Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Ekspert amerikan për sigurinë e tunelit

Bashkim Shala | 16/06/2009 | Biznes | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Dix do të çertifikojë tunelin e Kalimashit, nëse është i sigurtë për qarkullim.
-Shpejtësia për përfundimin e punimeve në tunel ka detyruar kompaninë "Bechtel&Enka" për të thirrur në ndihmë Arnold Dix.

"Bechtel&Enka" kontrakton një ndër ekspertët më të njohur për të inspektuar sigurinë e tunelit të Kalimashit


Arnold Dix do të jetë personi që do të japë vendimin për lejimin ose jo të qarkullimit në tunel


Kukës: Eksperti me famë botërore në fushën e infrastrukurës nëntokësore dhe të sigurisë

do të certifikojë përfundimin e punimeve në njërin prej tubave të tunelit të Kalimashit.


Ai do të jetë personi i vetëm që do të thotë fjalën e fundit për qarkullimin e mjeteve në tunel. Arnold Dix është thirrur për ndihmë si ekspert i pavarur dhe drejtues i një kompanie private nga ana e kompanisë "Bechtel&Enka" për të dhënë ekspertizën dhe mendimin e tij nëse tuneli i Kalimashit është i gatshëm për qarkullim pas datës 25 qershor, periudhë në të cilën është paralajmëruar hapja e tij.


Specialistë që kanë punuar në hapjen e tunelit të Kalimashit kanë bërë të ditur se shpejtësia në kryerjen e punimeve, le shteg për të dyshuar në sigurinë e tunelit.


Kjo ka detyruar kompaninë ndërtuese që të thërrasë për ndihmë dhe ekspertizë, këtë ekspert, i cili do të ndihmojë gjatë kësaj kohe në kontrollin e tunelit dhe dhënien e ekspertizës për të korrigjuar në periudhën e mbetur te defekteve që Dix mund të zbulojë gjatë kontrollit në tunel.


Profesor Arnold Dix ka 20 vjert eksperiencë në menaxhimin e rreziqeve dhe këshillimet në zgjidhjen e problemeve tekniko-shkencore e inxhinierike.


Ai është i përfshirë gjithashtu në menaxhimin e jetës, pronës, problemeve mjedisore dhe operacionale në infrastrukurat komplekse siç është edhe tuneli i Kalimashit.


Punimet për shpimin e tunelit të Kalimashit kanë përfunduar mëngjesin e 25 majit, ndërkohë që përurimi simbolik i bashkimit të të dy anëve të tunelit është bërë më 31 maj në një ceremoni, ku morën pjesë kryeministrat e Shqipërisë e Kosovës, Berisha e Thaçi.


Punimet


Në hyrje të tunelit si nga portali verior në anën e Kalimashit dhe në portalin jugor në pjesën e Thirrës po vazhdon hedhja e shtresave të stabilizantit për të vazhduar më pas me asfaltimin e tunelit. Ndërkohë që në tubin tjetër të tunelit mbeten ende rreth 160 metër për t'u gërmuar.


Fronti i punës në tunelin e përfunduar dhe që mendohet të hapet për qarkullim pas dy javësh, tashmë është përqendruar në pajisjen e tij me mjetet që do të bëjnë të mundur qarkullimin, si sistemi i ajrimit, ndriçimit, kamerat e kontrollit, salla e vëzhgimit, grupi i gjeneratorëve, nënstacioni elektrik, sensorët e kontrollit të CO2, sensorët e lagështisë, impiantet e pastrimit të ujërave që dalin nga tuneli etj.


Ndërsa puna në segmentin Fushë-Dukagjin -Tuneli i Kalimashit është përqendruar kryesisht në asfaltimin e rrugës nga Fushë-Dukagjini deri tek tuneli, vendosjen e rrjetave metalike nëpër skarpate për të mënjanuar rënien e gurëve, vendosjen e parapetave metalike mbrojtëse në rrugë e ura etj. Në segmentin Rrëshen-Reps-Thirrë, në shumicën e segmenteve, asfaltimi ka vazhduar në katër korsitë e rrugës.


Në sektorin nr.1 të segmentit Rrëshen-Kalimash, poshtë fshatit Shpal, punimet vazhdojnë në një urë, e cila ka mbetur pa përfunduar si pasojë e një shembjeje të madhe në afërsi të saj.



Tuneli i Kalimashit

Në autostradën Rrëshen - Kalimash, prej 60.85 kilometrash, bën pjesë edhe tuneli i Kalimashit, apo i Thirrës. Ky tunel është vepra kryesore dhe më e vështira inxhinierike e projektit të rrugës Durrës-Kukës-Morin.


Tuneli fillon poshtë malit të Rrunës, në afërsi të Kalimashit në lartësinë 831 metër mbi nivelin e detit dhe çan tejpërtej Qafën e Kumbullës për të dalë në fshatin Thirrë të Mirditës me një lartësi mbidetare prej 750 metrash. Shpërthimi i parë i fillimit të gërmimit të Tunelit Thirrë-Kalimash, 5.65 kilometra, u krye më 25 maj të vitit 2007, në hyrje të kësaj vepre të re.


Tunelet po gërmohen me teknologji moderne, në përputhje me metodën e re austriake NATM, e cila qëndron në shfrytëzimin e kapacitetit mbajtës të shkëmbit, për të siguruar hapjen e tunelit. Në bazë të termave të projektit, tuneli i Kalimashit është 10 metër i lartë dhe tetë metra i gjerë. Janë dy tunele me përmasa të tilla një në hyrje dhe një në dalje.


 

1 KOMENT

Berisha eshte teper karrierist dhe me cdo kusht don qe nepermjet keti tuneli te perfitoj votat e 28 Qershorit.Ky eshte mesuar nga perurimet e monizmit qe i benin ne dita pervjetoresh e sidomos me datlindjen e Xhaxhit.Dhe ne fakt asnjihere nuk kane ndodhur difekte.Kurse sot rreziqet,per cfaredo ndertimi dhe nga me ordineret per nga rendesia,jane te mundeshme.Sepse ithatret e simpatizanet e PD-es ecin me bindjen se kapitalizmi nuk ndertohet pa korrupsion.Deklarime keto qe nga viti 1990 kur brohoritshin:O filani o shkerdhat nuk e ke jeten e gjate.Po du me thane se tuneli ka korrupsionin brenda.Gezohem qe ai specialisti i thirrur per kete sebep te na sigurojne qe tuneli nuk do zejne njeri brenda.
Fundi dalte hejr

Komenti juaj

 

Vendimi, si do paguhet shtëpia e legalizuar

Qeveria miraton pagesën e shtëpive të palegalizuara, në vlerën 80%, me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para TIRANË-...

Ulet mosha e pensionit për minatorët

Qeveria miraton vendimin që i lejon punonjësit e nëntokës që të dalin në pension në moshën 60- vjeç TIRANË- Mosha...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj