Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Tkurren eksportet e tekstileve dhe metaleve

E. Hoxha | 16/06/2009 | Biznes | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Në total Shqipëria ka eksportuar 176 milionë euro mallra, ose 15 për qind më pak se vitin e kaluar


Në tre muajt e parë të 2009-ës, eksportet e tekstileve ranë më 8%, ndërsa ato të metaleve me 54%


Industria tekstile ka vuajtur ndjeshëm pasojat e krizës botërore, duke humbur treg gjatë tre muajve të parë të vitit 2009. Banka e Shqipërisë raporton se eksportet nga industria e tekstileve dhe e këpucëve ranë me 8%.


Eksportet e industrisë së fasonëve vazhdojnë të renditen të parat duke siguruar rreth 54% të të ardhurave të përgjithshme nga eksportet. Gjatë tremujorit të parë të vitit është regjistruar gjithashtu rënie e ndjeshme në vlerën e eksporteve të metaleve.


Gjatë kësaj periudhe, këto eksporte kanë rënë me 54%, gjë që ka bërë që eksporti i përgjithshëm nga prodhimi i brendshëm të bjerë me rreth 23%.


Ndërkohë kjo është reflektuar edhe në shkëmbimet tregtare. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto shëmbime pësuan një rënie prej 8 për qind, duke arritur në 869 milionë euro.


Eksportet kanë pësuar rënien më të madhe vjetore me 15%. Në tre muajt e parë të këtij viti ne kemi eksportuar rreth 176 milionë euro, ndërsa importet arritën në 692 milionë, ose 6% më pak se një vit më parë.


Edhe deficiti tregtar ka pësuar rënie, për shkak të uljes së importeve dhe eksporteve gjatë kësaj periudhe. Deficiti tregtar u tkurr me rreth 11 milionë euro duke arritur në 516 milionë euro.


"Shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet ra në nivelin 25% nga 28% një vit më parë.",- thuhet në njoftimin zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Importet e lëndëve djegëse dhe mallrave ushqimore kanë përjetuar rënien më të madhe në muajt e parë të 2009-ës. Kështu pagesat për importet e mallrave ushqimore kanë rënë me 15% ndërsa ato për lëndë djegëse me 30%.


Ndërkohë, që BSH raporton se janë rritur vlerat e importeve të makinerive dhe pajisjeve me 4% dhe të produkteve kimike 19%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto grupe mallrash zunë rreth 63% të vlerës së përgjithshme të importeve.


Shërbimet


Rënie kanë pësuar edhe shkëmbimet tregtare të shërbimeve. Në total për periudhën janar-mars, shkëmbimet në shërbime arritën në 633 milionë euro, me një rënie vjetore prej 10%.


"Shërbimet e udhëtimit zënë peshën më të madhe në të ardhurat dhe shpenzimet e shërbimeve, me përkatësisht 70% dhe 67%. Bilanci neto i shërbimeve të udhëtimit shënoi një deficit prej rreth 10 milionë eurosh. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 212 milionë euro ose 4% më pak se sa në vitin 2008",- thuhet në njoftimin e BSH-së.


Sipas saj, rënia e të ardhurave gjatë këtij tremujori është kryesisht pasojë e rënies së lehtë të shpenzimeve mesatare ditore të jorezidentëve vizitorë. Ndërkohë, rezidentët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit rreth 220 milionë euro ose 4% më tepër se një vit më parë.


Në këtë rritje, Banka vlerëson se ka ndikuar rritja e shpenzimeve mesatare ditore, dhe një rritje e lehtë në kohëzgjatjen e qëndrimit, edhe pse numri i udhëtarëve shqiptarë ka shënuar rënie ndaj tremujorit të parë të vitit të kaluar.


 

Komenti juaj

 

Vendimi, si do paguhet shtëpia e legalizuar

Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...

Ulet mosha e pensionit për minatorët

Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj