Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Korrigjimi, njihen edhe përgjigjet e paplota

Dritan Laci | 11/06/2009 | Edukimi | komentet 40 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Të shtunën, provimi i parë i lirimit për klasat e 9-ta. Rreth 50 mijë nxënës do të testohen në Gjuhë Shqipe dhe Lexim Letrar.


Në skemën e korrigjimit do të kihen parasysh edhe përgjigjet e paplota, ndërkohë që pikët do të konvertohen në nota.


Ndërsa të premten merr fund një vit i gjatë shkollor, një ditë më pas, të shtunën, nxënësit e klasave të 9-ta do të ulen në banka për të dhënë provimin e parë të lirimit në lëndën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, testim ky, i cili do të çelë një etapë të re në mënyrën e dhënies së provimeve të lirimit në ciklin 9-vjeçar shkollor.


Në bazë të statistikave të bëra publike nga Ministria e Arsimit, në testimin e parë të provimeve të lirimit do të marrin pjesë rreth 53 mijë nxënës nga e gjithë republika.


Testi që nxënësit do të zgjidhin do të jetë i njëjtë për të gjithë republikën dhe do të ketë të njëjtën përmbajtje, ku i vetmi dallim do të jetë ndarja në variante, për të shmangur kopjimin e mundshëm.


Formulimi i testit po bëhet nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, ndërsa korrigjimi dhe administrimi i procesit do të zhvillohet nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zonale.


Mësuesit që do të angazhohen në ditën e zhvillimit të provimit, pra administratorët, është vendosur që të mos jenë nga shkolla ku do të bëhet provimi, por do të këmbehen me njëri-tjetrin.


Ashtu sikurse edhe në Maturën Shtetërore, çdo mjedis provimi do të ketë një përgjegjës administrimi. Punimet e nxënësve do të jenë të sekretuara, me mënyra më të thjeshta se ato të Maturës Shtetërore.


Nuk do të ketë barkode, por një numër regjistrimi të mbyllur, i fshehur menjëherë sapo shënohet në test dhe në fletën e regjistrimit, i cili do të dekonspirohet dhe do të hapet vetëm kur mbaron korrigjimi, pra kur numrit në fjalë i akordohet sasia e pikëve që ka marrë realisht në punimin e tij. Struktura e tezës që do përdoret në provimin e lirimit do të jetë e ngjashme me atë të Maturës Shtetërore.


Ajo do të ketë 20 pyetje, nga të cilat 10 do të jenë me alternativa dhe 10 me zhvillim, pak a shumë sikurse veprohet në tezën e provimeve me zgjedhje që jepet në Maturën Shtetërore. Provimet do të bëhen vetëm me shkrim.


Punimet e nxënësve, që i takojnë juridiksionit të një zyre arsimore rrethi apo një drejtorie arsimore rajonale, do të mblidhen dhe do të korrigjohen në një qendër vlerësimi të përcaktuar prej Drejtorisë Arsimore Rajonale.


Ndryshimi i vetëm është se nëse në Maturën Shtetërore të gjitha punimet grumbullohen fillimisht në Tiranë dhe më pas shpërndahen në katër qendra, në provimet e lirimit, punimet e çdo rrethi mblidhen në qendrën e ngritur pranë tij.


Ekipi i vlerësuesve të këtyre punimeve është caktuar të jetë nga mësuesit më të mirë të rrethit, ndërkohë që pritet që numri i mësuesve të rekrutuar për të kryer administrimin e provimit të jetë rreth 3 mijë të tillë.


Vlerësimi i testit do të bëhet për çdo përgjigje të dhënë, qoftë kjo edhe e pjesshme, e thënë ndryshe, një përgjigje e paplotë do të vlerësohet me pikë, të cilat do të shënohen nga korrigjuesi në një tabelë të veçantë.


 

40 KOMENTE

sa frike thot kusherira ime semisjana

kur do dalin pergjigjet?

ej pse nuk kem 2 afate ne test ?

provimi ishte shum i thjeshte sa nxenesit ngeles moren 10 dhe kjo vetem sepse kopjuan nga nxenesit e mire,kurse nxenesit e mire moren 8 dhe 9 sepse u moren me ata qe nuk mesojne

kur do te na i jepni notat e provimeve se jemi ne ankth


kur do te dalin pergjigjet e gjuhe leximit,nderkohe qe kane kaluar 12 dite dhe qe regjistrimi ne shkollen e mesme fillon ne dt 29.06.2009

provimi i matematikes ishte shume i veshtire si ka mundesi te behen ato lloj tezash te veshtira qe as nje nxenes i mire nuk mund ti zgjidhe??

jepni me shume info per disa gjra te rendesishme

kur mund te dim rezultatet?

