Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Sri Lanka, hidhen poshtë kërkesat për hetime

Shekulli Online | 31/05/2009 | Nderkombetare | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Ministri i Jashtëm i Sri Lankës ka thënë se organizatat ndërkombëtare nuk do të lejoheshin të hetonin veprimet e forcave të sigurisë të vendit gjatë luftës me rebelët e Tigrave të Tamilit. Rohita Bogollagama tha se çdo hetim, do të bëhej vetëm nga gjykatat e pavarura të Sri Lankës.

Ai tha se pretendimet se ushtria e Sri Lankës kishte përdorur armatim të rëndë në zonat civile, nuk ishin të vërteta dhe përdoreshin vetëm për të nxitur akuza për genocid ndaj pakicës tamile.

Disa organizata për të drejtat e njeriut, mes tyre dhe zyrtarë të lartë nga Zyra e OKB-së për Çështje Humanitare, kanë kërkuar që të kryhen hetime për të zbuluar numrin e civilëve që janë vrarë gjatë javës së fundit të luftës civile në Sri Lankë.

Ministri i Jashtëm tha se Sri Lanka ishte vend sovran, kishte ligjet e veta dhe sistemi i vet i pavarur i drejtësisë ishte ai që do të hetonte ankesat nëse do të kishte të tilla.

Akuza

Z. Bogollagama hodhi poshtë akuzat për genocid në ditët e fundit të betejës ushtarake të ushtrisë me rebelët e Tigrave të Tamilit.

Ai i përshkroi akuzat e grupeve të të drejtave të njeriut si imagjinare dhe që kishin si tha ai, motive negative për të diskretituar forcat e armatosura.

Grupe për të drejtat e njeriut dhe zyrtarë të lartë të OKB-së kanë bërë thirrje për të hetuar në mënyrë të pavarur vdekjet e mijëra civilëve të raportuara gjatë konfliktit.

Sipas njoftimeve jo zyrtare dhe të paverifikuara të OKB-së, mbi 7 mijë civilë janë vrarë dhe 13 mijë të tjerë u plagosën gjatë konfliktit nga muaji janar deri në prill të këtij viti.

Në të njëjtën kohë, zyrtari i lartë i Sri Lankës bëri thirrje për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për të çaktivizuar ata që ai i cilësoi si grupe të fuqishme lobimi të Tigrave të Tamilit në disa kryeqytete të botës, të cilët sipas tij, po përpiqeshin të ringjallnin lëvizjen.

Qeveria e Sri Lankës shpalli fitore mbi rebelët rreth dy javë më parë dhe ministri i Jashtëm tha se shpresonte që fundi të luftës, të nxiste zhvillimin ekonomik të vendit me 3 për qind në vit. (bbc)

 

Komenti juaj

 

Shtohen rastet me gripin e derrit, Greqia shpall Pandeminë

GREQI- Shteti helen është në alarm nga gripi i derrit dhe autoritetet kanë shpallur sot gjendjen e Pandemisë në vend....

Samiti i G8 do ti shpallë luftë urisë, 15 miliard USD për tre vjet

Udhëheqësit e tetë vendeve të industrializuara, të mbledhur në samitin e G8-s që po zhvillohet në Itali, pritet të shpalosin...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj