|
|
Shqipëria mund të mos kualifikohet për Sfidë të Mijëvjeçarit, nëse nuk tregon hapa konkretë
Drejtoresha e USAID-it, Mahoney, kërkon nga qeveria prova të qarta në luftën kundër korrupsionit
TIRANË- Niveli i korrupsionit në Shqipëri vazhdon të jetë në nivele të larta, duke rrezikur përfshirjen e vendit në llogarinë e sfidës së mijëvjeçarit të SHBA-ve. Drejtoresha e USAID-it për Shqipërinë, Roberta Mahoney, theksoi se korrupsioni vazhdon të mbetët një problem serioz për vendin tonë dhe nëse nuk merren masat e duhura, Shqipëria rrezikon seriozisht që të mos përfshihet në listën e vendeve përfituese nga ky fond.
"Ekziston tashmë një mundësi për shqiptarët që të kualifikohen për marrëveshjen e kontaktit në llogarinë e Sfidës së Mijëvjecarit gjatë vitit të ardhshëm. Kjo është një mundësi që jepet dhe duhet përfituar në mënyrë të plotë.
Nëse nuk ka prova të qarta e të bindshme për luftimin e korrupsionit nuk do të ketë shumë gjasa që Shqipëria të kualifikohet për asistencë të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të programit të Sfidës së Mijëvjecarit.", theksoi më tej Mahoney, duke shtuar se, nga Shqipëria pritet më shumë për vëtë statusin që ka vendi si një anëtar me të drejta të plota i NATO-s.
"Organizata e Atlantikut të Veriut, ku bën pjesë edhe Shqipëria, është e interesuar që vendet anëtare të saj të jenë sa më drejtpërdrejtë në luftën ndaj korrupsionit", tha ajo, duke përsëritur se, Shqipëria do të përfitojë nga mbështetja amerikanë vetëm nëse shihen hapa konkretë në luftën ndaj korrupsionit.
Deklaratat e shefes së USAID-it në Shqipëri, u bënë gjatë inagurimit të Qëndrës Kombëtare të Licencave, dje në Tiranë, në prani edhe të Kryeministrit, Sali Berisha. Ngritja e QKL-së, e cila është një nga disa investimet e parashikuara të realizohen në kuadër të këtij programi, nxjerr në pah rëndësinë që mbart lufta ndaj korrupsionit në këtë program.
Programi
Aplikimi i programit të Sfidës së Mijëvjeçarit të Shqipëri, është konceptuar në dy faza, me përmbylljen me sukses të të cilave vjen edhe ajo ku vendet mund të përfitojnë në mënyrë të plotë të fondeve.
Në fazën e parë, e cila u shtri në vitet 2006-2008, Shqipëria përfitoi rreth 14 milionë dollarë nga programi i "Pragut", i cili aplikohet mbi vendet që janë një prag të përfshirjes së plotë në program.
Tashmë vendi ynë ndodhet në fazën e dytë të tij, e cili u nënshkrua në tetor të vitit të shkuar. Ashtu si edhe marrëveshja e parë, kjo fazë parashikohet të përmbushet brenda dy viteve me nje investim rreth 16 milionë dollarë.
Me këto para, është bërë e mundur edhe ngritja e Qendrës Kombëtare të Licencave, që u inaugurua dje, me synim uljen e nivelit të korrupsionit në këtë sektor. Programi i dytë i "Pragut", i administruar nga USAID-i përqendrohet në uljen e korrupsionit në prokurimet publike, në administrimin e tatimeve, si dhe në regjistrimin e biznesit.
Krahas ngritjes së QKL-së, pjesë e tij gjithashtu janë, edhe ngritja e një Regjistri Kombëtar Planifikimi për t'i bërë procedurat e nxjerrjes së lejeve të ndërtimit më transparente dhe formimi i një njësie të përbashkët në gjashtë qytete të Shqipërisë, për të hetuar çështjet hetimore.
Gjykata Administrative gjithashtu, e cila edhe në këtë legjislaturë nuk mundi të miratohej në kuvend, është pjesë e programit të dytë të "Pragut të Mijëvjeçarit" të administruar nga USAID-i. Pas kalimit të fazës së parë dhe të dytë të "Pragut të sfidës së Mijëvjeçarit", fillon faza e përfitimit të plotë nga ky program.
Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...
Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Te shpresojme qe te mos jete ndonje Ditmir Bushati qe te reklamoje me te zezat per ne shqiptaret dhe te nxije tealitetin.
Na jane kthyer te huajt si nana dhe baba dhe jemi te gatshem t'u puthim dhe b.... per perfitime.
Eh sa qeshin me ne ata. E meritojme.
Nje qeveri eshte dhe do te jete pasqyre e nje kombi.
eeeeeeeeeeeeeee..........
po normal qe te kthehen pse ca mendove ti te hidhen gjith ato lek dhe mos te dihen ku kan perfunduar?nuk ecet para duke vjedhur ndihmat qe jepen per integrimin e shqiperis...