Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Kushtet lehtësuese për kreditë e shtëpivë

E.Hoxha | 15/06/2009 | Biznes | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Sipas vendimit, do të falen interesat nga 80 deri në 100%, në varësi të bashkisë ku jeton debitori


Skema e faljes së interesave do të përfshijë edhe ata debitorë, të cilët kanë marrë një kredi për blerje banese, apo për rikonstruksionin e saj. Qeveria, në vendimin e saj, ka bërë një klasifikim, duke aplikuar masa falje të ndryshme për personat që jetojnë në zona të ndryshme të vendit.


Ajo ka vendosur faljen, në masën 80 për qind, të interesave, të kamatëvonesave dhe gjobave, për debitorët me vendndodhje në bashkitë e Tiranës, të Durrësit, të Sarandës, të Fierit dhe të Vlorës. Ndërsa borxhlinjtë e ish-bankave me kapital shtetërore që jetojnë në bashkitë e tjera të vendit do të përfitojnë falje të plotë.


"Periudha e pagesës së shumës së mbetur të kredisë nuk mund të zgjatet më shumë se 3 vjet nga data e lidhjes së kontratës së re",- thuhet në vendimin e miratuar javën e kaluar.


Ndërkohë, kontrata e re parashikon që llogaritja e detyrimit të ri të bëhet duke zbatuar normën e interesit 10 për qind në vit, me përjashtim të kredive, që, në marrëveshjen ekzistuese të huasë, e kanë normën e interesit më të ulët.


Ndërkohë për debitorët që kanë vdekur, trashëgimtarët do të duhet të paguajnë vetëm shumën e principalit të mbetur. Atyre do t'iu jepet një periudhë deri në tre vjet për të paguar shumën e mbetur të kredisë, periudhë e cila do të varet nga lloji i saj.


Debitorët, të cilëve u kanë përfunduar procedurat e shitjes së kolateralit dhe vazhdojnë të jenë debitorë të ATK-së, do të paguajnë vetëm 50 për qind të detyrimit të mbetur pas ristrukturimit.


Ndërsa ata që kanë lidhur kontrata ristrukturimi, në bazë të akteve, ligjore e nënligjore, në fuqi, para datës 30 prill të këtij viti, do të përfitojnë të njëjtat kushte favorizuese. Debitorët për të cilët nuk ka dalë urdhri i ekzekutimit, llogaritja e mëtejshme e interesave shtrihet deri më 30 prill, me përjashtim të kredive të marra për banesa apo përmirësim të kushteve të banimit. Nga ky vendim do të përfitojnë të gjithë ata që kanë marrë kredi pavarësisht nga faza e trajtimit ligjor, në të cilën ndodhen.


Pagesat e kësteve të kredisë


"Për debitorët, që parapëlqejnë shlyerjen me këste, nënshkrimi i kontratës së ristrukturimit shoqërohet me pagesën e menjëhershme, në masën 20% të principalit të transferuar apo shumës së mbetur prej tij",- citohet në vendim.


Ndërsa për debitorët, që kanë marrë kredi për banesa ose përmirësimin e kushteve të banimit, nënshkrimi i kontratës së ristrukturimit shoqërohet me pagesën e menjëhershme, në masën 40 %., të principalit të transferuar apo të shumës së mbetur prej tij, si dhe duke vendosur kushtet për shlyerjen e pjesës tjetër.


Nëse do të kërkohet zëvendësimi i debitorit, atëherë kjo do të realizohet kur vlera e pasurisë së re, që do të ngarkohet me barrë hipotekore, dhe e kolateralit ekzistues mbulojnë të paktën 150% të detyrimit të mbetur për t'u likuiduar. "Nënshkrimi i marrëveshjes për zëvendësimin e debitorit shoqërohet me likuidimin e menjëhershëm të 50% të principalit të transferuar apo atij të mbetur.",- thuhet në vendim.


Gjithashtu përveç zëvendësimit të debitorit do të lejohet edhe ai i kolateralit, por kur ai mbulon të paktën 150% të detyrimit të mbetur për t'u likuiduar. Procedura e zëvendësimit të kolateralit shoqërohet me pagesën, nga debitori, të 20 % të principalit të transferuar apo atij të mbetur.


 

Komenti juaj

 

Vendimi, si do paguhet shtëpia e legalizuar

Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...

Ulet mosha e pensionit për minatorët

Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj