|
|
Nesër zhvillohet provimi i dytë me detyrim. Në testimin e Matematikës do të marrin pjesë 40 mijë maturantë
Nesër, në orën 9.00, të gjithë maturantët duhet të jenë të rreshtuar në hyrjen kryesore të shkollës. Këshilla e parë, që duhet të kenë parasysh, para se të dalin nga banesat, është pasja me vete e mjetit të identifikimit, pasaportë ose kartë identiteti. Kush harron, është i destinuar të mbetet jashtë provimit.
Matematika është provimi i dytë me detyrim, që maturantët do të japin në Maturën Shtetërore 2009. Teza, e cila do të dalë nga ngujimi, mbrëmjen e sotme do të jetë e përshtatur në 7 variante, një për secilin nga profilet e shkollës së mesme.
Përmbajtja e testit do të jetë e njëjtë vetëm për një profil të shkollës së mesme, ku ndryshimi do të jetë renditja e pyetjeve. 60 për qind e testit do të jetë nga programi i orientimit, i shpërndarë në shkolla që në muajin shkurt, ndërsa 40 për qind do të jenë ushtrime të përzgjedhura nga vetë AVA, për të testuar shkathtësinë e maturantit në zgjidhjen e problemave.
Nga burime të AVA-s, numri i maturantëve që do të marrin pjesë nesër në provimin e Matematikës, pritet të jetë rreth 40 mijë, nga të cilët një pjesë u takojnë maturantëve që nuk kanë arritur të marrin provimet me detyrim gjatë viteve të kaluara.
Testi që do të shpërndahet ditën e nesërme gjatë provimit të Matematikës, ashtu si edhe testi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, do të jetë i ndarë në tri shkallë vështirësie, gjë e cila do të aplikohet edhe në secilin profil të shkollës së mesme, ku testi më i vështirë do të jetë për maturantët në profilin natyror.
Bazuar në skemën hartuese, në çdo linjë të përmbajtjes, do të përfshihen kërkesat e tri niveleve të vështirësisë, në raportet 2:2:1, duke filluar prej nivelit minimal. Pyetjet e testit do të jenë dy llojesh: me zgjedhje të shumëfishtë dhe me shtjellim të argumentuar.
Me mbylljen e këtij provimi, rregullorja për 2009-ën përcakton se kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore, respektivisht në dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje.
Nëse një nxënës ka vlerësim kalues vetëm në njërin nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore, rezultati i tij ruhet, pra, konsiderohet i vlefshëm edhe në vitet në vazhdim.
Nxënësi që është mbetës, qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Pas zhvillimit të dy provimeve të detyruara do të fillojë periudha e përgatitjes përfundimtare për studimet e larta.
Ajo që duhet të kihet parasysh ditën e nesërme, është përqendrimi në pyetjet që mendohen se mund t'u jepen zgjidhje, pasi kalimi i një periudhe të gjatë me ushtrime, të cilat nuk gjejnë zgjidhje, do të sillte rritjen e stresit dhe njëkohësisht humbje kohe të çmueshme.
Fillimisht maturantët duhet të njihen me rezultatet e dy provimeve të dhëna, të krijojnë vetë një ide se sa pikë mund të mbledhin dhe vetëm më pas të bëjnë renditjen e degëve se ku duan të studiojnë.
Megjithatë, maturantët që kanë hyrë në provimet e këtij viti me rezultate të mbartura nga vitet e shkuara, duhet të dinë se në procesin e llogaritjes do të merren parasysh koeficientet e vjetër.
Kështu, nëse nxënësi kërkon t'i ruhet rezultati i mëparshëm në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këtë lëndë merret koeficienti që lënda ka pasur në vitin që është dhënë.
Në rast se nxënësi e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë të caktuar në provimet me zgjedhje dhe kërkon t'i njihet rezultati i saj, do t'i njihet rezultati i arritur në vitin e fundit kur e ka dhënë lëndën.
Disa lokale bien në qetësi, të tjerët ende muzikë me volum të lartë Në zonën e ish-bllokut, pjesa më e...
Bardhyl Idrizi, 74 vjeç, banon në Rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit", shqetësimi i tij është muzika e lartë Të moshuarit...
Lajmet 02 Tetor - Ora 16 -
data/02-10-2009
Lajmet 02 Tetor - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 02 Tetor - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
neser jane ethet me te medha per ata studente te cilet kane provimin e matematikes per disa keshtu mund te jete por ata qe vertetet kan e besim te vetja dhe kane mesuar vertete kater vitet e shkollesd them se kane per tja dale mbane dhe ndoshta mund te arrijne ate qe duan une jam viti i trete dhe pas nje viti edhe une do testohem por po te punosh shume do arrish ,pa pune s;arrihet gje ,por duhet edhe te besh cik qejf mos te behesh molomen pas mesimeve ,ju dua shume dhe ju uroj fat sidomos dhe nje shokut tim qe neser ka provim por e di qe do marre 10 se eshte gjeni ne matematike jeni te papare!!!!!!!!!
Sa stres! Jam e lumtur qe e kam kaluar ate faze.
I uroj te gjitheve fat!
I uroj te gjithe maturanteve qe e meritojne shume suksese dhe fat,pasi te dy keto elemente do ju cojne ne fitoren e merituar.Une studioj ne vit te dyte fakultet dhe mendoj qe kjo metode nuk perjashton asnje nxenes sistematik .Kini besim tek vetja dhe tek Zoti normalisht po te keni punuar do i mblillni frytet e punes suaj,URIME
PO SE KUPTOJ PSE NUK NA DHANE FLETA TE BARDHA PER TE ZGJIDHUR USHTRIMET.
NA THONE MBANI BANGAT PASTER DHE KETEJ NA LENE PA FLETA PER TE ZGJIDHUR.
kETE SARRIJ TA KUPTOJ???????????
une kam mbaruar vitin shkollore 2008-2009 me noten mesatare 9.75 dhe jam i afet per te gryer punet qe me takojn ti bej studimet i kam bere ne universitetin Aleksander Moisiu me 3 vite shkence e teori dhe nje vit specializim kerkoj punsim