Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

PBDNJ çel fushatën, Dule: Gabova me Kserën

ENTELA BANI | 31/05/2009 | Lajm i fundit | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

GJIROKASTËR- PBDNJ ka vazhduar edhe dje akuzat ndaj Spiro Kserës, aktualisht i dyti në listën për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës. Në çeljen zyrtare të fushatës elektorale të Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut dhe organizatës OMONIA në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Dule ka bërë autokritikë për vendimin e pak kohëve më parë për vendosjen e Spiro Kserës në listën e kandidatëve nën këto sigla. "Si politikan e kuptoj që kam bërë gabim dhe ju kërkoj ndjesë publike për faktin se prefekti i Gjirokastrës dhe ish-ministri u vendosën në listat e PBDNJ-së dhe organizatës OMONIA, pasi nuk e meritonin. Ndërsa nga ana njerëzore, nuk më mbetet gjë tjetër përveçse t'ju uroj fat",- theksoi Dule. Ndërsa Bollano deklaroi vendimin që OMONIA dhe PBDNJ të vazhdojnë të ecin së bashku në këto zgjedhje, pavarësisht largimit të dy eksponentëve.
Edhe Vangjel Tavo, deputeti socialist dhe njëri prej "armiqve" të njohur politikë të Spiro Kserës, deklaroi se lëvizja e tij hodhi poshtë të gjitha parullat në të cilat etiketohej si përfaqësues i kombit grek. Deklaratat e tij u bënë gjatë hapjes së fushatës elektorale në zonën ku jeton minoriteti grek në Gjirokastër, në fshatin Jorgucat të komunës së Dropullit të Sipërm. "Me veprimin e tij më të fundit, prefekti Spiro Ksera ngeli zbuluar dhe lakuriq, se tashmë nuk mund të shihet më si përfaqësues i kombit grek. Ai përfaqëson vetëm një qeveri që ka larguar me dhjetëra socialistë minoritarë nga puna", -u shpreh Tavo.
Një incident është shënuar gjatë çeljes zyrtare të fushatës elektorale të Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut dhe organizatës OMONIA në qarkun e Gjirokastrës. Njëra prej të rejave që kërcenin valle dropullite papritur ra pa ndjenja në tokë, duke shkaktuar shqetësim te të gjithë të pranishmit. Pas shoqërimit të saj për të marrë ndihmën e parë mjekësore, takimi ka vijuar normalisht.



 

Komenti juaj

 

Shembja e tavanit në magazinën e Ersekës, rëndë vajza 8-vjeç

ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...

Ambasadori Withers takim me kreun e KQZ

TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj