|
|
Personeli i QSUT-së ankohet se mungesa e higjienës do të sjellë infeksione. Kuli: Problem tenderët, por bëmë blerje të vogël
Qendra Spitalore Universitare, "Nënën Tereza", vuan prej pesë muajsh mungesën e detergjenteve. Të ndodhura përballë këtij problemi, sanitaret e spitalit më të madh në vend janë të detyruara të lajnë e pastrojnë spitalin dhe sallat e operacionit vetëm me ujë dhe klor.
Personeli i QSUT-së pohon për gazetën se kjo situatë është mjaft problematike, pasi rrit rrezikshmërinë për infeksionet. Ndërsa drejtoresha e QSUT-së, Gjeorgjina Kuli, pohon se ky problem lidhet me tenderët, por për momentin kanë bërë blerje të vogla të materialeve të pastrimit.
Personeli
Mungesat e detergjenteve për të pastruar ambientet e spitalit, nuk e fshehin frikën e personelit mjekësor se ky problem do të reflektohet mbi infeksionet që do marrin pacientët.
"Vetëm një vit më parë, shërbimi i Kardiokirurgjisë ndërpreu të gjitha operacionet, pasi mungesa e higjienës solli baktere, si stafilokokun dhe pseudomonas, mikrobe këto shumë të rrezikshme që na detyruan të mbanim sallat e operacionit për disa javë të mbyllura, duke u krijuar konfuzion me pacientët që duhej të operoheshin",- pohon njëri nga mjekët e Kardiokirurgjisë, duke shtuar se është e turpshme që spitali më i madh i vendit vuan mangësi kaq elementare.
Sipas tij, ata që i vuajnë këto mangësi janë sidomos pacientët, pasi infeksionet që mund të marrin, sidomos ata që operohen, mund t'u shkaktojnë dëmtime të rënda, deri në vdekje.
Ndërsa sanitaret theksojnë se prej disa muajsh kanë bërë kërkesa për të marrë detergjente, por askush nuk e ka zgjidhur këtë problem. "Po lajmë vetëm me ujë dhe klor dhomat e pacientëve dhe sallat e operacioneve.
Nuk mund të vazhdohet kështu, se është e pamundur", - thekson njëra nga sanitaret. Ndërsa pacientët ankohen se dhomat e tyre lahen vetëm me ujë dhe se kjo situatë është e rëndë, sidomos tani që temperaturat janë të larta.
Drejtoria
Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare, "Nënë Tereza", problemin e mungesës së detergjenteve ka menduar ta zgjidhë për momentin me disa blerje të vogla.
Megjithatë, drejtoresha e këtij institucioni, Gjeorgjina Kuli, pohon se problem vazhdojnë të mbeten tenderët. "Tenderi i pastrimit bëhet vetëm në Ministrinë e Brendshme. Ky tender është rishpallur. Tani, për momentin, kemi bërë një blerje të vogël",- pohon Gjeorgjina Kuli.
------------------------------------------------------------------------------------
Godo: Dhuroni gjak, se po shtohen aksidentet
Kemi nevojë për dhurime gjaku. Ky ka qenë apeli i ministres së Shëndetësisë, Anila Godo, e cila theksoi së në këtë periudhë, aksidentet janë të shpeshta, ndërsa dhuruesit të paktë. Për të mos u përsëritur krizat për gjak, të një viti më parë, Ministria e Shëndetësisë do të organizojë fushata dhurimesh edhe gjatë verës.
"Në një vit kryhen rreth 20 mijë dhurime, ndërsa nevojat e spitaleve janë për 35 mijë qese gjak",- theksoi Godo, e cila ka dhuruar dje gjak, së bashku me stafin e saj. Ndërkohë, ajo theksoi se importi i këtij produkti nga jashtë nuk mund të bëhet në çdo kohë.
Me marrëveshje mes shteteve gjaku jepet në raste emergjencash masive si ajo e Gërdecit. Ndërsa për nevoja të tjera, Godo sugjeroi si zgjidhjen më të mirë dhurimet vullnetare. Sipas ministres, vetëm kryerja e procedurave për të marrë gjakun nga jashtë, kërkon 45 ditë, aq sa jetëgjatësia e gjakut. Pas këtij afati, ai bëhet i papërdorur.
Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....
Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj