|
|
PYETJE!
Jam një vajzë 17 vjeçe, që sapo kam humbur virgjërinë. Dua të di nëse duhet të shkoj për vizitë tek gjinekologu dhe kur duhet të shkoj? Të them të vërtetën, druaj ta bëj këtë vizitë dhe nuk di se çfarë bëhet në një vizitë gjinekologjike.
PËRGJIGJE
Doktorët këshillojnë :
a- Një vajzë që ka filluar jetën seksuale, edhe kur nuk ka ndonjë problem shëndetësor, duhet të shkojnë për vizitë tek mjeku gjinekolog jo më vonë se tre vjet nga fillimi i aktivitetit seksual.
b-Çdo vajzë, ka filluar ose jo jetën seksuale, duhet të vizitohet tek një mjek gjinekolog kur bëhet 21 vjeçe.
c-Çdo vajzë ose grua, që ka bërë ose bën seks me një partner seksual, duhet të bëjë ekzaminim të plotë gjinekologjik çdo tre vjet. Në vartësi të shëndetit personal, doktori mund të rekomandojë vizitë gjinekologjike çdo vit.
Shumë vajza, madje edhe gra, e kanë të vështirë të vizitohen tek mjeku gjinekolog. Kjo droje duhet të hiqet dhe këtu ndihmon informacioni. Vajzat dhe gratë duhet të dinë se ç'është vizita gjinekologjike dhe çfarë bëhet gjatë kësaj vizite.
Vizita gjinekologjike përfshin ekzaminimin e përgjithshëm, si dhe disa procedura që janë specifike për këtë ekzaminim. Konkretisht, doktori do të bëjë:
• Pyetje për të gjithë familjen dhe për historinë mjekësore personale.
• Ekzaminimin e gjinjve dhe do të të japë udhëzime si t'i kontrollosh vetë gjinjtë.
• Do të dëgjojë me stetoskop mushkëritë dhe zemrën tënde.
• Do të kontrollojë tensionin e gjakut dhe pulsin.
• Do të të peshojë.
• Do të kontrollojë barkun.
• Do të kontrollojë pelvisin.
• Do të marrë material për Pap-test.
• Do të bëjë test për SST.
• Do të shpjegojë për kontracepsionin, po qe se ti dëshiron.
Ju duhet ta shfrytëzoni këtë eksperiencë për të mësuar më shumë për trupin dhe për veten tuaj. Mos harro t'i thuash doktorit se kjo është vizita jote e parë tek gjinekologu dhe kërko që ai të të shpjegojë të gjithë procedurën.
Ekzaminimi i zakonshëm pelvik përfshin ekzaminimin e jashtëm dhe të brendshëm. Doktori do të ekzaminojë vulvën tënde (buzët e jashtme e të brendshme), klitorin dhe hapjen vaginale. Pas kësaj, ai do të shikojë brenda në vaginë, duke përdorur një spekulum, për të cilin ti mund të mos kesh dëgjuar. Spekulumi është një instrument që përdoret për t'i mbajtur muret e vaginës të ndara. Kjo mund të jetë pak shqetësuese, por edhe po të jetë kështu, qetësohu. Me praktikë kjo do të bëhet më e lehtë.
Doktori do të ekzaminojë muret e vaginës për lezione, për inflamacione, ose për rrjedhje jo të zakonshme. Do të kontrollojë edhe qafën e mitrës. Ai do të marrë pak material me qeliza, nga qafa e mitrës. Ky quhet Pap-testi. Disa gra ndjejnë një shqetësim fare të vogël kur merren qelizat për testin. Këto qeliza që u morën nga qafa, dërgohen në laborator për të parë nëse ka rritje qelizore jo normale dhe ekzaminohen për kancer cervikal.
Rritja celulare anormale, shpesh, shkaktohet nga infeksioni me Human Papilloma Virus (HPV). Po qe se rezultatet e Pap-testit janë inkonkluzive, ose anormale, doktori do të bëjë një test tjetër për HPV. Duhet të dish se Paptesti nuk është test për shtatzëninë, për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, për infeksione vaginale dhe për probleme të tjera gjinekologjike.
Vajzat dhe gratë e reja, duhet të ekzaminohen në mënyrë rutinë tek gjinekologu. Kjo është e domosdoshme, sepse ato janë, veçanërisht, të prekshme nga infeksionet cervikale. Kjo ndodh sepse sipërfaqja e qafës së mitrës së tyre, përmban qeliza që janë akoma të papjekura dhe më pak rezistente. Zbulimi i hershëm i infeksioneve dhe dëmtimeve, si dhe mjekimi i tyre në kohë, do të pakësojnë komplikacionet e mëvonshme.
Vaksina kundër HPV-së, që u zbulua në vitin 2006, rekomandohet ta bëjnë gratë dhe vajzat e reja, nga mosha 9 deri 26 vjeçe, për t'i mbrojtur ato nga kanceri i qafës së mitrës. Vaksina është më efektive po qe se bëhet përpara se vajza të jetë bërë seksualisht aktive, por ajo mund të ndihmojë edhe po qe se vajza, pavarësisht se ka bërë seks, nuk është ekspozuar ndaj shtameve të shumta të HPV-së, kundër të cilave ajo mbron.
Më shumë për vizitën gjinekologjike do të mësosh nga doktori gjinekolog dhe mamia, kur të shkosh për vizitë.
Paç fat!
Doktori.
Një detyrë klase e veçantë në shkollën Edith Durham. Letrat e fëmijëve për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit.. * *...
Nderkohe qe Sinani ka mohuar cdo komunikim me Adelen dhe cdo propozim per te, vete Adela ka thene dicka tjeter...
Lajmet 03 Nëntor - Ora 13 -
data/03-11-2009
Lajmet 03 Nëntor - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 28 Tetor - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
ta them une,shko rrefehu tek prifti.
PO TI DURONJE MOJ E URUAR ?PO TE PARIT QE DOLI JA DHE VIRGJERINE ? NJI GRUA 17 VJECARE ??? TANI MUND TE SHKONI ME KE TE DONI . GJINOKOLOGU DO TE THOTE JEPI SE UNE LEK DUA S'DU ME DIT.
shko te doktoresha dhe ske droje
bej femije.
per ate pune te ka krijuar ZOTI.
femije te shendetshem.
MASHALLAH!
E PARA UROJ ZOTIN QE PARTNERI QE TI KE SHKUAR TE MOS KETE PATUR NDONJE INFEKSION OSE SIDA.DHE THEM QE URGJENTISHT TE SHKOSH TE BESH ANALIZAT PARA SE TE VIZITOHESH TEK GJENEKOLOGU.NE QOFTE SE TI JE E NDERGJEGJESHME QE AI KA PERDORUR PERZEVATIVE TE JESHE E BINDUR SE NUK KE MARRE ASNJE INFEKSION NE QOFTE SE JO DREJTOHU DIREKT TEK MJEKU SE NUK ESHTE TURP PER JETEN.JETA ESHTE SHUME E STRENJTE SI PER TY DHE PER PRINDERIT E TU QE TE KANE BERE KAQ.UNE JAM NJE NENE E CILA NUK KAM VAJZE POR SHQETESIMI ESHTE I NJEJTE KUSHDO QOFTE.TE UROJ FAT NE JETE DHE TE MOS BESH ME BUDALLALLEK TE KETILLE.JE E VOGEL DHE DUHET TE ECESH PERPARA NE JETE.SHIKO TE MBAROSH UNIVERSITETIN EDHE PSE MUND TE MOS JESH SHUME MIRE ME REZULTATE DHE MOS BJER PRE E DJEMEVE TE CILET DUAN TE ARGETOHEN DHE PASTAJ KER VENDOSIN PER TE KRIJUAR FAMILJE I DUAN GRATE TE PERSOSURA.KY TE JETE NJE PESIM PER TY.KUR TE DALESH NE JETE DO TA SHIKOSH QE DO TE BIESH NE DASHURI ME NJERIUN QE TA DO ZEMRA DHE DO TA KUPTOSH QE VERTET AI TE DASHURON.PAC FAT DHE LUMTURI NE JETE.KETO JANE FJALE TE NJE NENE.
INJORANTTTTTTT,,,,FLM DOK SE JANE PROBLEME QE NA PERKASIN,,,DHE DUHET TA KEMI PER EDUKAT QE TE KONTROLLOHEMI SHPESH PER KETO SHQETESIME.
Degjo moj vajze,ne qoftese ti nuk ke ndonje shqetesim ne trupin tend kurr mos shko ts shoku doktor se ata te hapin shume gjera qe ti nuk i ke.Beje ysmet vete,vetes,higjena e perditeshme e jotja eshte shoku doktor.Urime dhe shendet te plote.
alban U.S.A
kontrollohu te doktorri i grave,sepse ai te kontrollon me mire se burri apo i dashuri jot. Mos hezito.
o genc sa palidhje ky komenti yt.
Genc, nuk shkon tek prifit,
sepse ka frik se e abuzon prifti. lol.
Ca behet keshtu ore aman, ska me te virgjera...
IKU DHE CIPA
KA ARDH KOHA E TE PACIPEVE:)
ho me goce se cudia me tre dit zgjat e harro kur martohesh qepu prap kur te martohesh
duke lexuar disa nga komentet e juaja ve re sa mbrapa kan ngel njerzit ne shqiperi...nqs ajo e ka humbur virgjerin eshte problem i saj dhe ju skeni pse e gjykoni(17 vjece nuk eshte sh e vogel)
dhe mos flisni budalliqe te gjenekologu duhet shkuar ne menyre te rregullt.. po ne shqiperi jan mesuar njerzit kur jan duke vdekur shkojn te doktorri...BUDALLIKU ME I MADHE FRIKA NGA DOKTORRI... x gencin besen e albanin
pse jeni kaq drunj mo??kercet seksi ne klase e ne banjo dhe ju paragjykoni nje vajze qe mund te kete edhe nje partner te rregullt, po edhe ta parregullt cju
duhet more njerez?
Keshilla ime vlen pertej se majtes dhe te djathtes , bile pertej doktorit: Kete vit shko ne plazh dhe provo , prove dhe provo gjithfare kalibrash. Rezultati do te jete befasues. Do te me urosh per keshillen qe te dhashe. Faleminderit ne advence!
Keshilla ime vlen pertej se majtes dhe te djathtes , bile pertej doktorit: Kete vit shko ne plazh dhe provo , provo dhe provo gjithfare kalibrash. Rezultati do te jete befasues. Do te me urosh per keshillen qe te dhashe. Faleminderit ne advence!
shko qepe te behesh prap e virgjer
sex per te gjithe :)
Hajt mo,mos u merzit.Qepesh prep!!!Vec kujdes shendetin!!!Se mu qep e shqep eshte shume e lehte.
nuk ka vajza sot eshte shume veshtire ta gjesh nje vajze me edukate ne shqiperine tone mire tha genci shko te prifti e rrefeju
shkofsh ne esfele !
tung nga une zylfija nga kumuna e lypjanit kam deshir me dit te gjenkologu jam e smut prej mitres eshte ka dhimt edhe gjagderdhje me duhet me dit se qa duhet me ba per ket rast kisha deshir me ma kthy ket sms ne qet adres ju pershendes kaloni mir