjte,te bejne jete shoqerore me kulture e jo te perdorin fjalet me te pista kudo,tu sherbehet ne spitale denjesisht pa paguar nen dore,tu gjendet pune pa ju hequr'mbertheckat',te mos kthehet vendi varreze mbetjesh te lendeve toksike e radioaktive te Europes etj etj.
Jeta eshte e shtrenjte dhe e bukur per tu jetuar per te gjithe e jo per disa edhe pse justifikohen se jemi te pasur dhe kemi sakrifikuar.Dakort por te mos harrohet se pasuria gjithmone vjen nga shfrytezimi i punes se te tjereve.
Ju uroj te keni suksese,por ay gjermani ne eshte i pasur,ne nje fare menyre edhe nga vjedhjet e pasurive te shteteve qe pushtuan e kane.
Keshtu duhen pare gjerat dhe pastaj bejme rezumene edhe te gabimeve te se shkuares.
Zoteri apo zj se nuk ke ven emer: Me sa shoh ju aty ne Shqiperi i paskeni ngarkuar mushkat te gjith. Kush je ti o flori qe na i caktoke detyrat Alida Hiskut ku dhe perse duhet te kendoj?
PO ti nuk ke faj . Fajin e ka depresioni qe ju ka pushtuar, ndaj dhe nuk jeni ne gjendje te kontrolloni ato qe thoni. Kengetaret jane qe te na dhurojne kenaqesi shpirterore ashtu si kane bere e do bejne dhe jo te rregullojne ata Shqiperine i nderuar "lektor".
Po ne cfare vendi jeton kjo Alida Hisku ne Gjermani dhe nese shqiptaret bejne koncerte.
Mungon disi organizimi ketu.