Te gjithe ju nxenes qe po kerkoni pergjigjet e provimit te lirimit
duhet te mberritni tek shkollat
tuaja perkatese me date 29.06.2009.
Suksese te gjitheve

a kan dal notat ne shkoll na bet me stres pse po vonohen

dua te di me shum per rezultatet qe kane nxjere nxenesit e shkolles Misto-Mame dhe dicka tjeter,kur dalin notat e provimit te gjuhes

kur do te dalin notat tona?a kemi dale mire ne provime?

ishte shum i lehte pastaj edhe mesuesja qe ishte aty ishte shum e mir

provimi i gjuhes ishte i lehte por ky i matematikes nuk e dime se si eshte. meqe eshte ky skandali qe ka dale testi me pergjigjet te pakten na i publikoni qe te marrim gjith 10-ta. Dhe ato pergjigjet e notave te provimit te gjuhes kur dalin ???
.,,.

pse nuk kane dale akoma pergjigjet e ghuhe-letersise meqenese provimi ka mbaruar

po pytjet kur dalin

kur do te dalin pergjigjjet e pyetjeve?
kur do te dalin rezultatet e provimeve?
te pakten na thoni daten e sakte per nxjerrjen e rezultateve

un nuk jam fare dakort,,,provimi ishte shshshshs i thjeshte,,,,,saqe edhe nxenesit e dobet fare i kishin ber te gjitha,,pytjet ishin te thjeshta fare maroheshin mrena minutit

doja te dija se kur do te shfaqen rezultatet e provimit te gjuhes?

po skema e konvertimit? A do te kete leshime? Gjithsesi shpresoj te jene marre shume 10.

pyetjet e provimit le te themi se ishin te ngjashme me ato te provimit dy vite me pare

pas sa javesh mund te dalin pergjigjet e te dyja testeve ?????

kur mund te dalin notat e provimeve te lirimit???????

pergjigjet e pyetjeve kishin dale ne disa gazeta por pergjigjet nuk ishin te njejta,gazeta te ndryshme kishin pergjigje te ndryshme.KUR DO TE DALIN PERGJIGJET SAKTA???????????/

pergjigjet e pyetjeve kishin dale ne disa gazeta por pergjigjet nuk ishin te njejta,gazeta te ndryshme kishin pergjigje te ndryshme.KUR DO TE DALIN PERGJIGJET SAKTA???????????/

kur mund ti marrim notat qe kemi marre ne provim dhe a jan te sakta pergjigjet qe kan dalur ne gazeta????

kur do te publikohen pergjigjet e mateures shteterore 2009, te provimit gjuhe-letersi ne shkollen ghuhet e huaja???????????????????????????

mendoj se provimi i gjuhe-letersise ishte pak i veshtire sepse donte pak perqendrim dhe formulimi i pyetjeve ishte paksa i veshtire per tu kuptuar,por ai qe meson mund tia dali me sukses.flm.

Doja te dija a eshte e mundur te publikohet teza,meqe provimin e kemi mbaruar?

kur do ti marrim rezultatet e provimit te lirimit!Jemi shume te paqarte sepse shume nga pergjigjet jane dhene me alternative te ndryshme nga ato qe jep ava.Ju lutemi te na njoftoni

Pergjigjet esht thene se dalin pas 2 javesh.. por problemi qendron ne tjeter pike. Jane publikuar rezultate te gabuara te provimit te letersise.

pergjigjjet mud ti merrni ne gazeta,aty ju tregojn se qfar note keni marr

Nuk mund te na jepni info reth ndarjes se pikeve?

kur mund ta marrim pergjigjen se cfare note kemi mare ne provim?

pergjigjet e provimeve te lirimit kur do te dalin ??????

po pergjigjet e provimeve kur dalin

po pergjigjet e provimeve kur dalin

po pergjigjet e provimeve kur dalin

nk mund te na jepni m sh info x sa u perket pyetjeve?

Komenti juaj

 

Matura 2010, njësoj si një vit më parë

Rregullorja, brenda datës 19 shkurt në të gjitha shkollat e vendit shpërndahet formulari A1Fatmir Vejsiu: Formulari A1, nuk ka asnjë...

Titulli "Doktor", me tre artikuj shkencorë

Të gjithë ata shkencëtarë që kanë publikuar të paktën tre artikuj në revista të huaja marrin titullin "DR" Ky është...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool