|
|
Përfundon provimi i parë i Maturës Shtetërore Mësuesit u shesin me pahir stilolapsa me 100 lekë maturantëve
Gazeta "Shekulli" publikon çelësin e përgjigjeve për secilin nga testet në 7 profile të shkollës së mesme
Përfundoi dje provimi i parë me detyrim i Maturës Shtetërore, në lëndën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Në këtë provim testuan njohuritë e fituara gjatë katër viteve të shkollës së mesme, 38.499 maturantë nga i gjithë vendi.
Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, raportoi dje se provimi përfundoi normalisht, ndërkohë që vetë maturantët patën ankesa për organizimin e provimit. Ata thanë për gazetën "Shekulli" se, që në fillim të testimit, mësuesit u kanë shitur me të padrejtë stilolapsa, kundrejt një vlefte shumë të kripur për çmimin real që ka ky send në treg.
Maturantët u shprehën se janë detyruar me pahir të paguajnë nga 100 lekë gjithsecili, për t'u pajisur me stilolapsin që do të përdornin në plotësimin e testit.
Ky veprim bie në kundërshtim të plotë me rregulloren e Maturës Shtetërore, ku është e përcaktuar se, stilolapsi, me të cilin maturantët do të plotësojnë testin, shpërndahet nga organizatorët e provimit dhe jepet falas në momentin kur fillon testimi. Veprime të tilla nuk ndërmerren për herë të parë në shkollat shqiptare.
Nxënës, por edhe prindër, ankohen shpesh për paratë që shpenzojnë gjatë një viti shkollor, për mjete didaktike, plotësimi i nevojave të të cilave, me ligj i takon Ministrisë së Arsimit, aq më shumë kur dihet që arsimi publik parauniversitar në Shqipëri është falas.
Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....
Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Varianti shqiptar qe ta shpif gjithmone