Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Zonë e lirë ekonomike në Vlorë

E.Bardhi | 12/06/2009 | Biznes | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Qeveria miraton dhënien me koncesion për 35 vjet të një zonë të lirë në Vlorë


Vlora është shpallur dje me vendim qeverie zonë e lirë ekonomike. Territori i miratuar me statusin e zonës së lirë është më shumë se 478 hektarë. Në këtë zonë është parashikuar zhvillimi i veprimtarive portuale, industriale dhe përpunimit të mallrave.


Gjithashtu në këtë zonë ekonomike do të lejohet tregtia dhe magazinimi i mallrave. Vendimi i djeshëm ndalon që brenda këtij territori të prodhohet çelik. Zona ekonomike do të jepet me koncesion të formës BOT për 35 vjet, ku në fund të kësaj periudhe, ajo kalon në pronësi të shtetit shqiptar.


Vendimi parashikon shpronësimin dhe kompensimin e pronarëve që kanë prona bernda zonës së lirë. Shumë shpejt pritet të shpallen procedurat dhe kriteret për përzgjedhjen e koncesionarit. Ministria e Ekonomisë, Mjedisit dhe ajo e Financave do të merren me hartimin e procedurave për dhënien e këtij koncesioni.


Në Vlorë janë parashikuar disa projekte energjetike. Ndërtimi i një porti, termocentrali dhe disa projekte të tjerë energjetike janë ndër projektet e parashikuara për t'u ndërtuar aty. Kryeministri Berisha ka deklaruar se do të krijojë disa zona të tilla ekonomike në mbarë vendin. Projekte të ngjashme janë diskutuar për t'u zbatuar në Shkodër e Lezhë.


Vendimi, rritet pagesa e papunësisë


Niveli bazë i së ardhurës nga papunësia apo siç quhet asistenca do të jetë 6340 lekë.
Propozimi i Minsitrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale u miratua dje nga Këshilli i Ministrave. Niveli bazë i kësaj pagese mësohet të ketë qenë rreth 6000 lekë dhe rritja është bërë afërsisht me 3 lekë. "Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në grupin 25, titulli 10550, "Tregu i punës",- bëhet e ditur në VKM duke shtuar se ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit për zbatimin e këtij vendimi. Janë me mijëra përsona që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunsia pagesë kjo që jepet për personat që detyrohen të lënë vendet e punës për shkak të reformave dhe u jepet kjo pagesë për një kohë të caktuar.

Të verbrit përfitojnë 1100 lekë


Pagesa e personave që kanë statusin e të verbërit do të rritet nga 8700 lekë në 9800 lekë. Ky është vendimi i Këshillit të Ministrave sipas të cilit kjo është propozuar nga Minsitria e Punës dhe Çështjeve Sociale. "Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 123 milionë lekë, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009",- bëhet e ditur në faqen zyrtare të internetit të Këshillt të Ministrave, duke shtuar se ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Financave, Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Rritja e pagesës për të verbrit erdhi pas shumë protestave që bëri kjo shtresë për pagesën e tyre. Ata i janë drejtuar disa herë Ministrisë së Punës, por edhe Kryministrit për të zgjidhur kërkesat e tyre. e.bardhi


 

1 KOMENT

Nuk ka nje Hetues ne Shqiperi?
478 Hektare per 35 vjete,pluse kontainer dhe gjith çelikun dhe pislleqet e tjera nga termocentrali .Vlora si gjithe shqiperia do te kthehet ne nje VC.Mire opozite qe nuk ekzistone,por nje hetues ose prokuror ne shqiperi nuk ka?te shikojne se si behen keto kontrata perpara zgjedhjeve,kemi te bejem me shitjen e tokes shqiptare,dhe shkaterrimin e natyres dhe ambjentit nga keta kriminela te ambjentit,mendojne vetem te mbushin xhepat.

Komenti juaj

 

Vendimi, si do paguhet shtëpia e legalizuar

Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...

Ulet mosha e pensionit për minatorët

Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj