|
|
Shkollat drejtohen ende me forcë. IKT-ja: Ndërrimi i shpeshtë i drejtorëve, ka sjellë probleme në menaxhim
Trajnimi i drejtuesve të shkollave është më shumë spontan sesa dëshirë e individëve për të ecur përpara në karrierë
Drejtues shkollash, që veprojnë në formën tradicionale të ushtrimit të dhunës psikologjike ndaj mësuesit dhe një pjesë tjetër, që kategorizohet në një lloj tjetër drejtuesi shkolle, i cili është i paaftë për të ushtruar detyrën.
Kjo është ndarja që Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit bën në një raport të tijin përmbledhës për nivelin e drejtimit të shkollave në ditët e sotme. Instituti, i cili ka për qëllim përgatitjen e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e arsimit parauniversitar në vend, vë në dukje se sistemi aktual i trajnimit të drejtuesve, i është lënë më shumë në dorë spontanitetit, apo thënë ndryshe, dëshirës apo mosdëshirës së drejtuesve të shkollës, sesa një plani të qartë strategjik kombëtar ose lokal.
"Ky sistem, - thuhet në raport, - ka mbidoza centralizimi përderisa mbështetet tepër pak në identifikimin shkencor të nevojave profesionale të drejtuesve". "Në këtë sistem, - vazhdohet më tej, - mbizotëron oferta në dëm të kërkesës.
Vetë oferta ka mbetur e papërfillshme në krahasim me atë për mësuesit, duke krijuar kështu një hendek profesional në mes tyre, i cili ka frenuar zhvillimin e brendshëm profesional të mësuesve dhe ngadalësuar suksesin e shkollës".
Raporti vë në dukje se kujdesi profesional ndaj drejtuesve të shkollave është lënë shumë pas dore nga të gjitha qeveritë që kanë qenë në fuqi gjatë 15 viteve të fundit.
Po kaq e vakët ka qenë edhe ndihma në trajnime e dhënë nga OJF të ndryshme, të cilat nuk kanë pasur një strategji të qartë trajnimi dhe përmbajtja e tyre nuk është hartuar për objektiva të detajuara kompetencash.
Po kështu, trajnimi për drejtuesit e shkollave ka qenë i pakoordinuar, në rang gjeografik, ku shumë drejtues në zona të ndryshme të vendit, kryesisht të thella, nuk kanë arritur të përfitojnë si duhet nga trajnimet e zhvilluara.
Një faktor i rëndësishëm, i cili ndikon në mospërgatitjen e mirë të drejtuesve të shkollave është edhe lëvizja e shpeshtë e tyre. Është e njohur tashmë, se në sistemin arsimor shqiptar, një pjesë e mirë e emërimeve, për të mos thënë të gjitha, bëhen mbi baza politike dhe jo të meritës dhe shkallës së karrierës që gëzon një mësues apo drejtues shkolle.
Ky konstatim vihet re edhe në raportin përmbledhës të përgatitur nga Instituti i Kurrikulës dhe Trajnimit, ku thuhet se: "ndërrimet e dendura të drejtorëve të shkollave kanë pakësuar tepër mundësinë për rritjen e kapacitetit të tyre përmes grumbullimit të përvojës vetjake. Këto ndërrime, gjithashtu, kanë nënçmuar rëndësinë e veçorive vetjake dhe profesionale në drejtimin e suksesshëm të shkollës".
Regjistrimet në sistemin Part-time, do të nisin në muajin nëntor, kur pranimet do të bëhen me mesatare Në vitin e...
Studentët që studiojnë jashtë, por që duan të vazhdojnë studimet në Shqipëri, do të kenë afat deri më 11 shtator...
Lajmet 15 gusht - Ora 11 -
data/15-08-2009
Lajmet 15 gusht - Ora 10 -
data/30-08-2008
Lajmet 15 gusht - Ora 09 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Problemi nuk qendron vetem me faktet e mesiperme,por dhe ne faktin se pavarsisht se mash ka shpenzuar per mesuaeset apo drejtorat ti kualifikoje ,kualifikimi kane mbetur vetem brenda personit pa shfashur as ide dhe as deshire ne perfshirjen e kolegeve me te rejat dhe njohurite qe ata marrin nga trajnimet e ikt,shkurt trajnimin e quajne si nje e drejte qe ju eshte dhene vetem atyre.
Mjafte drejtues te larguar nga detyra behen pengese per perkrahjen e drejtuesve te rinje panvarsisht se ata kane ide te reja dhe risi qe do ta cojne perpara drejtimin e shkolles,panvarsisht problemeve te shumta qe nbart ajo.
Une mendoj se jane te pakte ata drejtore qe e menazhojne shkollen sipas kerkesave me te fundit per te arritur stadet europiane.
Jam shume dakort kur thuhet se vazhdojne te komandojne per gjera mediokre duke mos menduar per ate qe eshte thelbi e detyres,koordinimi i punes mes tere katedrave te shkolles per te patur nje shkolle te suksesshme.
Ka ardhur koha qe ata te mendojne per hartimin e projekteve per thithjen e granteve dhe realizimin e objektivave per arritjen e nje standarti me te larte te kushteve dhe ambienteve te punes si dhe ne nje meismdhenie me kualitative.
Trajnimet dhe seminaret duhet te jene me te shumta dhe te larmishme sepse jane te vlefsheme per te tere;gjithmone ka dicka te re qe duhet pervetesuar nese do te ecesh perpara ti dhe te tjeret rreth teje, aq me shume mesuesit qe jane delegatet e pare te fjales.
Faleminderit qe na jepni mundesine te shprehim fjalen tone.
ka drejtues qe kane keto funksione vetem se kane qene drejtues qe prej 40 vjetesh.jo te gjithe jane te afte dhe te kualifikuar si te tille.disa nuk dine as nje gjuhe te huaj.si mund ti kontrrollojne mesuesit kur nuk e kane haberin per vete.le pastaj per njohuri kompjuterike qe nuk behet fjale.
mentor
Une nje gje nuk marr vesh:
Mire nuk dini si menaxhohet e si drejtohet po as te kopjoni s'dini?
Pse nuk shkembehet eksperience ne gjithe sektoret mes intelektualeve ne vende te ndryshme.
Mire ne vendet perendimore mund te jene shtrenjte dhe shteti yne si gjithnje duhet ti fuse ne xhep ata leke po ne sjemi as ne nivelin e Bullgarise as Rumanise ose Kroacise.
Kaq te paafte paskemi qene si shtet ne?