Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Drejtorët e shkollave, tani me licencë

Dritan Laci | 15/06/2009 | Edukimi | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

IKT-ja përgatit strategjinë, sipas së cilës, të gjithë mësuesit që synojnë të bëhen drejtues, duhet të pajisen fillimisht me licencë


Ka një mënyrë për t'i dhënë zgjidhje problemit të drejtimit në shkolla. Instituti i Kurrikulës dhe Trajnimit ofron si mundësinë më të mirë licencimin e drejtuesve të shkollave, një hap ky që do të sillte një imazh të ri në drejtimin e arsimit parauniversitar.


Nëse sot në arsimin shqiptar ende drejtuesi i shkollës drejton me dorë të fortë, ku më shumë i mëshohet administrimit sesa menaxhimit, apo kontrollit të mësuesve në vend të mbështetjes së tyre, komandimit më tepër se sa drejtimi i punës në grupe, licencimi mendohet të përgatisë një grup drejtuesish, të cilët nuk do të jenë të varur nga politika, por nga aftësitë dhe shkalla e karrierës që ata do të ndjekin.


Kështu, për të ushtruar të drejtën e drejtuesit të shkollës, kandidati për një post të tillë duhet me doemos të marrë licencën e drejtuesit, e cila jepet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.


Por, përpara se të marrë licencën e drejtuesit, një kandidat duhet të plotësojë një kriter më se të nevojshëm që të ketë diplomën e mësuesit. Më pas, për të vazhduar rrugën, ai duhet të jetë zgjedhur të paktën nëndrejtor, pra një drejtor shkolle nuk mund të bëhet i tillë nëse më parë nuk ka ushtruar detyrën e numrit dy në shkollë.


Jo vetëm kaq, por duhet të ketë edhe një CV të pasur, ose, thënë në një tjetër mënyrë, një paketë të tijën profesionale, si kusht paraprak për t'u pranuar në veprimtaritë për marrjen e licencës.


Paketa do të përmbajë dëshmi zyrtare, si CV e personit, vlerësimet zyrtare si mësues, poste profesionale si kryetar i ekipit lëndor etj., fitime projektesh qeveritare ose joqeveritare, çmime në konkurse si mësues, anëtarësime në organizata profesionale brenda ose jashtë vendit etj.

-------------------------------------------------------------------------------------------------

Licenca do të jepet vetëm pasi individi të ketë punuar si nëndrejtor në shkollë dhe do të dorëzohet nga MASH-i


Licenca e drejtorit të shkollës do të jetë 8-vjeçare


Kandidati, i cili pretendon për të ngjitur shkallët e karrierës, përpara se të synojë postin drejtues, duhet të marrë licencën e nëndrejtorit të shkollës. Për të bërë të mundur një gjë të tillë, fillimisht, i interesuari duhet të zhvillojë trajnime të njëpasnjëshme pa shkëputje nga puna.


Trajnimet do të realizohen në trajtën e moduleve dhe do të synojnë përvetësimin e njohurive teorike dhe zotërimin e shprehive praktike. Për secilin modul të trajnuar, kandidati do t'i nënshtrohet provimit përkatës, ndërkohë që në përfundim të të gjithë moduleve do të japë një provim përfundimtar.


Të drejtën për të administruar provimin përfundimtar do ta ketë vetëm Instituti i Kurrikulës dhe Trajnimit, ndërkohë që provimet për modulet do të zhvillohen nga agjencitë përkatëse trajnuese.


Për të arritur deri provimin përfundimtar, pjesëmarrësi në provime duhet të grumbullojë një numër minimal pikësh (kreditesh) për secilin modul dhe në provimin përfundimtar, pikë të cilat do t'i japin atij licencën e nëndrejtorit të shkollës. Licenca e drejtorit të shkollës do të jepet vetëm pas marrjes së licencës së nëndrejtorit dhe pas të paktën një viti shkollor praktikë profesionale si nëndrejtor.


IKT-ja ka menduar që licenca e drejtuesit të shkollës të ketë vlerë për 8 vjet, ndërkohë që për ta ripërtërirë licencën, personi i licencuar është i detyruar të marrë pjesë në një numër të caktuar seancash trajnuese.


 

1 KOMENT

Me ne fund se Drejtoret e nendrejtoret emerohen sipas politikes,dhe shkarkohen po ne te njejten menyre.
Dhe mesuesit emerohen duke paguar para.

Komenti juaj

 

Formulari i pasaktësive, plotësimi në shkolla

Libri i Transparencës, në muajin gusht, maturantët do kthehen sërish në shkolla, për të verifikuar të dhënat Çdo maturant që...

Universiteti "Skënderbej", anullohet konkursi i pranimit

Universiteti Ushtarak pezulloi pesë ditë para testit fizik, zhvillimin e konkursit. Konkurentët: Duam paratë e shpenzuara Komanda e justifikon vendimin...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj