Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Falen interesat për kreditë shtetërore

E. Hoxha | 15/06/2009 | Biznes | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Për kreditë deri në 3 milionë lekë, debitorët duhet të paguajnë shumën me këste brenda një viti



Kush paguan principalin deri në fund të vitit, do t'i falen interesat, gjobat dhe kamatë-vonesat


Debitorët e ish-bankave shtetërore, të cilët nuk kanë kthyer kreditë e marra, do të përfitojnë falje të interesave dhe rimarrjen e pasurive që kanë lënë peng, nëse paguajnë pjesën e mbetur ose të plotë të detyrimit.


Vendimi i marrë në mbledhjen e qeverisë parashikon një skemë të qartë për pagimin kësteve të principalit. Në fillim të viteve 90-të Banka Agrare dhe ajo Kombëtare, në pronësi të shtetit shqiptar, dhanë kredi, një pjesë e konsiderueshme e të cilave nuk u kthye nga kredimarrësit.


Pas mbylljes, apo privatizimit këto kredi u transferuan tek Agjencia e Trajtimi të Kredive. Kjo agjenci me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, ka të drejtë të ristrukturojë kushtet e kredisë me klientin.


Kështu për të gjitha ata debitorë, që kanë një kredi deri në tre milionë lekë do t'iu falen interesat, kamatë-vonesat dhe gjobat në masën 95 për qind në rast se paraqiten për të shlyer detyrimin gjatë periudhës maj-shtator 2009.


Niveli i pagesës do të zbresë në 90% nëse ata nisin të paguajnë principalin, nga muaji shtator deri në dhjetor të këtij viti. Vendimi i ri parashikon falje në masën 80% të interesave, kamatë-vonesave dhe gjobave për ata debitorë të cilët paguajnë këstet e pashlyera në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2010 dhe masa e faljes zbret në 60%, nëse paraqiten për ta shlyer pas qershorit të vitit të ardhshëm.


Periudha e likuidimit me këste nuk do të jetë më shumë se një vit nga data e lidhjes së kontratës së re dhe për kreditë e marra në valutë konvertimi do të bëhet sipas kursit fiks të Bankës së Shqipërisë në çastin e transferimit.


Ndërkohë për çdo debitor që paguan principalin e mbetur, deri në dhjetor të këtij viti, do t'i falen të gjithë interesat, kamatë-vonesat dhe gjobat, pavarësisht shumës së detyrimit.


Kreditë e mëdha


Për debitorët të cilët kanë marrë kredi mbi tre milionë lekë, skema e faljes së interesave do të jetë e ngjashme. Në dallim nga debitorët me principal deri në tre milionë lekë, këtyre do t'iu lihet një afat dy-vjeçar për të paguar detyrimin.


ATK-ja do të fshijë nga dosjet e tyre 85 për qind të kamatëvonesave, dhe gjobave, nëse paraqiten për të shlyer detyrimin në periudhën maj- shtator 2009.


Kjo masë do të ulet në 80% nëse ata paraqiten nga shtatori deri në dhjetor të këtij viti. Të gjithë debitorët që kanë marrë kredi nga bankat shtetërore dhe që paraqiten gjatë 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm për lidhjen e një kontrate të re do të përfitojnë falje të interesave, kamatë-vonesave dhe gjobave në masën 75%. Pas qershorit 2010-të ata do të përfitojnë falje në masën 65%.


Kreditë bujqësore


Përfitim nga ky vendim do të kenë edhe debitorët që kanë marrë kredi bujqësore nga Banka Agrare.


Të gjithë debitorët, që kanë marrë kredi për mekanikë bujqësore si autokombanja, traktorë, makineri e agregate bujqësore, prodhim dhe përpunim të produkteve bujqësore e blegtorale, linjë prodhimi dhe përpunimi të produkteve, bujqësore dhe blegtorale, dhe mjete të transportit, do të kenë të njëjtat kushte lehtësuese me kategorinë e debitorëve që kanë marrë kredi deri në tre milionë lekë.


Masa e faljes së interesave, kamatë-vonesave dhe gjobave do të variojë nga 60 deri në 95%.


Nëse kredia e tyre është mbi 3 milionë lekë, atëherë principali mund të paguhet brenda dy vitesh.


 

Komenti juaj

 

Vendimi, si do paguhet shtëpia e legalizuar

Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...

Ulet mosha e pensionit për minatorët

Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj