Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Korrigjimi do të bëhet nga drejtoritë arsimore

Shekulli | 11/06/2009 | Edukimi | komentet 3 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Teza e provimit do të hartohet nga AVA, ndërkohë që pritet ta administrojnë testimin rreth 3 mijë mësues


Nuk do të ketë ngujim, por gjithsesi, premtohet se procedura e hartimit dhe printimit të testit do të jetë shumë strikte. Specialistët shpjegojnë se për të kryer procesin e mësipërm, do të përdoret një dhomë e veçantë.


Testi do të ketë skemën e tij të qortimit, shumë të detajuar, sikundër edhe testet e Maturës Shtetërore. Çdo korrigjues do të fillojë punën e tij, duke patur përpara skemën e korrigjimit.


Njëkohësisht me përfundimin e rezultateve, pasi të përfundojë korrigjimi, do të bëhet sekretimi i punimeve të nxënësve dhe çdo nxënës do të marrë rezultatin e tij në pikë, të cilat më tej do të konvertohen në nota, sipas një skeme që gjithashtu do të përcaktohet nga AVA. Këto rezultate do të përpunohen në mënyrë statistikore, dhe do të informatizohen në qendrat e rretheve.


"Arsyeja e një veprimi të tillë, - shpjegojnë specialistët, - bëhet me qëllim përdorimin e të dhënave, si edhe kryerjen e një studimi që lidhet me reagimet e nxënësve për çdo kërkesë të testit".


Pas përfundimit të testimit AVA do të mbledhë dhe do të bëjë një studim për të tërë popullatën e përgjithshme të nxënësve të klasës së 9-të, që u nënshtrohen provimeve të detyruara të lirimit, ku do të nxjerrë edhe detyrat përkatëse, që do të vlejnë më tej në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie. Nxënësit, të cilët nuk arrijnë të marrin provimet e lirimit, do t'i japin ato në sesionin e dytë të vjeshtës.


Data e provimit të lirimit në vjeshtë, për lëndën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, do të jetë më 1 shtator, ndërsa sesioni i dytë i vjeshtës në lëndën e Matematikës do të jetë më datë 5 shtator. Datat e mësipërme, të ridhënies së provimeve të lirimit janë lënë jo paqëllim në këtë periudhë.


Të gjithë mbetësit do të kenë mundësi që, përpara fillimit të vitit shkollor, të japin provimet e mbartura, dhe nëse arrijnë t'i marrin, kanë të drejtë të vazhdojnë në kohë arsimin e mesëm.
Provimi me detyrim i Matematikës, shkollat 9-vjeçare u lirojnë bankat shkollave të mesme private


Shkollat 9-vjeçare, pushime të parakohshme
Ditën e sotme, një pjesë e mirë e shkollave 9-vjeçare në Tiranë dhe në rrethe, megjithëse në kalendar kanë mësim të rregullt, nuk do të zhvillojnë mësim. Shkak është Matura Shtetërore dhe provimi i dytë me detyrim në lëndën e Matematikës, që do të fillojë në orën 10 të paradites.


Të gjitha shkollat e mesme jo publike, do t'i japin provimet e maturës në ambiente të vendosura pranë shkollave 9-vjeçare publike.


Arsyeja e kësaj lëvizjeje është mungesa e ambienteve të nevojshme në shkollat e mesme jopublike. Një nga shkollat, ku nesër mësimi do të ndërpritet është "Edith Durham" në Tiranë, ku në vendin e nxënësve do të ulen maturantë, ndërkohë që po sot do të japin provimin e Matematikës edhe maturantë të shkollave publike.


 

3 KOMENTE

po me sh informacion x pyetjet sdo ket

kue do dalin notat e gjuhes

kur do publikohen notat e provimit te matematikes per klasat e nenta

Komenti juaj

 

Universiteti "Skënderbej", anullohet konkursi i pranimit

Universiteti Ushtarak pezulloi pesë ditë para testit fizik, zhvillimin e konkursit. Konkurentët: Duam paratë e shpenzuara Komanda e justifikon vendimin...

Arkitektura, shtyhet një muaj konkursi

Konkursi i Arkitekturës nuk do të zhvillohet në muajin korrik, por do të jepet në tri ditët e fundit të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj