|
|
Aplikohet edhe miratimi në heshtje. QKL është e detyruar të kthejë përgjigje 2-4 ditë nga kërkesa
TIRANË- Qëndra Kombëtare e Licencimit, nisi dje punën duke i bërë të mundur bizneseve që të marrin, lejet, licencat apo autorizimet, vetëm nga zyrat e saj, pa u sorrollatur në institucione të tjera.
Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishin, Kryeministri, Sali Berisha, ministri i Ekonomisë, Genc Ruli si dhe Drejtoresha e USAID-it në Shqipëri, Roberta Mahoney.
Kryeministri Berisha i vlerësoi projektet e realizuara deri tani, në kuadrin e pragut të Mijëvjeçarit, si projekte shumë të rëndësishme, të cilat kanë transformuar tërësisht praktikat e mëparshme, kanë shkurtuar kohën, thjeshtuar burokracitë e si rrjedhim kanë rritur transparencën.
"Në kuadrin Pragut të Mijëvjeçari, në Shqipëri kanë marrë jetë disa projekte që kanë transformuar tërësisht praktikat e mëparshme, siç janë taksa elektronike, regjistri elektronik i biznesit, prokurimi elektronik",- tha ai.
Duke e vënë theksin në vetë objektivin që ka ngritja e kësaj zyre, në luftën ndaj korrupsionit, Drejtoresha e USAID-it, e cilësoi atë si kushtin themelor që duhet të përmbushë Shqipëria për të përfituar më pas mbështetjen e SHBA-ve. Hapja e QKL-së, është bërë e mundur me mbështetjen e Fazës së dytë të programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit në Shqipëri.
Kjo marrëveshje dyvjeçare me vlerë rreth 16 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, e financuar nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit dhe administruar nga USAID-i, ka si synim të forcojë shtetin ligjor, të reduktojë korrupsionin dhe të rrisë mbikëqyrjen nga publiku, përmes zgjidhjeve të teknologjisë së informacionit dhe ndihmës teknike, duke përmirësuar në këtë mënyrë, klimën ndaj biznesit, në Shqipëri.
Funksionimi
Qendra Kombëtare e Licenasve, e cila do të funksonojë në filozofi në mënyrë të ngjashme me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve. Personat e interesuar do të dorëzojnë dokumentet e kërkuara për të marrë leje dhe licensa, të cilat variojnë nga ushtrimi i të drejtës për prodhim udhqimesh, armësh, hapjen e një universiteti deri të shfrytqëzimi i minierave dhe pasurive të tjera kombëtare.
Ligji i ri që hyn në fuqi muajin e ardhshëm parashikon një element interesant, miratimin e lejes në heshtje. Qendra Kombëtare e Licensimit do të miratojë ose refuzojë aplikimin e çdo personi nga dy deri në katër ditë në varësi të tipit të kategorisë së lejes ose licenës.
Nëse brenda këtij afati kohor QKL, ose filialet e saj nuk publikojnë vendimin mbi refuzimin ose miratimin e aplikimit, atëherë leja ose licensa miratohen në mënyrë automatike. Aplikimi për leje mund të bëhet duke dorëzuar dorazi dokumentet në njërin nga soprtelet e QKL-së, në mënyrë elektronike, ose me postë zyrtare.
Enti Rregullator i Energjisë Elektrike rrëzon sërish kërkesën e OSSH-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike TIRANË- Kërkesa e...
Rreth 70% e bizneseve në vend refuzojnë që t'i japin të dhënat INSTAT TIRANË- Të gjitha njësitë që ushtrojnë aktivitet...
Lajmet 11 Nëntor - Ora 11 -
data/11-11-2009
Lajmet 11 Nëntor - Ora 10 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 Nëntor - Ora 16 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
jemi te interesuar dhe falemderojme gazeten shekulli per komentet lidhur me qendren kobetare te licensimit.ju lutemi na nevoitet te botoni ne gazete kete ligj.
jemi te interesuar te dime se cfare dokumentesh duhen dorezuar ne QKL per tu pajisur me license peshkimi.